• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po bën autogol opozita me mandatin e Vullnet Sinajt?!

13:26 : 21/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej të paktën dy muajsh, kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, dhe të tjerë deputetë opozitarë në Komisionin e Këshillit dhe Mandateve, po shpenzojnë energji politike dhe njerëzore për mandatin e ligjvënësit socialist, Vullnet Sinaj, një çështje fare minore përballë skandaleve dhe batërdisë së “Rilindjes” me financat publike.

Ligjvënësit opozitarë e akuzojnë Sinajn se rrjeti i kompanive ushqimore në pronësi të tij, “Big”, ka marr një grusht të vogël lekësh nga institucionet publike.

Çështja është tejet e diskutueshme. Nga njëra anë ligji për “Konfliktin e Interesave” ndalon deputetët që të përfitojnë nga paratë e shtetit.

Por, nga ana tjetër, Vullnet Sinaj ka kaluar në statusin e aksionerit pasiv që kur ka marrë mandatin e deputetit, duke i dorëzuar ato tek një person i besuar, siç parashikon ligji. Gjithashtu, të ardhurat e kompanive “Big” nga institucionet publike janë minimale dhe, nëse zbatohet parimi i proporcionalitetit, mund të mos ketë pasoja mbi mandatin e Sinaj.

Lexo edhe:

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

Pra, në planin politik, e gjithë historia rezulton një betejë e kotë, aq më tepër që Parlamentit aktual i kanë mbetur edhe pak muaj jetë.

Në vitin e dymbëdhjetë të pushtetit, qeverisja e Edi Ramës është shndërruar në një kazan gjigand skandalesh, që, ashtu si kontenierët e mbeturinave të Erion Veliajt në Tiranë, derdhen çdo ditë para fytyrës së qytetarëve.

Opozita po merret me kacidhet e Vullnet Sinaj, ndërkohë që miliardat e menaxhuara nga super-ministria e Belinda Ballukut fluturojnë në erë, sa në projekte infrastrukore me kosto shumë herë më të larta se vendet më të lodhura të Bashkimit Europian, aq tek shpenzimet për energjinë, të cilat nuk shihen as ku përdoren dhe as ku fluturojnë.

Skandali i importimit të mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, që përfshin më shumë se gjysmën e qeverisë brenda saj, shpërtheu sa një shkëndijë fishekzjarri dhe tashmë, opozita, ashtu si edhe qeveria, “po presin fjalën e institucioneve ligjzbatuese”.

Kontrabanda në trarët e Gent Gazhelit po lulëzon në çdo cep kufitar. Jo më larg se pak ditë më parë, një sondazh i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi se 63 përqind e të anketuarve deklaronin se kishin blerë ilaçe pa pullë.

Tek Onkologjiku, falë kolegut gazetar Osman Stafa, opinioni publik po njihet me skandalet monstruoze në sektorin e Shëndetësisë. Situata aty është ku e ku më e rëndë, madje as nuk krahasohet, me kacidhet e Vullnet Sinajt.

Policia e Shtetit bëri “ndryshimin e gjakut” në krye të saj dhe në listën fituese janë sërish personazhe si Erion Ahmeti, i njohur si “kryepolici rrugor i betonit të Tiranës”.

Arsimi, jo vetëm që është në fund të renditjes europiane për cilësinë, por, me ngjarjet e fundit, është shndërruar edhe në një vend të rrezikshëm për të miturit dhe të rinjtë.

Pensionet vijojnë të jenë tallëse, ndërkohë që, me një skenar qeveritar, u rritën rrogat për zyrtarët e lartë dhe kryebashkiakët, në shumicë dërrmuese socialiste.

Ndaj, të merresh me disa kacidhe të Vullnet Sinaj, që shkojnë në një rend nga 3-5 milionë lekë të vjetra, një shumë që nuk janë as “para xhepi” për bosët e Rilindjes, nuk bën gjë tjetër veçse të shfokusohet vëmendja nga problemet reale të këtij vendit tonë që po shkon nga varfëria në më shumë varfëri.

Pavarësisht shkeljeve të pretenduara të deputetit socialist, Vullnet Sinajt, të shpenzohen pa fund orë të vyera për çështjen e mandatit të tij për gjëra fare minimale, nuk është asgjë më shumë se sa një autogol i opozitës.

Etiketa: autogolmandationkologjikuopozitaskandalispakvullnet sinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
Para

“Refuzova konsultimet me Begajn”/ Bardhi: Data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom