• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna nis në çerdhe…

17:23 : 19/11/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Nga Lutfi Dervishi

Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është që ai të gjejë një mjedis të sigurt, mbështetës dhe edukues. Por për shumë prindër, ky moment shënon fillimin e një udhëtimi të vështirë, të mbushur me zhgënjim dhe tronditje.

Imagjino që femija të “rrethohet” me dhunë në kopesht.

Ky është rasti i një nëne që përballoi jo vetëm dhunën e shokëve të grupit të djalit të saj dyvjeçar, por edhe të edukatoreve që duhet të ishin modele sjelljeje.

Lexo edhe:

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur

Vogëlushi e kishte frekuentuar çerdhen që në moshën një vjeçare pa asnjë problem. Në fëmijë kurioz, plot gëzim, që mezi priste të mësonte në kopesht, por..

“Ai u bë agresiv. Filloi të gjuante, të shtynte, të ulërinte. Kur vinte në shtëpi, shpërthente. Nuk e kisha parë kurrë ashtu më parë,” thote nëna e tij.

Fjalët e tij ishin alarmuese. Me bertet zysha thoshte djali dhe une i thashe: “mami nese të bertet thuaji që të të flasë me zë të butë, se femijeve nuk duhet t’i bertasim por t’i flasim qetë e butë”

“Kur ti perpiqeshe te flisje me edukatoret ato as te shihin në sy dhe jepnin pergjigje te tipit: “eee po ashtu janë disa (femije) problematike aty.

-Po ti çke, se ai joti është shumë mirë!

Në çdo përpjekje për të diskutuar situatën me edukatoret, nëna përballej me një mur indiference dhe arrogancë.

“Disa fëmijë janë ndryshe,” ishte përgjigjja standarte. Madje, gjatë një mbledhjeje me prindër, edukatorja tha: “Mos na e ulni autoritetin para fëmijëve.” Dhe shumica e prindërve i dhanë të drejtë: “Bërtitu, se këta fëmijë ashtu e duan!”

Kjo qasje jo vetëm që legjitimon dhunën verbale dhe psikologjike ndaj fëmijëve, por edhe krijon një rreth vicioz, ku prindërit, edukatorët dhe fëmijët e bëjnë dhunën pjesë të zakonshme të komunikimit.
Dhe më e bukura.

Kopshti ku ishte regjistruar djali mbahej si një nga më të mirët në zonë. Por përvojat e përditshme ishin tronditëse. Fëmijët tmerronin njëri-tjetrin dhe edukatoret i frikësonin me kërcënime të tilla si: “Po nuk fjetët gjumë, mamat do ju lënë këtu!”

Ndërkohë, fëmijëve u premtoheshin aktivitete që nuk realizoheshin kurrë. “Mami, ato na gënjejnë çdo ditë. Thonë që do luajmë, por nuk luajmë kurrë,” ankohej djali.

Këto gënjeshtra të përsëritura dhe ambienti i dhunshem filluan të ndikojnë tek femija. Ai nisi të qante natën në gjumë dhe të kërkonte të mos kthehej më në atë kopsht.

Pas tre javësh të mbushura me lot dhe zhgënjim, nëna mori një vendim. “I thashë djalit që nuk do të shkojë më tek ai kopsht, dhe ai tha: ‘Të lutem mos më ço më aty!’”

Në kopshtin e ri, djali filloi të rikthehej në vetveten.

“Faleminderit Zotit, ka ende edukatore të mira,” thotë nëna me mirënjohje. “Tani mezi pret të shkojë tek shokët e tij dhe të mësojë me mësuese Anilën.”

Por, ky ndryshim i përkohshëm nuk e zgjidh problemin më të madh: mjedisin toksik që i rrethon fëmijët.

“E shpëtova me kopshtin, por po shkolla? Po shoqëria që do ta rrethojë nesër?”

Pyetja është e dhimbshme dhe e drejtpërdrejtë: Pse zgjedhin njerëz të papërgatitur dhe të pamotivuar profesionin e edukimit? Si mund të pranojmë që institucione që duhet të jenë vendet më të sigurta për fëmijët tanë, të shndërrohen në burime dhune dhe frike?

Nuk mjafton të kemi kopshtet dhe shkollat më të mira me emër. Nuk mjaftojne as fjalët dhe as ndertesat e bukura. Duhet të garantojmë një mjedis ku fëmijët të mbeten fëmijë dhe të gezojne fëmijërine.

Një shoqëri e dhunshme nuk fillon në Parlament apo në rrugë. Ajo fillon në kopshte dhe shkolla. Dhe një shoqëri pa dhunë nis nga mbrojtja dhe edukimin i fëmijëve.

Etiketa: lutfi dervishinxenesshkollevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025
BOTA

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur

17:17 : 26/07/2025
RAJONI

Krim i rëndë në Budva/ 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin, më pas ulet në kafe dhe pret policinë

11:32 : 26/07/2025
Në foto: Çlirim Dogani , bashkëpunetori ne vrasjen e Anesti Ramës
AKTUALITET

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:48 : 26/07/2025
BOTA

SHBA-ja vret një udhëheqës të Shteti Islamik në Siri

17:29 : 25/07/2025
Autorja e krimit
AKTUALITET

26-vjeçarja mbyti me tel të atin, kryeplaku i fshatit: Nënë e bijë e rrihnin, e linin pa bukë

13:55 : 25/07/2025
Para

Apeli le në burg Ilir Metën, nuk ndryshohet masa as për Monika Kryemadhin

TË GJITHA

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com