• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tatëpjeta pa frena e valutave, dobësimi historik i euros kundrejt lekut nuk ndalet

15:49 : 13/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro ka hyrë në një cikël të fortë rënës që vijon tashmë prej shumë kohësh. Javët e fundit e tatëpjeta e monedhës europiane është bërë edhe më e dukshme, pavarësisht se nuk ndodhemi në kulmin e sezonit turistik dhe asgjë nuk ka ndodhur në ekonomi për një lëvizje të tillë. Rrjedhimisht pikëpyetjet mbi atë çfarë po ndodh me tregun e këmbimit bëhen edhe më të forta.

Euro ka zbritur sot në 98.1 lekë, nivel i pashënuar më parë. Sic duket edhe nga grafiku, monedha europiane ka rënë nga niveli 127.5 në vitin 2018 në 108.7 lekë vitin e kaluar dhe për të shënuar minimume të reja historike këtë vit.

Rënia kaq e fortë është pasojë e shtimit të sasisë së euros në qarkullim, nga burimet formale si prurjet e turistëve, remitancat, por edhe nga kanalet informale. E një situatë e tillë ndikon jo pak aktivitetin ekonomik të vendit dhe financat e një pjese të mirë të qytetarëve.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!

Kjo pasi sot, gjysma e ekonomisë sonë është e eurozuar. Thënë ndryshe, 50% përdorin euron si monedhë në pagesa, pavarësisht se monedha zyrtare është leku.

Por cilët janë sektorët ku euro përdoret masivisht?

Sektori financiar kryeson, ku rreth 60% e depozitave janë në monedhën europiane dhe thuajse 40% e kredive merren po në euro. Tregu i pasurive të patundshme zhvillohet i tëri në euro, si në rastin e shitjes së pronave, ashtu edhe të dhënies me qira. Turizmi gjithashtu, pjesën dërrmuese të pagesave i kryen në euro, ndërsa vitet e fundit, edhe sektori i shërbimeve po përdore euron si monedhë. Ne blejmë në dyqane në euro, e përdorim në restorante, madje edhe në pikat e karburanteve.

Përballë një situatë të tillë dhe përdorimit masivisht të euros në ekonominë shqiptare, cilat janë risqet?

Rreziku kryesor është ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, ku më të goditurit kanë qenë eksportuesit dhe të gjithë ata që kanë të ardhura në euro, si familjet që marrin remitanca. Risku i dytë është mungesa e transferimit të efekteve të politikës monetare, si në rastin e krizës së inflacionit, që sapo kaluam. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë ndikojnë vetëm gjysmën e ekonomisë që operon me lekun, duke lënë jashtë çdo impakti pjesën tjetër që përdor euron./ A2CNN

Etiketa: eurokembimilekuzhvlerësimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!

10:25 : 07/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:19 : 06/08/2025
AKTUALITET

Euro “fundoset” më tej, arrin nivelin e 97.3 lekëve

15:23 : 05/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:38 : 05/08/2025
Para

Së shpejti “Mirëmbrëma Yje”, Arbana Osmani publikon promon e emisionit në Youtube

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com