Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka kanosur një infermier në QSUT dhe ka kundërshtuar me forcë efektivët e Policisë.
Policia bën të ditur se personi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A.M.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një infermier, te Urgjenca e QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.”– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pë veprime të mëtejshme hetimore.