• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kundërshtimet detyrojnë Ramën të tërhiqet nga importi i plehrave

20:41 : 10/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria është tërhequr nga ligji për importin e plehrave, përkatësisht nga “Neni 73”, i cili përcaktonte se në “përgjithësi importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon”.

Të mërkurën, në mjediset e një hoteli në Tiranë, qeveria dhe organizata mjedisore u ulën një tryezë të përbashkët për të diskutuar mbi projektligjin për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili u hodh për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në datën 20 gusht.

Ministria po konsulton me grupet e interesit projekt-ligjin tashmë të ndryshuar. Këto ndryshime u pritën me kundërshtime nga grupet e interesit. Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve (AKIP) i kundërshtoi menjëherë ato.

“Ky është një lajm pozitiv, qeveria u tërhoq, besoj dhe pas kundërshtimeve dhe protestave që bëmë. Kjo është një çështje sensitive dhe besoj që reagimi ynë dha efekt”, tha Lavdosh Ferruni nga AKIP.

Ferruni i tha Citizens se ata do të vijojnë monitorimin për shkak se i tremben ndonjë ndryshimi në moment të fundit nga qeveria, pasi kjo është një praktikë e aplikuar më parë, rasti i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Lexo edhe:

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

“AKIP do vazhdojë ta monitorojë fatin e projektligjit, duke shpresuar se nëse shkon në Kuvend të mos ndryshohet përsëri dhe të mbetet në ligj ndalimi i importit të mbetjeve”, tha Ferruni.

Pyetur për koment Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha përmes një zëdhënësi se “pas konsultimit publik, tani drafti (link) po konsultohet me grupet e interesit”.

Drafti tanimë nuk ndryshon asgjë thelbësore nga ligji i mëparshëm, por AKIP i druhet faktit se shumica e ligjvënësve mund ta ndryshojnë gjatë procesit të konsultimit në komisione apo në seancë parlamentare.

Në dy dekadat e fundit, përpjekjet e qeverive – si të djathta, ashtu dhe të majta, – për të lejuar importin e mbetjeve janë përballur me kundërshtime dhe protesta.

Në vitin 2004, Kryeministri Fatos Nano nënshkroi një marrëveshje me Italinë për importimin dhe riciklimin e mbetjeve.

Kur drafti i kësaj marrëveshjeje u bë publik, Nano u vu nën trysni për favorizime ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, i cili sot pret një dëmshpërblim prej 135 milionë euro nga Shqipëria, sipas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut.

Në vitin 2009, qeveria e Kryeministrit Sali Berisha nisi hartimin e një projektligji për importin dhe riciklimin e mbetjeve. Ky projektligj u kundërshtua nga Partia Socialiste dhe shoqëria civile, të cilët protestuan kundër miratimit të tij në Kuvend.

Në vitin 2011 pavarësisht kundërshtimeve dhe kthimit për rishqyrtim nga Presidenti Bamir Topi, shumica demokrate e qeverisë Berisha e miratoi ligjin.

Në vitin 2012, një grupim qytetarësh dhe organizatash të shoqërisë civile, njohur si AKIP, mblodhi rreth 64 mijë firma për organizimin e një referendumi kundër importit të mbetjeve. Firmat u dorëzuan në KQZ në mars 2012, dhe një vit më vonë, në mars 2013, Gjykata Kushtetuese miratoi mbajtjen e referendumit pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2013.

Por referendumi nuk u mbajt. Qeveria e Kryeministrit Edi Rama, e cila kishte premtuar gjatë fushatës se do ta rrëzonte këtë ligj, e shfuqizoi atë me të marrë pushtetin.

Megjithatë, në vitin 2016, Kryeministri Rama ndryshoi qëndrim dhe propozoi sërish një projektligj për lejimin e importit të mbetjeve. Ky projektligj u miratua në parlament, por u kthye nga Presidenti Bujar Nishani dhe “ngeci”, pasi aleati i Ramës, Ilir Meta, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë), refuzuan rrëzimin e dekretit të Nishanit.

/Citizens

Etiketa: Edi Ramaimportikundershtimetmbetjetplehratqeveriaterhiqet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

20:25 : 14/11/2025
AKTUALITET

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot

18:35 : 14/11/2025
AKTUALITET

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

16:53 : 14/11/2025
Para

E varrosur me drapër në qafë/ Shkencëtarët zbulojnë më shumë për Zosia-n, gruan “vampire”

TË GJITHA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025

Këmbimi valutor 15 nëntor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:45 : 15/11/2025

U plagosur me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

08:36 : 15/11/2025

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

08:11 : 15/11/2025

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

08:04 : 15/11/2025

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com