• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngrihet alarmi/ Zbulohet një vatër e gripit të shpendëve në Tiranë

17:12 : 02/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, SHENDETI

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (AKVMB) ka konfirmuar praninë e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) në një fermë familjare në fshatin Mëzez të Tiranës.

“Për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren, mëngjesin e sotëm, përfaqësues të MBZHR dhe AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive, në fshatin Mëzez, Njësia Administrative Kashar,” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Bujqësisë.

“Shërbimi Veterinar mbikëqyri dhe monitoroi, nëpërmjet kampionimit, edhe ferma të tjera të vogla familjare, të pranishme në zonën e mbrojtjes dhe të mbikëqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV,” shtohet në njoftim.

Ministria e Bujqësisë informoi se shërbimi veterinar i AKVMB ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes, me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

“Është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut,” theksoi Ministria e Bujqësisë.

Lexo edhe:

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

H5N1 është një nga viruset e gripit që shkakton sëmundje respiratore tek shpendët dhe mund të transmetohet duke shkaktuar sëmundje edhe tek njerëzit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infeksioni nga virusi i gripit të shpendëve (H5N1) mund të shkaktojë një gamë të gjerë sëmundjesh tek njerëzit, nga të lehta deri te të rënda, dhe në disa raste mund të jetë edhe vdekjeprurës.

Që nga viti 2003 janë regjistruar afërsisht 900 raste të infektimit të njerëzve, gjysma e të cilave kanë qenë vdekjeprurëse.

Varianti H5N1 i influencës është zbuluar në vitin 1996 dhe që nga ai vit janë identifikuar shpërthime dhe vatra të ndryshme. Që nga viti 2020, një variant i këtij virusi ka shkaktuar ngordhje masive të zogjve të egër në Afrikë, Azi dhe Europë. Që nga viti 2022, janë raportuar raste në rritje të H5N1 edhe mes gjitarëve.

Sipas OBSH-së, pothuajse të gjitha rastet e transmetimit të këtij virusi tek njerëzit janë regjistruar kur këta të fundit kanë qenë të ekspozuar në kontakt me zogj të ngordhur ose mjedise të infektuara me H5N1.

OBSH thekson se vezët dhe mishi nga zona të infektuara me H5N1 mund të konsumohen, por duhet të përgatiten në mënyrë të duhur, ndërsa qumështi duhet të jetë i pasterizuar.

Në një sondazh të Universitetit të Këlnit në Gjermani, i publikuar në prill 2024 – ku morën pjesë 187 shkencëtarë, 57% mendojnë se gripi i shpendëve mund të jetë burimi i pandemisë së ardhshme globale./ BIRN

Etiketa: gripi i shpendeveISHPTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

21:58 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

21:45 : 05/06/2025
AKTUALITET

Paguan për zhvendosjen e matësit elektrik, qytetarit i ngel kablloja në dorë

21:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Ka parregullsi”/ Elton Roshi kërkon rinumërimin e votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

17:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Kam familje e reputacion!”/ Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

21:15 : 03/06/2025
Para

Legalizimet, roli i ri i bashkive nis me shkelje afatesh

TË GJITHA

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

Gjykata pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com