• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidentja e Gjeorgjisë nuk e njeh rezultatin zgjedhor, bën thirrje për protesta

08:28 : 28/10/2024
në BOTA

Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, dhe ka sugjeruar se shteti ka qenë viktimë e “operacionit special rus”.

Zurabishvili nuk ka ofruar ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimet e saj para mediave, më 27 tetor.

“Si institucioni i vetëm i pavarur që ka mbetur në këtë shtet, dua të them se nuk i njoh këto zgjedhje. Nuk duhet të njihen. Do të ishte njëjtë sikurse të pranohej hyrja e Rusisë këtu”, ka thënë ajo.

“Nuk kam ardhur në Gjeorgji për [dominim rus]. Paraardhësit tanë nuk kanë jetuar për këtë. Nuk do ta tolerojmë. E ardhmja evropiane nuk mund t’i merret Gjeorgjisë”, ka shtuar ajo.

Salome Zurabishvili ka bërë thirrje për protesta të rrugë, më 28 tetor, prej orës 19:00.

Lexo edhe:

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

Ky shtet i Kaukazit Jugor ka mbajtur protesta masive në muajt e fundit kundër partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, të cilën kritikët e akuzojnë se është pro-ruse, dhe që ka gërryer normat demokratike.

Presidentja e ka kritikuar atë që e ka cilësuar “operacion special rus – njërën prej formave të reja të luftës hibride, të kryer ndaj njerëzve tanë, shtetit tonë”.

Ëndrra Gjeorgjiane e ka festuar atë qe e ka konsideruar fitore në zgjedhje, mirëpo opozita pro-perëndimore, si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, kanë thënë se janë kryer shkelje të mëdha, përfshirë frikësimin e votuesve dhe dhunën fizike.

Vëzhguesit perëndimorë kanë kërkuar hetime për parregullsitë e përmendura. Pas numërimit të më shumë se 99.6 për qind të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar 54.8 për qind të votave.

Megjithatë, opozita ka paraqitur shifra krejt tjera për partinë në pushtet, të udhëhequr nga miliarderi, Bidzina Ivanishvili. Pothuajse të gjitha partitë opozitare kanë refuzuar të pranojnë rezultatin zgjedhor.

Ky proces është konsideruar test i rëndësishëm për Gjeorgjinë, shtet kandidat për anëtarësim në BE. Brukseli ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të përcaktojë mundësitë e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar bllokut evropian.

Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban – aleat i udhëheqësisë së Ëndrrës Gjeorgjiane – pritet të vizitojë Tbilisin më 28-28 tetor.

Orban, zyrtari i parë i huaj që e ka uruar Ëndrrën Gjeogjiane për fitore – edhe para se të publikohen rezultatet zyrtare – pritet të mbajë një konferencë për media me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, pas takimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “ndonëse vëzhguesit ndërkombëtarë dhe lokalë janë pajtuar që dita e zgjedhjeve është administruar mirë, ne kemi vërejtur raportime për parregullsi dhe dhunë sporadike”.

Ai ka thënë se “vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë deklaruar se rezultati është i lirë apo i drejtë”.

“Ne i dënojmë të gjitha shkeljet e normave ndërkombëtare dhe u bashkohemi thirrjeve të vëzhguesve ndërkombëtare dhe lokalë për hetim të plotë të të gjitha raportimeve për shkelje të lidhura me procesin zgjedhor”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se parregullsitë e dyshuara në procesin zgjedhor “duhet të adresohen me seriozitet”.

/REL

Etiketa: nuk e njehPresidentja e GjeorgjisërezultatinRusiaSalome ZurabishviliZgjedhjetzgjedhor

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025
AKTUALITET

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
Para

VOA: Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes

TË GJITHA

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com