• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nesho: Arrestimi i Metës, pjesë e një skenari të madh për kontrollin politik në Ballkan

19:16 : 24/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Diplomati Agim Nesho ka komentuar një artikull të Fox News që përshkruan arrestimin e Metës si një akt të papritur dhe tejet të dyshimtë, duke nënvizuar se kjo mund të rrisë tensionet politike në prag të zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2025.

Sipas Fox News, Meta, një figurë e njohur dhe popullore, u ndalua me forcë në mes të Tiranës nga policia e shtetit, dhe ky veprim është parë si një shfaqje e qartë e politizimit të drejtësisë dhe organeve të rendit nga kryeministri Edi Rama. Në artikull citohet një diplomat me njohuri të thella për Ballkanin, i cili thekson se arrestimi i Metës dhe akuzat ndaj tij janë të dyshimta dhe mund të jenë një mënyrë që Rama po përdor për të eliminuar kundërshtarët politikë, duke e shtyrë vendin drejt një regjimi gjithnjë e më autoritar.

Nesho theksoi se raportimet e Fox News kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e opinionit publik, si brenda SHBA-së ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ai përmendi gjithashtu se Departamenti i Shtetit, edhe pse i përfshirë në këto ngjarje, ka vonuar qëndrimin e tij publik lidhur me arrestimin e Metës, duke kërkuar kohë për të konsultuar këtë çështje.

Sipas Neshos, nuk është rastësi që pyetjet e gazetarëve të Fox News synonin të lidhnin këto ngjarje me një skenar më të gjerë të politikës rajonale, ku emra si Vuçiç dhe Rama, në bashkëpunim me figura të njohura si Alex Soros, po përpiqen të ndikojnë në rajonin e Ballkanit për përfitime të jashtëzakonshme financiare dhe për të konsoliduar pushtetin e tyre.

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

Ai theksoi se Fox News, duke cituar deklarata të ish-kryeministrit dhe liderit të opozitës Sali Berisha, kishte dhënë një hapësirë të rëndësishme për të treguar realitetin e situatës në Shqipëri. Nesho argumentoi se ky raportim dëshmon për vëmendjen ndërkombëtare ndaj autokracisë në rritje të Ramës, e cila po përshkallëzohet duke përdorur institucionet e shtetit për të goditur opozitën dhe për të zhdukur pluralizmin politik.

Nesho paralajmëroi gjithashtu se kjo situatë nuk është më një çështje e brendshme e Shqipërisë, por ka filluar të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe diplomacisë perëndimore. Sipas tij, është vetëm çështje kohe para se të ndryshojë edhe qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj autokracisë së Ramës dhe rreziqeve që kjo paraqet për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

“Kjo është çështja: Fox News dihet që është media më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, kishin dashur ta bëjnë dy ditë më parë, por vetë Departamenti i Shtetit ka thënë: “Na prisni sa ta konsultojmë.” Domethënë, është një fuqi mediatike që ka ndikim të madh, me një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish. Dhe nuk është vetëm për konservatorët apo republikanët që kanë televizionin e tyre, por është televizioni nacional më i madh në SHBA.

Së dyti, ishte interesi i jashtëzakonshëm i tyre, dhe pyetjet e gazetarëve synonin të tregojnë se kjo është pjesë e një skenari, të cilin ne e kemi parashikuar. Ne kemi thënë që në fillim se ky skenar është krijuar për interesa të fshehta të grupeve si Vuçiç, Rama, në bashkëpunim me grupe interesi si Alex Soros-i, për të realizuar diçka në Ballkan, që t’u sjellë atyre përfitime të jashtëzakonshme financiare, siç ka qenë dhe veprimtaria e tyre.

Prandaj, çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se edhe eliminimi i liderit kryesor të opozitës shqiptare, Profesor Berishës, është një pikësynim i zbatimit të këtij skenari. Ne e kemi thënë përpara të tjerëve se kjo ka qenë një vazhdimësi.

Duket që opinioni publik amerikan, çdo ditë e më shumë, po i sheh këto veprime, si dhe tolerancat e pajustifikueshme të Departamentit të Shtetit, të drejtuar nga Zoti Blinken, për interesa të momentit. Ky departament ka devijuar nga politika evropiane në lidhje me Ballkanin, dhe të gjitha këto tregojnë që vëmendja në SHBA shumë shpejt do të ndryshojë, sepse kjo autokraci po qelb erë dhe po dëmton jo vetëm interesat amerikane, por po krijon një vatër helmi, perspektiva e së cilës nuk dihet.

Së fundmi, ishte shumë interesante. Nuk e prisja që ata do të pyesnin, por cituan një fragment të asaj që kishte thënë lideri i opozitës, Sali Berisha, në postimin e tij në Twitter. Domethënë, t’i japësh një hapësirë të tillë në një kohë kur propaganda e Ramës na ka çarë veshët për dy vjet, duke mashtruar njerëzit e paditur, sepse ne e kemi kuptuar që është propagandë e ekzagjeruar, është shumë domethënëse. Kjo tregon që jo vetëm është një figurë politike, por edhe një figurë e besueshme, tek e cila i referohen edhe fjalët e tij.”– u shpreh Nesho në “Task Force” në Syri TV.

Etiketa: Agim NeshoIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Ish-ambasadori: Rama po përballet me të papritura që nuk i kontrollon dot

18:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

12:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait! Takohet me Sali Berishën

11:03 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Monika Kryemadhi merr pjesë në varrim

12:42 : 02/06/2026
Para

“Nuk është luftë, por gjenocid”/ Situata në Gaza, 32 mijë persona protestojnë në Bruksel

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom