• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I kemi identifikuar”/ Blushi: Dy efektivët që dhunuan Metën të lidhur me bandat e Durrësit

15:37 : 22/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithsëm i Partiës së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë në një knferencë për mediat ku ka folur për arrestimin e dhunshëm të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Blushi deklaroi se kanë identifikuar disa prej efektivëve të Operacionales që kanë marrë pjesë në aksion, ku tha se një prej oficerëve që ishte ngarkuar me detyrë për të bërë prezantimin e mandatit të arrestit Metës është vetëm 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e Policisë dhe ka shërbyer si roje trafiku.

Gjithashtu, Blushi tha se dy oficerët që ushtruan dhunë ndaj Metës janë persona me precedentë penalë, me të kaluar të errët të lidhur me bandat në Durrës.

Ai foli më tej edhe për automjetet që kanë marrë pjesë në aksion, ku sipas tij, “Volkswagen” civil, me targa “AA421VA” prej 2 vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa dokument identifikues dhe me historik të dyshimtë dhe me disa rekorde, si në dhjetor 2022, ku ka pas ndalesë në Tiranë te Ekonomiku.

Ai hodhi akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëroi kallëzim penal për kryerjen e veprimeve arbitrare nga ana e Policisë, që sipas tij kurrë nuk do amnistohen dhe do marrin ndëshkimin e merituar”.

Lexo edhe:

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

“Terroristi Altin Dumani dhe kryebanditi Edi Rama autorë të aktit të rrëmbimit të presidentit të Partisë së Lirisë dhe aktit të terrorit. Një nga 6 oficerët e ngarkuar me detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit dhe që nuk ndodhi kurrë dhe që e kemi pamje filmike, e që zbatoi vendimin politik ndaj Ilir Metës. Vetëm 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë, ka shërbyer si roje trafiku. Kurse horrat që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht presidentin e Partisë së Lirisë nga makina, që janë sigurisht terroristë i kemi identifikuar, 2 persona me precedentë penalë, me të kaluar të errët të lidhur me bandat në Durrës.

Sfidoj zarin e Edi Ramës te Ministria e Brendshme ta përgënjeshtrojë. Një automjetet i policisë “Volkswagen”, civil, me targa AA421VA është ky mjet ku ka dalë një bandit me kapuç, e kërcënoi dhe qytetarët që filmonin, me armë. Na rezulton nga të dhënat se ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa dokument identifikues dhe me historik të dyshimtë dhe me disa rekorde, si në dhjetor 2022, ku ka pas ndalesë në Tiranë, te Ekonomiku dhe është ndaluar.

Kjo narkopolici nuk të fal për një gjobë, jo më për një mjet të dyshuar me xhama të zinj, në Tiranë e Durrës. Kemi të bëjmë me automjet që s’përdoret nga Policia e Shtetit, sepse policia ka mjete të tjera. Mjete që përdoren nga personazhe të botës së erret të krimit, të bërë njësh me Edi Ramën.

Të jenë të sigurt këta horra se do marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë të mos kenë asnjë dyshim. Rrëmbim terrorist i presidentit të Partisë së Lirisë. Narkoministri i Brendshëm me paturpësi justifikoi aktin e terrorit, e dimë nga i merr urdhrat, se është thirrur sot me urgjencë nga Edi Rama, porositë zari i Edi Ramës i merr nga Rama vetë. Aksioni me makina private me xhama të errët. E dimë edhe në pronësi të kujt janë.

Persona me maska, pa mjet identifikimi, me armatim të rëndë dhe në akt terrori, ushtruan dhunë edhe ndaj funksionarit të lartë të partisë, Sekretarit zoti Peca, u rrëmbye pa asnjë vendim kurrë për vepër penale. Nuk është lexuar asnjë e drejtë, nuk është treguar asnjë vendim gjyqësor.

Pra lideri partisë dhe sekretari organizativ u prangosën pa vendim gjyqësor, pa u identifikuar bandë terroriste, tërheq zvarrë presidentin e Partisë së Lirisë pa i thënë, bandit me uniformë një prej tyre, e sfidoj policinë, asnjë provë nuk ka publikuar. Do bëjmë kallëzim penal për kryerjen e veprimeve arbitrare, që kurrë nuk do amnistohen dhe do marrin ndëshkimin e merituar.” – tha Blushi.

Etiketa: arrestimiIlir Metapolicettedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025
BOTA

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
Para

Zbulohet çfarë diskutoi Ilir Meta me Menduh Thaçin në Kosovë para arrestimit

TË GJITHA

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj/ EMRI

13:37 : 10/10/2025

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com