• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria dështon të tërheqë oferta në tenderin për portin e ri të Durrësit

09:17 : 15/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tenderi më i madh i këtij viti që synon të ndërtojë një port të ri për Shqipërinë pas privatizimit të portit ekzistues të Durrësit dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punimet e fazës së parë të një projekti kontrovers të qeverisë që synon privatizimin e portit ekzistues dhe ndërtimin me fondet e taksapaguesve të një porti të ri, dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi me titull: Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I, me fond limit 39.3 miliardë lekë dhe që është planifikuar të financohet nga ndryshimet me procedurë të përshpejtuar në ligjin e buxhetit të shtetit, kishte për qëllim kryerjen e punimeve për një port të ri nën pronësi publike dhe të financuar nga taksapaguesit për t’u zhvilluar në zonën e Porto Romanos në veri të Durrësit. Arsyeja e ndërtimit të këtij porti është se qeveria e kryeministrit Edi Rama, përmes procedurave të negocimit të drejtpërdrejtë dhe sekrete me një palë private ka vendosur që të privatizojë pa kundërshpërblim portin ekzistues dhe të lejojë kompaninë private të përdorë kalatat dhe territoret ekzistuese të portit për të ndërtuar pallate.

Rrjedhimisht, për shkak se Durrësi është i vetmi port efikas në Shqipëri dhe përpunon mbi 96% të mallrave që importohen apo eksportohen me rrugë detare në vend, Shqipërisë i nevojitet të ndërtojë një port të ri. Planet fillestare të qeverisë për ta ndërtuar portin me koncesion dështuan të tërheqin investitorë potencialë, gjë që shtyu qeverinë të ndërmarrë ndërtimin e portit të ri me financim nga taksapaguesit.

Tenderi për fazën e parë u thirr me procedurë të kufizuar, pra ku një numër operatorësh të përzgjedhur nga qeveria u ftuan të marrin pjesë dhe vetë kryeministri Edi Rama doli publikisht në hapjen e tenderit për të promovuar projektin. Por së fundmi, procedurat u anuluan me shënimin: “nuk është paraqitur asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza.”

Lexo edhe:

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Projekti i privatizimit për të ndërtuar pallate në Portin e Durrësit ka çuditur shumë ekspertë mbi paparashikueshmërinë vendimmarrëse. Planet për ndërtim pallatesh gjithsesi nuk duket se po ecin sipas dëshirës. Një pikë kontroverse në kontratën e koncesionit me sipërmarrësit Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, e cila i ofronte pasaportë shqiptare çdo të huaji që blinte një apartament aty, hasi në kundërshtinë e Bashkimit Evropian ndërsa tani, dështimi i planeve për ndërtimin e një porti të ri e bën të pamundur mbylljen e portit ekzistues./BIRN

Etiketa: 400 milion eurodeshtondurresiofertaportiqeveriatenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

14:09 : 10/08/2025
BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
AKTUALITET

3 mijë € ryshfet policit/ Ekstradohet në Shqipëri trafikanti i drogës që shkoi ilegalisht në Itali (EMRI)

11:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

“Sulm ndaj medias”/ Qeveria fik sinjalin e News24, godinën do e kthejë në fabrikë armësh

14:10 : 09/08/2025
AKTUALITET

Qeveria i fik sinjalin News24/ Berisha: Një akt prej xhelati i Ramaduros ndaj fjalës së lirë

11:50 : 09/08/2025
AKTUALITET

Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

08:57 : 09/08/2025
Para

EMRI/ Kapet në Belsh trafikanti i drogës i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com