• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Guantanamo” gati/ Çfarë tregon burgosja e afrikanëve në Shqipëri

21:06 : 14/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kur Edi Rama tha se kishte vendosur personalisht të ndihmonte Italinë për krizën e refugjatëve afrikanë, dashje pa dashje ai vuri në test aktet e politikës shqiptare. Nuk ishte hera e parë që shteti shqiptar vendoste të ndihmonte një mik, një aleat si Italia. Po nuk ishte as hera e parë që kishim përballë një komunitet në nevojë.

Për ndihmat modeste që Shqipëria ka dhënë përkundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krijuar tashmë një traditë. Kur kanë pasur ndonjë ngërç me komunitete të caktuara, SHBA e kanë gjetur zgjidhjen sapo kanë hedhur sytë nga Shqipëria; gjithnjë e gatshme të ndihmojë, në raport me kapacitetet që ka.

Vetëm se kjo ndihmë që i kemi dhënë aleatëve ka qenë e frymëzuar gjithnjë nga dy motive; së pari servilizmi, së dyti humanizmi.

Deri më sot, dy motivet kanë qenë në harmoni. Meqënëse nuk binin ndesh njëri me tjetrin, ishte legjitime edhe ndonjë mburrje për humanizmin e shqiptarëve, që janë ndjerë në anën e duhur të historisë.

Rasti i parë, ishte ai i ujgurëve, një grup i përndjekur dhe i shpallur terrorist nga Kina që iu dha mundësia të nisnin një jetë të re në vendin tonë, pasi kishin vuajtur izolimin në burgun e Guantanamos, sepse edhe SHBA kishte dyshime se mos ata bashkëpunonin me talebanët. Kur ujgurët u nxorrën nga Guantanamo, asnjë shtet nuk i pranoi më. Me kërkesë të SHBA, Shqipëria strehoi 3 prej tyre në 2006, ndërsa në 2009 mori edhe 5 të tjerë.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Pas ujgurëve me kërkesë të SHBA erdhën muxhahedinët, të njohur ndryshe si opozita e Iranit. Fillimisht u strehuan disa qindra në 2013. Më pas e zgjeruan kampin në Manëz dhe sot numërohen mbi 3 mijë vetë. Një pjesë jetojnë në kamp. Të tjerë janë arratisur për t’u shpërndarë nëpër Tiranë.

Pas muxhahedinëve, me kërkesë të SHBA erdhën afganët, që u vendosën në Shëngjin në vitin 2021. Nga rreth 800 afganë që erdhën, një pjesë u larguan drejt SHBA. Të tjerët jetojnë ende në hotelet e Shëngjinit, të paguara nga shoqatat humanitare.

Natyrshëm, çdo kryeministër i Shqipërisë ka promovuar anën humane. Borxhin apo thënë ndryshe, servilizmin ndaj fuqive më të mëdha e ka lënë në plan të dytë.

Në 2006 kur iu përgjigj pozitivisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ujgurët, Berisha citohet të ketë thënë mes të tjerash “Qëndrimi ynë bazohet tërësisht në një çështje të të drejtave të njeriut”.

Më vonë Edi Rama kur fliste strehimin e muxhahedinëve, shprehej me krenari se “I dhamë strehë mijëra iranianëve, kur në vendin e tyre i rrezikohet jeta nga Teherani”.

Intervista e Rames ne CNN ku foli per afganet

Me mburrje legjitime, Rama doli në CNN në vitin 2021 pasi u kishte siguruar qindra afganëve akomodim në hotelet e Shëngjinit. “Kanuni i parë ligjor i shqiptarëve i shkruar shekuj më parë e ka të shkruar se “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Ndaj, kush nga ata që dëshiron të qëndrojë edhe mund të qëndrojë” –shprehej Rama në një nga mediat më prestigjioze të botës.

Vetëm se me afrikanët, Shqipëria po tregon një fytyrë tjetër, ku nuk ka asgjë për t’u mburrur. Sepse mes humanizmit dhe servilizmit, ka fituar ky i fundit. Ndihma për Italinë është vetëm servile, nuk ka asgjë humane në të.

Bashkëpunimi për burgosjen e refugjatëve afrikanë ka në thelb interesin, për sa kohë kryeministrja e një vendi të fuqishëm si Xhorxhia Meloni mund të ndikojë në ecurinë e integrimit të Shqipërisë. Në harmoni këtu janë interesi dhe servilizmi.

Për komunitet e tjera që u mikpritën në vendin tonë, u ofrua strehim, ushqim, siguri, madje edhe ndonjë pagesë minimale. Kurse në rastin e afrikanëve oferta është burgu, izolimi brenda një kampi, ku 3 mijë vetë do të mbyllen brenda megjithëse nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

Asnjë vend tjetër brenda Bashkimit Europian nuk ia lejon vetes një akt të tillë fashist. Madje as vetë Italia. Për ta bërë këtë, ka gjetur Edi Ramën, që tre vite më parë citonte Kanunin për të përshkruar mikpritjen e mikut në shtëpinë e shqiptarit, me të njëjtën lehtësi që sot thotë se nuk di gjë c’bëhet në shtëpinë e tij./Lapsi.al

Etiketa: afrikanegjaderkampimeloniRamarefugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Brussels Signal: Marrëveshja e Italisë dhe Shqipërisë për migrantët, mes riafirmimit dhe dyshimeve

18:09 : 19/05/2026
BOTA

Italia kundër Trump: Nuk pajtohemi me tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa

16:37 : 04/05/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom