• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi/ SPAK anuloi kontratën 1 mln € për ofertë të papërshtatshme, më pas ia dha të njëjtës kompani

22:15 : 08/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Në maj të këtij viti, Prokuroria e Posaçme shpalli një tender me vlerë prej 1.6 milionë eurosh në fushën e teknologjisë së informacionit. I ndarë në 5 lote, tenderi parashikonte blerje çimkash për përgjime, hapësira serveri, switch dhe blerje antivirusesh.

Që në fillim tenderi u përfol si i paracaktuar. Madje televizioni Ora News i paralajmëroi publikisht fituesit. (Lexo ketu shkrimin e Qynos)

Në datën 16 Maj 2024, vetëm pak orë pasi ishte mbyllur procedura konkurruese në 5 lotet e shpallura nga SPAK, gazetari i “Ora News” Elton Qyno, i është drejtuar me një kërkesë për informacion kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e vënë në dijeni se tenderat e zhvilluar brenda kësaj strukture ishin paracaktuar dhe fitues ende pa u hapur letrat është shpallur kompania “Axians Albania”.

Lexo edhe:

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

“Që nga shpallja e kësaj procedure është folur për kompani të paracaktuar si fituese dhe nga interesimi jonë në disa kompani në Tiranë, na është konfirmuar se nuk do marrin pjesë, sepse kjo procedurë është paracaktuar nga punonjës brenda SPAK për “Axians Albania”, kompani e cila ka përgatitur dhe termat e referencës së kësaj procedure. A është pjesëmarrëse në këtë procedurë “Axians Albania” dhe a renditet kjo kompani në pikëzim pretedente për ta fituar këtë procedurë dhe konkretisht lotet për sisteme rrjeti, fire-walle, sisteme sigurie,” shkruante Qyno

SPAK përmbylli tre nga 5 lotet e tenderit. Në dy prej tyre u shpall fitues pikërisht bashkimi i kompanive ATOM dhe Axians Albania, ashtu siç kishte shkruar Qyno. loti i tretë që ishte vetëm 3 mijë euro u fitua nga kompania QuantX IT Solutions. Por loja ishte tek dy lotet e tjera, të cilat përbënin dhe llokmën më të madhe të tenderit, pasi kishin një vlerë prej 1 milionë eurosh.

Edhe në këto dy lote kishte ofertuar sërish e njëjta kompani. Ajo e bashkimit mes Atom dhe Axians. Por ndoshta edhe nga presioni i daljes së informacionit në media, SPAK u detyrua ti anullonte ato me argumentin se nuk ishte paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme. (Shiko anullimin e tenderave)

Rishpallje dhe sërish tek të papërshtatshmit

Tenderat për dy lotet e anulluara u shpallën sërish në gusht të këtij viti. Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve, pas kërkesës së një operatori të interesuar SPAK e ndryshoi një kriter, duke hequr cilësimin e përhershëm nga liçencat software.

Gara për të dy lotet u zhvillua në 11 shtator. Tek të dy lotet pati sërish vetëm një ofertë. Dhe ishte sërish i njëjti bashkim operatorësh. Ai mes Atom dhe Axians Albania. Por këtë herë oferta e tyre nuk ishte më e papërshtatshme si pak muaj më parë. Ndaj SPAK i shpalli fituese. Rrjedhimisht dy kompanitë përlanë edhe 1 milionë eurot e tjera duke fituar 4 nga 5 lotet e tenderit të SPAK ashtu siç kishte paralajmëruar publikisht televizioni Ora News.

Por pse tenderat e SPAK po bëhen të gjithë me mungesë të theksuar gare. Kjo mbetet një mister i madh. Ndoshta bizneset nuk duan të kenë të bëjnë me prokurorët e posaçëm. Ose ndoshta fitorja ka qenë e marrë në në tavolinë ende pa u zhvilluar ndeshja, ashtu siç paralajmëroi gazetari Qyno.

Gjithsesi tenderi 1.6 milionë euro i çimkave, antiviruseve dhe serverave përfundoi në kokë. Tek Axiansi i Kleanthi Priftit dhe Atomi me pronarë dibranë. Me një dëm të vetëm kolateral. Tenderat e SPAK po bëhen qesharakë si këta të Ramës. Por këtu ka edhe një problem tjetër.

Po rojet kush i ruan nga tundimi i dardhave?

/Kapitali.al

Etiketa: ALTIN DUMANIspakteknologji informacionitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
Para

Bombardime izraelite dhe në Siri, 7 persona humbin jetën, mes tyre gra dhe fëmijë

TË GJITHA

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom