• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Terminali i Dibrës prej 3 tre vitesh bosh, policia bashkiake nuk zbaton vendimin e Këshillit Bashkiak

20:52 : 08/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Terminali i qytetit të Dibrës prej tre vitesh është jashtë funksionit.

Edhe pse me një vendim të Këshillit Bashkiak ku të gjitha mjetet e transportit publik qytetas e ndërqytetas duhet të paraqiten në terminal, ky vendim nuk zbatohet. Investimi prej 400 mijë eurosh rri bosh, ndërkohë që mjetet e transportit ndalojnë kudo, gjithashtu marrin e zbresin pasagjerë kudo.Policia bashkiake nuk zbaton vendimin e Këshillit Bashkiak, por lë të veprojnë të lirë të gjitha këto mjete në kundërshtim me vendimin.

Në Fiks Fare u ankua qytetari Adnan Vranezi, i cili ankohet se prej 3 vitesh terminali i Dibrës rri bosh e ndërkohë që mjetet e transportit rrijnë në dalje të qytetit apo edhe në parkime private. Terminali është ndërtuar nga ai dhe investimi kap vlerën e 400 mijë eurove.

“Bashkia m’u drejtua asokohe pasi nuk kishte sheshe të lira dhe vendosëm që unë ta ndërtoja në pronën time dhe kundrejt tarifës mjetet të vinin aty” tregon Adnani. Por prej tre vitesh vendimi nr 16 i Këshillit Bashkiak Dibër i vitit 2021 nuk zbatohet. Terminali u ndërtua, por mjetet nuk shkojnë aty.

Adnani thotë se gjithë furgonat e fshatrave rrinë nëpër qytet dhe nuk hyjnë ne terminal, ndërkohë që policia bashkiake s’bën asgjë. ” Kjo nuk është vetëm në dëmin tim, por edhe të qytetarëve apo turistave të shumtë. Pasi që të shkojnë në periferi dibranët duhet të marrin një taksi që kushton 300 lekë e pastaj të marrin furgonin që duan. Për turistët është edhe më keq pasi abuzohet me ta dhe u kërkojnë në të zezë 50 euro” shprehet denoncuesi.

Lexo edhe:

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët

Ai tregon gjithashtu se këshilli bashkiak miratoi edhe një linjë urbani për qytetin, por e ka lënë pa stacione. Stacioni tregohet vetëm nga disa tabela ku në të gjithë kohën vendi para tyre është i zënë nga makinat e parkuara. Shkresat e pafundme që i ka drejtuar si bashkisë si edhe policisë bashkiake për zbatimin e vendimit nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Fiksi bëri një vëzhgim ku pa se shumica e mjeteve të transportit ndërqytetas rrinin në periferi dhe brenda qytetit të parkuara ku të mundeshin. Kurse stacionet e urbanit të mirëfillta mungonin, nuk ka asnjë shenjë informuese për qytetarët, përveç një tabele sinjalizuese që tregon se aty do të ndalojë një mjet transporti urban. Ndërkohë që vendi para tabelës është i zënë me mjete të parkuara.

Gjatë vëzhgimit Fiksi pyeti edhe disa policë bashkiak të cilët i shihnin mjetet ndërqytetas që kishin parkuar brenda në qytet dhe atyre u dukej mëse normale qëndrimi i tyre aty. “Janë në parkim, janë shumë ok”, përgjigjet njëri prej tyre pyetjes së gazetarëve të Fiksit.

Fiksi iu drejtua edhe Policisë Bashkiake Dibër, ku inspektori Fitim Methasani shpjegoi se të gjitha mjetet e transportit hyjnë në terminal. Fiksit e pyeti se nga vëzhgimi që bën panë se mjetet parkoheshin kudo madje për to kishin pyetur edhe policë bashkiak të cilët pohuan se qëndrimi i tyre kudo është mëse normal.

Insektori Methasani u përgjigj se nuk ka parkim të licensuar nga bashkia përveç terminalit. Madje ata kanë marrë masa me gjobë kundrejt këtyre mjeteve që janë kapur në shkelje, pra ndryshe nga çfarë thanë policët në terren. Inspektori pohoi se vendimi i këshillit bashkiak zbatohet, por që nuk përjashtohen edhe rastet e tjera pasi aktualisht kanë probleme për shkak të rikonstruksionit të rrugëve të qytetit.

Sa për stacionet e urbanit z. Methasani tha se ato lajmërohen me tabelë sinjalistike dhe se nuk janë të zënë nga parkimet e makinave, ndërkohë që Fiksi tregoi me pamje të kundërtën.Pyetjes së Fiksit se a qëndron apo jo ankesa e zotit Adnan, inspektori pranoi se ankesa qëndron dhe se ai ka të drejtë.

Etiketa: Adnan VraneziboshDibermjetePeshkopipolicia bashkiaketerminali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

11:19 : 08/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët

21:17 : 06/10/2025
AKTUALITET

Malësia e Krujës dhe Dibrës zbardhet nga dëbora

09:35 : 03/10/2025
AKTUALITET

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

17:45 : 12/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Drogë dhe kallash, arrestohen dy persona në Dibër

13:48 : 04/09/2025
AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Rama pret në zyrë sekserin izraelit, pasi i dha monopolin e mjeteve të ushtrisë

12:11 : 03/09/2025
Para

Mark Zuckerberg lë pas Jeff Bezos, bëhet personi i dytë më i pasur në botë

TË GJITHA

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

09:05 : 10/10/2025

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

09:02 : 10/10/2025

I dënuari për drogë tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Rinas! Kush është 55-vjeçari me dy emra

08:55 : 10/10/2025

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

08:46 : 10/10/2025

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Filipine, lëshohet paralajmërim për cunami

08:32 : 10/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com