• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gjithçka më shtrenjtë në Kosovë, si kanë ndryshuar çmimet e artikujve ushqimorë nga viti 2021

15:57 : 27/09/2024
në RAJONI

Buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 centë, e në këtë vit 52 centë, qumështi 88 centë e tash 1 euro e 21 centë, orizi 1 euro e 41 centë në vitin 2021 e 1 euro e 68 centë këtë vit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë gjatë Qeverisë Kurti.

Sipas infografikës së publikuar figuron se buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 centë, e në këtë vit 52 centë, qumështi 88 centë e tash 1 euro e 21 centë, orizi 1 euro e 41 centë në vitin 2021 e 1 euro e 68 centë këtë vit.

Sheqeri figuron se nga 70 centë sa ka qenë në vitin 2021, tash kushton 1 euro e 25 centë, çmimi i miellit të grurit nga 52 centë në 79 dhe çmimi i druve nga 39 euro e 31 centë në 60 euro e 71 centë këtë vit.

Lexo edhe:

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

Edhe Agjencia e Statistikave në raportin e publikuar së fundmi ka treguar se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 1,4% në muajin gusht 2024, krahasuar me muajin gusht 2023.

Në këtë raport, ASK ka dhënë shifra të sakta të disa produkteve që janë shtrenjtuar.

“Buka dhe drithërat (3,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), duhani (2,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,4%), pemët (2,3%), prodhimet ushqimore (2,1%), mishi (2,0%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (1,2%), shërbimet hoteliere (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%) dhe energjia elektrike (0,7%)”.

Të mërkurën e 25 shtatorit, REL-i publikoi një tabelë krahasuese të inflacionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së e Eurozonës.

Shifrat e siguruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e nxorën vendin me inflacionin më të ulët në gusht – 1.4 për qind – që është më pak se edhe mesatarja e BE-së, edhe e Eurozonës.

Për krahasim, inflacioni në gushtin e vitit 2023 ishte 3.2 për qind.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, listoi në Facebook një sërë masash që tha se i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, në mënyrë që ndikimi i rritjes së çmimeve në nivel global të ishte sa më i përballueshëm.

“Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve, për të përballuar inflacionin. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare të Eurostat-it dhe të agjencive përkatëse të statistikave”, shkroi Murati në Facebook.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami shpreh mosbesim ndaj shifrës 1.4% inflacion.

“Qytetarët jetojnë më keq, sepse çdo gjë kushton më shumë, ndërsa pagat kanë mbetur njëjtë. Prej vitit 2021 deri më sot, çmimi i miellit është rritur për 52 për qind, çmimi i bukës për 48%, çmimi i qumështit për 37%…”, shton Bajrami.

Kosova importon gati të gjitha produktet nga vendet e rajonit, të BE-së dhe më larg.

Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh – duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore – ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove – më së shumti produkte të metalit dhe plastikës.

Sipas të dhënave të ASK-së, importi i mallrave në gusht kishte vlerën e 582 milionë eurove, ndërsa eksporti 83.5 milionë euro. Paga mesatare në Kosovë është rreth 520 euro, ndërsa minimalja nga 1 tetori pritet të jetë 350 euro. E pandryshuar nga viti 2011, vlera e minimales aktualisht është 130-170 euro./Monitor

Etiketa: kosoveRritja e cmimeveushqime

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

10:58 : 07/10/2025
RAJONI

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
AKTUALITET

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

08:53 : 03/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
Para

Nuk ka ngujim në seli/ Bardhi: Salianji sakrificë në emër të çdo demokrati, po shkon në burg pa prova

TË GJITHA

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

19:11 : 09/10/2025

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025

Frikësohet SERBIA/ Kosova “blindon” qiellin, mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Prishtinë

18:38 : 09/10/2025

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com