• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Plagjiatura, problem serioz! Të rritet financimi në arsim

14:20 : 10/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Çështjeve Europiane, kritikoi ashpër projektligjin për kërkimin shkencor, duke e cilësuar atë si jo plotësisht të përputhur me legjislacionin evropian dhe mungesën e përafrimit me angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Tabaku shprehu shqetësimin për nivelin e ulët të financimit për kërkimin shkencor, duke theksuar se buxheti qeveritar për këtë fushë arrin vetëm 500 milionë lekë, shumë larg nga mesatarja e vendeve të BE-së që shpenzojnë rreth 1% të buxhetit të tyre.

Ajo theksoi gjithashtu se ky financim i dobët ka ndikuar negativisht në kapacitetet e universiteteve shqiptare për të kryer kërkime cilësore dhe për të tërhequr fonde nga programet e BE-së, siç është “Horizon 2020”.

Tabaku po ashtu u shpreh e shqetësuar për përmendjen e mangët të çështjes së plagjiaturës në projektligj, duke e cilësuar si një problem serioz për cilësinë e kërkimit shkencor në Shqipëri. Ajo kërkoi masa konkrete për krijimin e një databaze kombëtare për monitorimin dhe parandalimin e plagjiaturës në kërkimin shkencor.

Lexo edhe:

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

Tabaku nga Kuvendi i PD: Duhet të bëhemi shtëpia e çdo shqiptari që kërkon ndryshimin e sistemit

“Ashtu sikurse u përmend, ky projektligj nuk përafron  legjislacionin evropian. Megjithatë kërkimi shkencor është një nga detyrimet kryesore që rrjedh nga Traktati I Bashkimit Europian, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe është pjesë e Planit Kombëtar të Integrimit Europian.

Së pari, e shoh me shqetësim që ne do të kemi ndarjen e granteve nga ministria përsa I përket kërkimit shkencor. Në reformën e arsimit të lartë që vet qeveria miratoi këtu e 10 vite të shkuara po bëhen tashmë, kërkimi shkencor dhe decentralizimi I universiteteve ishte një nga kriteret kryesore.

Qartësisht financimi i dobët nga ana e qeverisë, e cila për kërkimin shkencor shkon në maksimumin e 500 milionë lekëve kur mesatarja e vendeve të BE-së është 1% e të gjithë buxhetit për kërkimin shkencor është një nga arsyet kryesore.

Unë shoh me shqetësim që në këtë projektligj përmendet vetëm 1 herë plagjiatura. Ndërkohë që ne kemi parë raste, një pjesë e madhe e kolegëve, janë vetë pedagogë, por ne kemi par raste të përmendura gjerësisht përsa i përket plagjiaturës. Ndërkohë që edhe në kod, në mos gaboj vetëm neni 32 përmend plagjiaturën, ndërkohë që edhe në Kodin Penal, plagjiatura përmendet si një vepër penale e cila dënohet me gjobë.  Nëqoftëse flasim për cilësi të kërkimit shkencor atëherë duhet të marrim dhe masat që ta pengojmë ndodhjen e plagjiaturës . A do të marri qeveria shqiptare masa për ngritjen e një databaze për të gjithë kërkimet shkencore dhe punimet shkencore.

Është një element tjetër të cilën unë nuk e shoh të reflektuar në ligj.  Unë e vlerësoj shumë largpamësine e koleges Gjonaj që priste që për pandeminë zgjidhja të vinte nga kërkimi shkencor  këtu në Shqipëri, por më vjen keq që realitetit sot është që univeristetet kanë qënë të paafta të bëjnë një kërkim shkencor cilësor, së dyti të tërheqin edhe fonde të BE-së. Në programin “Horizon 2020” Shqipëria ka patur vetëm 5 milionë euro, shifrat janë pak më optimiste ashtu sic e diskutuam dje në 6.2 milionë euro për programin aktual “Horizon” dhe ne kemi diskutuar dhe me zyrën e SASPAC-ut këtu, nuk kemi asnjë koordimin me universitetet për rritjen e kapaciteteve që të përthithin më shumë fonde në këtë drejtim

Mbetet jashtëzakonisht shqetësues fakti i financimit të arsimit, 2.9 përqind e PBB,  kur mesatarja e vendeve të rajonit është 3 përqind dhe 5 përqind të BE-së , zgjidhje të cilat nuk jepen as në këtë projektligj.

Sado proejktligji të përpiqet të japë një kuadër orientues për kërkimin shkencor duhet shoqëruar me buxhetin por njëkohësisht dhe me masa të tjera që lidhen, sic e përmendi dhe kolegu Collaku me heqjen e politizimit nga kërkimi shkencor, me decentralizimin e këtij e këtij funksioni si në të gjithë botën dhe mosdhënien e orientimeve politike dhe tek kërkimi shkencor.

Na mbyti propaganda gjithë ditën ju lutem ta heqim nga kërkimi shkencor, ky projektligj nuk i jep zgjidhje”- tha Tabaku.

Etiketa: arsimJorida Tabakuplagjiaturë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku nga Kuvendi i PD: Duhet të bëhemi shtëpia e çdo shqiptari që kërkon ndryshimin e sistemit

18:47 : 30/05/2026
AKTUALITET

“Humbja e besimit, plaga më e madhe”/ Tabaku në Kuvendin e PD: Emigrimi i të rinjve po zbraz Shqipërinë

16:29 : 30/05/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

“Integrimi nuk fitohet me propagandë”/ Tabaku: Europa nuk po na pengon, korrupsioni po

11:58 : 24/05/2026
AKTUALITET

Integrimi në BE/ Tabaku shpjegon kriteret për Shqipërinë: Balluku dhe ligjet e qeverisë vonuan procesin

11:38 : 21/05/2026
Para

Të shtëna me armë zjarri në Roskovec, dyshohet për dy të vdekur

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom