• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdiq në burg/ Kush është Fotaq Zaharia, akuzat për vrasje, arratia dhe pengmarrjet

09:18 : 26/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Drejtoria e Burgjeve njoftoi sot vdekjen e Fotaq Zaharisë në QSUT, teksa trajtohej nën kujdes intensiv në Reanimacion për probleme respiratore prej 16 Gushtit, të cilat nuk i tejkaloi dot.

I dënuari me njëçerek shekulli burgim për grabitje dhe pengmarrje pas trazirave të vitit 1997, ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgut dhe në datën 22 Gusht te Qendra Spitalore “Nënë Tereza”.

I cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë që kryente, kaloi në sitën e verifikimit financiar katër vite më parë.

Ai bëri edhe betejë të gjatë gjyqësore për shkak të kërkesës për mjekim të detyrueshëm spitalor, si pasojë e gjendjes së vështirë shëndetësore dhe paralizimit nga këmba. Zaharia ishte plagosur në operacionin e arrestimit 17 vite më parë dhe ky dëmtim i shkaktoi komplikacione shëndetësore të mëpasshme.

Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha, janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi “arrest në burg” të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si “vjedhje” dhe “rrëmbim personash me qëllim përfitimi”.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

Zaharia, në kohën kur ka qenë i lirë, ishte kthyer edhe në tmerrin e Vlorës, por prokuroria arriti t’i provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarrjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliut.

Plagosja në 2007 gjatë operacionit të arrestimit, kërkesat për lirim dhe fitimi i gjyqit në Strasburg

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Fotaq Zaharia kishte nisur një betejë të re gjyqësore në Gjykatën e Lartë, ku kërkonte trajtim mjekësor dhe ndërhyrje kirurgjikale për këmbën e paralizuar.

Me pretendimin se ndodhet në kushte çnjerëzore dhe degraduese, i dënuari për grabitje dhe pengmarrje në Vlorë kërkonte lirinë. Ai mbeti i plagosur në këmbë ditën kur u arrestua nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, në vitin 2007, ndërsa në vitin 2022 u dëmshpërblye me urdhër të Strasburgut me 13 mijë euro. Pretendimi i tij kishte të bënte me plagën në këmbë dhe mungesën e një ndërhyrjeje kirurgjikale pavarësisht vendimeve të gjykatave.

Përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, Zaharia pretendoi se “mbajtja në kushte çnjerëzore dhe degraduese, të papajtueshmërisë së gjendjes shëndetësore me burgimin, i rrezikon shëndetin dhe jetën”.

Në janar të 2007 kur edhe u arrestua, rezultonte si një nga 10 personat më të kërkuar në Shqipëri, teksa në aksion plagosi edhe shefin e krimeve në Vlorë në atë kohë, Gentian Musabelliu.

Fotaq Zaharia, u ndalua në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, dhe nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, mbeti i plagosur. Nën kushtet e arrestit, ai iu nënshtrua ndërhyrjeve spitalore për plagën në këmbë, por nuk u rikuperua plotësisht.

Në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi kryerjen e një ndërhyrje të dytë kirurgjikale pasi pjesa metalike e vendosur në këmbë po e dëmtonte. Moszbatimi i vendimit shkoi në Gjykatën e Strasburgut, dhe në vitin 2016, kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e tij. Por çështja u zvarrit dhe vijoi në Strasburg, ku fitoi dëmshpërblimin.

Etiketa: Burgvrasjezaharia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

12:12 : 02/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu i Koridhalos, identifikohet 48-vjeçari shqiptar /FOTO

11:47 : 02/06/2026
AKTUALITET

I dënuar për trafik droge, arratiset nga burgu grek 48-vjeçari shqiptar

11:04 : 02/06/2026
AKTUALITET

Ngërçi në Tiranë/ Qytetarja kërkon të certifikojë apartamentin, ish-pronari në burgim të përjetshëm

21:31 : 01/06/2026
AKTUALITET

‘Revanshi’/ SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehur, mes tyre vëllai i ish deputetit të PS-së

11:47 : 31/05/2026
Para

Konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, diskutohet për sfidat e diplomacisë

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom