• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ “Biometric” fiton kontratën 1.6 mln euro nga ISUV, tri javë pasi u përjashtua nga tenderat

18:18 : 19/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Biometric Albania është një kompani shqiptare e cila në datën 25 korrik të këtij viti u përjashtua nga pjesëmarrja në tenderat publikë për 1 vit për shkak se mashtroi shtetin. Sipas vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania e cila zotërohet nga biznesmeni Artur Kadareja, nuk përmbushi detyrimet kontraktuale të një tenderi të fituar nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza për furnizimin dhe vendosjen e aparaturave mjekësore në spitalin e ri A2.

Por menjëherë pas këtij vendimi, shoqëria iu drejtua me urgjencë Gjykatës Administrative të Shkallës së parë për sigurim padie duke kërkuar pezullimin e zbatimit të vendimit të APP-së. Në datën 7 gusht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë e pezulloi vendimin e APP-së duke rrëzuar përkohësisht përjashtimin e kompanisë nga tenderat.

Dhe Biometric Albania kishte një arsye shumë të fortë se pse nxitonte për të pezulluar vendimin e APP-së për përjashtimin e saj nga tenderat. Sepse kishte gati një kontratë 1.6 milionë euro.

Këtë të hënë Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë shpalli fituesin e tenderit për fuqizimin e e kapaciteteve laboratorike të ISUV në të tre fushat ku ushtron aktivitetin e vet analitik, siguri ushqimore, shëndet kafshësh dhe bimësh. Tenderi ishte paracaktuar me një vlerë limit prej 162 milionë lekësh ose 1.62 milionë euro.

Lexo edhe:

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. E para ishte ajo e kompanisë Pegasus me vlerë 1.5 milionë euro, ndërsa oferta e dytë ishte e kompanisë Biometric Albania me vlerë 1.58 milionë euro. ISUV skualifikoi ofertën e Pegasus edhe pse ajo ishte më e favorshme për taksapaguesit pasi e ofronte shërbimin e kërkuar me 80 mijë euro më pak se Biometrik.

Nuk dihet nëse vendimi i gjykatës është ushqyer nga kontrata e majme që Kadareja kishte në prag me ISUV. Por Biometric Albania u shpall fituese në tenderin e mbyllur në 13 gusht, pa mbushur as tre javë nga përjashtimi i saj për mashtrim në tenderat publik duke vendosur kështu një rekord botëror. Ky është Kadareja që ja futi shtetit. Brenda tre javësh mashtroi, u kap dhe fitoi kontratën 1.6 milionë euro./ Kapitali.al

Etiketa: Agjencia e Prokurimit PublikBiometric AlbaniagarëISUVtender

Lajme të lidhura

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë
AKTUALITET

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

21:23 : 31/07/2025
AKTUALITET

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro

13:42 : 24/07/2025
Para

Detaje/ Polici plagosi punonjësin e ERE-s, dyshohet se 45-vjeçari kishte lidhje me gruan e efektivit

TË GJITHA

38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq

16:31 : 10/08/2025

EMRI/ Identifikohet autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan

16:20 : 10/08/2025

A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

15:57 : 10/08/2025

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

15:41 : 10/08/2025

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

15:40 : 10/08/2025

Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve

15:28 : 10/08/2025

Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë

15:13 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com