• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lali fshinte djersët”/ Satira e Gjekmarkajt: Edhe medaljet e çeçenëve në Paris, kryeministri i mori

12:28 : 13/08/2024
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj

Më tërhoqi vëmendjen posaçërisht një video që Kryeministri Edi Rama publikoi dje në rrjetet sociale e me pas në mediat e shumta pranë tij! Nëse nuk do yshtej në komente duke krahasuar pushtetin e tij me atë të vitit “1938” mund të anashkalohej pa shumë vëmendje ose me aq sa meriton një qefli ahengu, çabulli, dasme, feste syneti e të tjera kësosh!

Pamjet shfaqnin milet që kërcenin në qendër të qytezës së Libohovës!

Teksti përpiqej të jepte idenë se njerëzit këndojnë e vallëzojnë nga qejfi, gëzimi e lumturia që u fal kjo qeveri të cilët ishin të zymtë, nopranë, pa dëshira kur ai ishte Kryetar Opozite!! Falë dorës së ngrohtë të Partisë ja ka behur lumturia, buçet daullja e zyrnaja.

Ritet e jetës, me gëzimet e hidhërimet të stinëve, të të mbjellave, të të korrave, të vjeljes së rrushit, të zieres së rakisë e një listë tejet e gjatë zakonesh e kanë shoqëruar njeriun ndër shekuj, shqiptarin po ashtu! Edhe nën pushtimin turk kanë bërë festa, kanë kënduar, janë martuar, kanë ngrënë e pirë, pas tufës me dhi e dele duke i rënë fyellit ja kanë marrë një vënçëje, nën italianin e gjermanin po, në komunizëm gjithashtu! Por gjërat e jetës nuk ka tentuar askush t’i përvetësojë!

Lexo edhe:

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

Këtë biçim adet vetëm këta të “Rilindjes”e kanë shpikur! Ngjan sikur qytetet i ka ndërtuar Rama me muratoret e tij të qeverisë, detet lumenjtë e malet sikur ai me të vetët t’i ketë pikturuar, kostumet popullore po aq, notat e këngëve dhe ritmet e valleve ai dhe ministrat e tij! Morën medaljet çeçenet nën Flamurin tonë dukej se në ring kishte qenë ky dhe Bakja! Lali ju fshiu djersët. Ashtu shfaqej edhe Libohova e meremetuar prej tij, e populluar nga e njëjta dorë, që kërcente prej vullnetit të tij e për të! Tezja qante që ia mbërriti kësaj dite! Nga frika se mos vjen një kohe dhe ai ikën pastaj qytetet shemben, lumenjtë nuk vërshojnë, detet thahen, era nuk fryn më, njerëzia murretehet, oreksi u ndalet, jeta çartet e soset dhe shqiptari i gjorë mbetet pa Zot qante më me gulçe!

Etiketa: Agron GjekmarkajmedaljeRamaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama heq përgjegjësitë nga vetja: Po fqinjët tanë pse po përcëllohen?

13:03 : 13/08/2025
BOLD BLOG

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
Para

Ndezi zjarr për të pastruar kullotën dhe dogji 10 ha tokë, arrestohet 63-vjeçari

TË GJITHA

Myslim Murrizi, Arben Malajt/ Ty të bënë bandat deputet!

20:27 : 14/08/2025

U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

20:10 : 14/08/2025

Egnatia me mision kualifikimin, formacionet zyrtare ndaj Olimpija Ljubljanës

20:07 : 14/08/2025

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

19:57 : 14/08/2025

Erik Lamela prish kontratën me ekipin e Strakoshës, tërhiqet nga futbolli

19:55 : 14/08/2025

Dinamo-Hajduk Split/ Daja me zgjedhje të detyruara në mbrojtje, formacionet zyrtare

19:42 : 14/08/2025

Familja mbetet në “qiell të hapur”, shkrumbohet banesa në Lushnjë

19:39 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com