• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në SHBA/ Ekipi i Trump goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia

15:17 : 12/08/2024
në BOTA

Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushatës së tij. Ndërsa ende po zbulohen detaje rreth këtij rasti, kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance dha disa intervista të dielën, në të cilat ai sulmoi kandidatët demokratë për President.

Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, Nënpresidentja Kamala Harris dhe Guvernatori i Minesotës Tim Walz vazhdojnë fushatën të cilën e kanë përqëndruar në çështjet ekonomike.

Lajmi për sulmin kibernetik ndaj kandidatit republikan për President Donald Trump vazhdoi të mbizotërojë njoftimet e shtypit disa orë pasi ai shkroi për këtë të shtunën në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.

Ai shkroi: “Sapo u informuam nga firma ‘Microsoft’ se një nga faqet tona të shumta të internetit ishte sulmuar nga qeveria iraniane”. Zyrtarët iranianë i kanë hedhur poshtë akuzat.

Dokumentet që dyshohet se janë marrë përfshinin informacione për kandidatin republikan për Nënpresident, JD Vance. Ai u shfaq të dielën në disa media, por pyetjet u përqëndruan tek gara presidenciale.

Lexo edhe:

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Në rrjetin ABC, senatori i Ohajos i hodhi poshtë kritikat për deklaratat mbi familjen që ai ka bërë në të kaluarën dhe e ridrejtoi vëmendjen te politikat e kandidatëve demokratë.

“Pse nuk flasim për inflacionin? Pse nuk flasim për faktin se çmimet e ushqimeve janë të papërballueshme për shkak të politikave të Kamala Harrisit?”, tha zoti Vance.

Ekonomia ishte gjithashtu një pikë diskutimi në një tubim të së shtunës të Nënpresidentes Harris në Las Vegas.

“Premtimi im kur të bëhem presidente është se ne do të vazhdojmë luftën tonë për familjet e shtresës së mesme, duke përfshirë rritjen e pagës minimale dhe heqjen e taksave për bakshishet e kamarierëve”, tha Nënpresidentja Harris.

Rivali republikan bëri një premtim të ngjashëm në të kaluarën dhe akuzoi zonjën Harris për vjedhjen e zotimit të tij për të hequr taksat mbi bakshishet e punonjësve të restoranteve.

Edhe pse janë shtuar thirrjet që zonja Harris të japë më shumë detaje rreth planeve të saj ekonomike, vrulli i fushatës është i pamohueshëm, tha senatorja demokrate Amy Klobuchar në rrjetin ABC.

“Ajo i ka dhënë zemër vendit duke filluar nga Filadelfia në Viskonsin e deri tek tubimi në Arizona me mbi 15,000 pjesmarrës. Njerëzit janë të interesuar të ecin përpara”, thotë senatorja Klobuchar.

Zonja Harris do të kthehet në Uashington të dielën pas një aktiviteti politik në San Francisko. Ajo dhe presidenti Joe Biden pritet të bëjnë një paraqitje publike së bashku të enjten në Meriland.

Ish Presidenti Donald Trump është planifikuar të mbajë fjalim për ekonominë të mërkurën në Karolinën e Veriut./VOA

Etiketa: hakeratHarrisSHBATrumpZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025
Para

Tjetër huazim për Armando Brojën, Chelsea nis negociatat me klubin e Bundesligës

TË GJITHA

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com