• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“28 mln € për kilometër”, PD rendit shkeljet dhe abuzimet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë/ Dokumentet

11:33 : 10/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një nga aferat më të mëdha të kohëve të fundit, atë të tunelit të Llogarasë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli solli prova e dokumente që faktojnë abuzimin e rëndë.

Sipas saj, shkeljet dhe abuzimet me ndërtimin e këtij tuneli, të cilat i ka renditur më poshtë, u kanë kushtuar shqiptarëve të paktën 28 milionë euro për kilometër.

“Studimi i fizibilitetit, i realizuar në kohën e qeverisë Berisha me një vlerë prej 1 milion euro nuk i hyri në punë Edi Ramës, i cili në 2020 miratoi me VKM rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogorasë”, me vlerë të plotë të parashikuar 7.5 milionë euro.

Lexo edhe:

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

Pasi konsorciumi i kontraktuar realizoi projektin e ndryshuar, u shpall tenderi i parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” për të cilin kompania shqiptare me inicialet GJ. K. u rendit në vend të parë me ofertën më të ulët sipas deklarimeve edhe të ish-numrit 2 të qeverisë.

Por çuditërisht AK MIE nuk e shpalli fitues, por anuloi procedurën me arsyetimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Procedura u rishpall për herë të dytë duke konkluduar me fituesin dhe kontratën e lidhur më 8 Nëntor 2021 me bashkimin e operatorëve përbërë nga dy kompani turke. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI and ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me përfaqësues Abdulkadir Kart, ky i fundit ish-deputet në parlamentin turk dhe një mik i ngushtë i presidentit Erdogan.

AK MIE shpalli fituese ofertën e konsorciumit turk me vlerë 200 milionë euro me TVSH ose rreth 12 milionë euro më e lartë se oferta me çmimin më të ulët, diferencë e cila krijon dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

AK MIE nuk vlerësoi procedurën sipas ofertës me çmimin më të ulët, por sipas ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto.

Fituesi u shpall i tillë në mungesë të garës, pra pa asnjë konkurrent tjetër prezent të kualifikuar.

AK MIE shpalli fituesin duke krijuar dyshime të arsyeshme të mungesës së paraqitjes së licencës profesionale të ekuivalentuar për operatorët e huaj, shërbim i cili nga 1 janari 2020 ofrohej vetëm elektronikisht në portalin e-Albania kundrejt afatit 38 ditë ndërkohë që afati i përgatitjes dhe dorëzimit të ofertave ishte 35 ditë nga shpallja (shpallja e tenderit 24 qershor, hapja e ofertave 28 korrik).

AK MIE në publikimin e njoftimit të kontratës së nënshkruar në buletinin nr. 167, datë 22 nëntor 2021, nuk ka plotësuar formatin sipas standardit të kërkuar dhe as ka njoftuar ndonjë nënkontraktor në këtë publikim as emër dhe as adresë por vetëm ka shënuar të dhënat e konsorciumit turk në cilësinë e kontraktorit.

Sipas Spending Data, kompania turke “INTEKAR – ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart ish-deputetin dhe mikun e presidentit Erdogan, deri në 17 korrik 2024 është paguar 178 milion Euro nga Ministria e Infrastrukturës për punimet e tunelit të Llogarasë.

Tuneli u ndërtua në vlerën 28 milionë euro për kilometër.

Ndërsa supervizimi u fitua nga bashkim operatorësh, pjesë e të cilit ishte kompania Net Group sh.p.k në hije e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberit, i cili së bashku me pronarin në letra të kësaj shoqërie u arrestuan  për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrata e supervizimit kushtoi rreth 1.9 milionë euro.

Edhe pse tuneli është i hapur për përdorim, nuk dihet nëse punimet janë marrë në dorëzim nga AK dhe ka përfunduar kolaudimi i tyre në përmbushje të detyrimeve ligjore përpara hapjes për përdorim të veprave infrastrukturore.”- deklaron Vangjeli.

auto_dok51723278754
auto_dok41723278754
auto_dok31723278753
auto_dok21723278753
auto_dok11723278753
auto_dok131723278757
auto_dok121723278757
auto_dok111723278757
auto_dok91723278756
auto_dok101723278756
auto_dok81723278755
auto_dok71723278755
auto_dok61723278754

PD thekson po ashtu se inertet e mbetjeve të tunelit shtrihen përgjatë faqes së malit duke shkatërruar vitalitetin e bimësisë së egër të zonës.

“Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë këtë tunel është mungesa e monitorimit ndaj zbatimit të këtij projekti, që po zhbën mjedisin dhe bukurinë e zonës së mbrojtur të Parkut Natyror në pjesën e Llogarasë. Inertet e mbetjeve të tunelit shtrihen përgjatë faqes së malit duke shkatërruar vitalitetin e bimësisë së egër të zonës.”- shprehet Vangjeli.

Etiketa: Edi RamaGenta VangjeliPDtuneli i llgarase

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

14:34 : 16/07/2025
AKTUALITET

Ekspertja e kërkimeve shkencore: Integrimi s’është një çështje personale e Ramës

13:37 : 16/07/2025
Para

Qëlloi me automatik banesën e krushkut, arrestohet 63-vjeçari/ EMRI

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com