• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një lajm i rremë dhe trazirat në Britaninë Madhe

Për ditë me radhë ka pasur trazira me motiv ksenofobinë në disa qytete britanike, të nxitura prej një lajmi të rremë në rrjet. BBC ka mundur të gjurmojë burimin e lajmit.

08:56 : 10/08/2024
në BOTA

E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 17 vjeçar sulmoi disa vetë në një shkollë baleti – tre fëmijë vdiqën.Shumë shpejt u përhap në rrjet informacioni, se dorasi ishte një i ri azilkërkues, mysliman dhe që kishte ardhur vitin e kaluar me anije përmes kanalit të Lamanshit. Por ky informacion ishte i rremë. Dorasi i pandehur ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë emigrantësh. Informacioni i rremë u shpërnda në rrjet duke nxitur shumë njerëz të protestojnë rrugëve në disa qytete për ditë të tëra. Si mund të ndodhte kjo? Në një investigim BBC ka gjurmuar burimin e informacionit, ku ai u publikua pë rherë të parë. Informacioni i rremë është publikuar në një portal lajmesh: Channel3Now. Kjo faqe është e specializuar për tema të kriminalitetit. Në një deklarim për BBC-në një pjestar i menaxhmentit, pranoi se publikimi i informacionit për dorasin e Southport ka qenë një gabim i paqëllimshëm. Një punonjës i portalit tha, se sipërmarrja është komerciale, synon të publikojë sa më shumë ngjarje që të jetë e mundur. Lidhje me Rusinë BBC nuk ka mundur të verifikojë.

Desinformacion online me pasoja offline

Një informacion i rremë, që përshtatet me botëkuptimin e shumë njerëzve, të cilët e përhapin atë në rrjet. Në Telegram, në X (dikur Twitter) me pasoja konkrete: “Ajo që përjetuam këtu është, se një lajm i rremë në rrjet përhapet duke nxitur dhunë e trazira offline”, thotë Sander van der Linden, profesor psikologjie në Universitetin Cambridge dhe ekspert për fake-news. Informacionet e rreme përhapen shpejt, sepse kushdo mund t’i publikojë ato në rrjet. “Informationet janë pa dëshmi, të paverifikuara. Këto publikime mund të bëhen virale”, thotë van der Linden. “Koncernet mediatike kanë verifikues faktesh, redaktorë, producentë, të gjithë verifikojnë. Ndërsa këto platforma nuk kanë mekanizma kontrolli.”

Protestuesit në Weymouth duke u konfrontuar me policinë
Protestuesit në Weymouth duke u konfrontuar me policinëFotografi: Muhammed Yaylali/Anadolu/picture alliance

Pushteti i medias zhvendoset tek koncernet e internetit

Lexo edhe:

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

Javën e kaluar pikërisht edhe gazeta britanike “The Sun” i kushtoi vëmendje kësaj teme. Në titull shkruhej: “Media anti-sociale” – një lojë fjalësh me konceptin media sociale. Krahas titullit ishte printuar edhe një gurhedhës. Nëntitulli ishte: “Si Facebook e të tjerë nxisin dhunën në rrugët tona.” Titulli tërheq vëmendjen edhe sepse kjo është një gazetë që i përket perandorisë mediatike të Rupert Murdoch, që po nxjerr në pah kthesën. Nuk janë më tabloidët, gazetat e përditshme të bujshme, që japin tonin në Mbretërinë e Bashkuar e bëjnë politikë, por janë koncernet e mëdha të internetit. Elon Musk, pronar i platformës X, javën e kaluar sulmonte vazhdimisht kryeministrin britanik Keir Starmer. Një luftë civile është e pashmangshme, shkruante ai.

Musk akuzoi Starmer p.sh., se po mban qëndrim krejt ndryshe ndaj “protestuesve të bardhë” në vend që t’u kundërvihet dorasve me prejardhje migracioni. Por për këtë ai nuk jepte asnjë dëshmi. Politikanë britanikë të skajit të djathtë e përdorën këtë argument – edhe ata pa ofruar prova. Shefi i X Musk e lejoi sërish në platofrmën X aktivistin ekstremist të djathtë Tommy Robinson, i cili ka 900.000 ndjekës dhe poston Tweets me përmbajtje djathtiste dhe informacione të rreme duke i nxitur protestuesit e dhunshëm.

Përpjekjet për rregullimin nga shteti të këtyre platformave janë në fillimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Hannah Rose, eksperte për ekstremizmin në Institutin për Dialogun Strategjik, e quan këtë si një shembull për ligjin Online Safety Act: “Ky ligj duhet t’i detyrojë platformat që të shuajnë përmbajtjet ilegale. Kush nuk e bën këtë duhet të gjobitet. Por rregullorja ndodhet ende në fazë fillestare.”Se sa efikas është ky ligj, kjo është ende e paqartë. Do të varet nga pozicioni i strukturës rregullatore shtetërore./DW

Etiketa: Britanimyslimanetrazira

Lajme të lidhura

BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
BOTA

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025
AKTUALITET

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025
AKTUALITET

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025
AKTUALITET

Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani

16:18 : 02/08/2025
AKTUALITET

Britani/ Rritet numri i shtetasve të huaj në burg, kryesojnë shqiptarët

21:15 : 01/08/2025
Para

Sërish tërmet me magnitudë 6.8 në Japoni, ekspertët paralajmërojnë "megatërmet"

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com