• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denigronte e shantazhonte vajzat shqiptare në Instagram dhe TikTok, autori i burgosur në Francë

13:38 : 09/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese franceze, kanë dokumentuar 62 raste të përndjekjeve dhe krimeve kibernetike online, që janë kryer nga një 34-vjeçar shqiptar, që vuante dënimin me burg në Francë.

Shtetasi Fabian Dodaj, ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të vajzave të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese.

Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve online në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Lexo edhe:

Rama drejt Vlorës/ Presion administratës të jetë prezente

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.  Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia e Tiranës.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Instagramkercenimkrime kibernetikeshantazhTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama drejt Vlorës/ Presion administratës të jetë prezente

21:21 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
Teknologji

Facebook, Instagram dhe WhatsApp tani ofrojnë plane abonimi

16:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

Emaili i rëndë/ Mabco kërcënoi inxhinierët kinezë me ndërprerjen e bukës

14:10 : 26/05/2026
SHOW BIZ

Mblodhi mbi 400 mijë $ për vajzën me leuçemi, arrestohet në Dubai Aleks Visha

12:05 : 18/05/2026
BOTA

Kërcënim i ri nënujor nga Irani? Si mund të ndikojë në komunikime, banka dhe ekonominë globale

18:46 : 17/05/2026
Para

Ec e quaji 'bangladeshas' po deshe...

TË GJITHA

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom