• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy Vangjelë (i LSI dhe i Ramës), si një simbol i votimeve shqiptarçe

14:51 : 07/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nëse ndokush ka ende dilema për të kuptuar se sa rëndësi ka vota në Shqipëri, rasti i Vangjel Tavos është një ilustrim perfekt. Kur në prill 2021, ai konkuroi në zonën e tij, në Dropull, për ngjyrat e LSI-së, ai dështoi të zgjidhet deputet. Pas tre vitesh, ndonëse u katapultua në Himarë, ku nuk kishte as lidhje, as kontribute e as të shkuar, ai u bë kryetar bashkie.

Në zgjedhjet e përgjithshme, ndonëse mblodhi 12 % të votave ai nuk e kaloi dot pragun pasi, qeveria mbylli kufirin, i pengoi votuesit minoritarë të vinin në atdhe për të votuar dhe i siguroi PS një rezultat të pa imagjinueshëm, me 3 deputetë në Gjirokastër (Çuçi, Duraj, Kumbaro).

Ky rezultat në qarkun që gjithmonë ndahej 2 me 2 mes pushtetit dhe opozitës u bë i mundur edhe nga vendimi arbitrar i Ramës, i cili vendosi të prishë marrëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar kushtetutën dhe hequr koalicionet, që do i kishin dhënë mundësinë Tavos të bëhej deputet.

Tre vite më pas, Vangjeli e pa që nuk i bihet murit me kokë dhe vendosi të bëhej pjesë e skuadrës që i ndryshon si ka qef rregullat e lojës. Ai kaperceu ylberin, u rikthye, si djali plangprishës tek rilindja me të cilën ishte ndarë që në 2007, harroi Metën dhe Berishën që e patën bërë ministër shëndetësie dhe vendosi ti shërbejë atij që ka ne duar dhe gurin dbe arrën. Që në dhjetor 2023 gazeta greke Kathimerini (linku poshte), njoftoi se pas një bisede telefonike dhe një takimi kokë më kokë, Rama kishte rënë dakord me ish deputetin minoritar për ta katapultuar në Himarë.

Nga ky moment Vangjeli i’a mbylli derën fatkeqësive. Kundër tij nuk do kishte më rregulla që ndryshoheshin gjatë lojës në favor te kundërshtarit. Tani prej tyre do të përfitonte vetë. Ai u hodh në fushë me avantazhin e parë ndaj rivalëve: mësimin se po fitove mund të burgosesh dhe se po të jesh pjesë e shtabit elektoral kundërshtar, mund të të dëmtohet biznesi apo hoteli në breg te detit. Ai u favorizua nga zgjedhje të shpallura blitz, në shkëlje të ligjit dhe ku KQZ dhe Presidentini Republikës, nuk patën durim të zbatonin as afatet e ankimimit të kryetarit të shkarkuar Beleri. Ai kishte lehtësinë të shtonte sa votues të rinj të donte përmes gjëndjes civile, ndërkohë që rivali u penalizua nga moslejimi për të votuar, i qytetarëve me datë të skaduar në kartat e identitetit (ndonëse ky parim ishte aplikuar më parë).

Lexo edhe:

Zjarri në Delvinë/ Pësoi djegie në trup, niset drejt Traumës shefi i Komisariatit të Delvinës

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

Vangjeli dropullit, me LSI as në ëndër nuk i kishte imagjinuar këto favore. Po ti kishte pasur në 2021, ai as do ta diskutonte mandatin e deputetit. Por, atëherë Vangjeli u soll si naiv. Zgjodhi të hiqet idiotësisht si opozitar.

Tre vite më pas i edhën mendtë. Vitet e gjata pa punë dhe hallet familjare e bënë ish gjinekologun ti vinte gishtin kokës. E kuptoi se nuk mund të vazhdonte t’a godistte murin me të. Dhe gjithçka në fatin e tij ndryshoi. Të gjithë elementët që kishte kundër u bënë papritmas pro dhe ai hyri i sigurtë në një garë (e shpalli paraprakisht me saktësi edhe diferencën me të cilën do fitonte) ku edhe arbitrin e kishte me vete.

Pikërisht për këtë, për dy mënyrat e të qenit i njëjti Vangjel, ai është një simbol i votimeve të epokës së rilindjes.

Natyrisht, ai mund të mos e ketë vrarë mendjen kaq gjatë, atij mund ti ketë interesuar vetëm fitorja përfundimtare me 59% dhe rifitimi i një vendi pune, pasi pas Metës apo Monikës kishte tre vite që dridhte zinxhirin, por për ata që duan të kuptojnë si funksionojnë zgjedhjet dhe si mund të mbetesh në politikë në këtë vend, ai përbën një model sinjifikativ. Vangjeli e tregoi: duhet të lëpish të gjitha ç’ke pështyrë kundër Ramës, të pranosh të bëhesh ushtar i rilindjes dhe kufijtë për ty nuk do të mbyllen më kurrë./Lapsi

Etiketa: Edi RamaGjirokasterhimarei LSIshqiptarçesimbolvangjel tavovotimetzgjewdhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Delvinë/ Pësoi djegie në trup, niset drejt Traumës shefi i Komisariatit të Delvinës

18:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
AKTUALITET

Gjendet në Gjirokastër skelet njeriu dhe fortifikime të lashta

14:23 : 24/07/2025
Para

Algat blu-jeshile mund të paraqesin rreziqe serioze për shëndetin

TË GJITHA

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

19:52 : 25/07/2025

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

19:48 : 25/07/2025

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkojnë sqarime nga Burgjet për vizitën në spital

19:32 : 25/07/2025

E konfirmuar, Elbasani mbetet ”shtëpia” e Dinamos edhe për sezonin e ri

19:29 : 25/07/2025

Allegri: Milani po ndërtohet me zgjuarsi, nuk jam xheloz për merkaton e Liverpool-it

19:08 : 25/07/2025

Zjarr në Ibë të Tiranës, flakët përfshijnë një objekt

19:08 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com