• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pediatria po përdor ilaçe të skaduara”/ QSUT justifikohet: I kemi të magazinuara!

10:22 : 06/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se te Pediatria po përdor ilaçe të skaduara.

Për të justifikuar “kapitullimin” e shëndetësisë falas të premtuar 11 vite më parë nga Edi Rama, QSUT tha se ato dokumentet e publikuara nga PD kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ të spitalit. QSUT bën me dije se pacientët e Pediatrisë nuk marrin ilaçe të skaduara për të cilat autoritetet spitalore bëjnë me dije se gjenden stok të magazinuara.

QSUT sqaron se: “në sistemin elektronik SISP, lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda vlefshmërisë (skadencës) së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet”.

Ndërsa për terapinë ditore të pacientit, thotë SQUT, është e bllokuar dhe e pamundur të shkarkohet një medikament i skaduar.

REAGIMI I QSUT:

Lexo edhe:

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

Njoftojmë të gjithë qytetarët se lajmet e fundit të publikuara nga disa media për cilësinë e medikamenteve të përdorura në QSUT, janë të PAVËRTETA!

NË QSUT NUK PËRDOREN ILAÇE TË SKADUARA!

Ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe NUK kanë të bëjnë në asnjë rast me lëvizjen fizike të sasisë gjendje të medikamenteve të magazinuara dhe aq më tepër për përdorimin e tyre për pacientët.

KJO ËSHTË LEHTËSISHT E PROVUESHME *në Farmacinë e Spitalit*

Ngritja e këtyre pretendimeve të pabaza, PO DËMTON QËLLIMISHT punën e ekipit mjekësor në shërbim të pacientëve!

Sqarojmë se në sistemin elektronik SISP, lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda vlefshmërisë (skadencës) së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet.

Theksojmë që për terapinë ditore të pacientit, ËSHTË E BLLOKUAR DHE E PAMUNDUR të shkarkohet një medikament i skaduar.

NUK EKZISTON DHE NUK KA ASNJË RAST APO MUNDËSI TË NDRYSHIMIT TË SKADENCËS SË NJË MEDIKAMENTI.

Në lidhje me rastin e pretenduar theksojmë se për nevoja administrative, me qëllim diferencimin e medikamentit të skaduar është kërkuar transferimi i sasisë së medikamentit të skaduar nga një magazinë në tjetrën. Kjo për arsye se medikamenti i skaduar fizikisht duhet zhvendosur në karantinën e përcaktuar për ruajtjen e medikamenteve të skaduara, sipas rregullave në fuqi. Kjo procedurë po përdoret në mënyrë spekulative si rast ku këto ilaçe janë përdorur për pacientët. Sigurojmë se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se sasia stok e medikamenteve të skaduara është e pandryshuar. Nëse do ishte përdorur, do kishte ndryshim të gjendjes stok, çka provon se ky pretendim i hedhur qëllimisht në media është dezinformues.

Veprimet në sistem bëhen kryesisht pas orës 16.00 me qëllim shmangien e lëvizjes së tyre gabimisht nga përdorues në nivelet e tjera (përgjegjës te farmacive spitalore ose kryeinfermier të pavijoneve) që operojnë në sistem deri në orën 16.00.

Për sa i përket citimit se është mashtruar Parlamenti, në korrespondencë zyrtare QSUNT është shprehur se: “_Aktualisht në Farmacinë Qendrore NUK ka sasi të medikamentit Feiba (Factor VIII inhibitor bypassing activity) 1000 UI Flakon…; Kjo, pasi sasia e mbetur prej 1137 flakon nga donacioni i përfituar për herë të parë gjatë vitit 2023, me impakt buxhetor 0 (zero) lekë, është i papërdorshëm. Qartësojmë gjithashtu se medikamenti FEIBA, nuk është kemiopreparat._

QSU ‘Nënë Tereza’, mbetet e hapur për qartësimin e çdo pretendimi *siç u deklarua edhe në Komision parlamentar* si dhe për transparencën e nevojshme që i shërben besimit mjek / pacient.

Lexo edhe:

Skandali me ilaçet e skaduara, denoncimi i Voksht: Albana Fico “rol” kriminal në QSUT

 

Etiketa: Edi RamamagazinimqeverisjeqsutshendetesiaSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO e riktheu në qeli, por Vangjush Dako është ende në spital

11:02 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

09:06 : 17/09/2025
Para

SHBA/ Gjykatësi vendos se Google ka shkelur ligjin me monopolin mbi kërkimet në internet

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com