• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E papritura e humbjes së Himarës

17:39 : 05/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Nuk pritej asnjë rezultat tjetër nga Himara. Një fitore e dhunshme e pushtetit, që nuk gëzoi dot as fitimtarët. Një fitore më pak legjitime se një emërim që nuk i jep dot pushtet Vangjel Tavos të drejtojë. Ai do të zbatojë urdhërat e atij që e caktoi pa proces dhe që mund ta heqë po njësoj, ashtu si hoqi Gjergj Goron, apo të komanduarit pas tij.

Masakra e pronave do të vazhdojë, regjistrat kadastralë do të mbyllen deri në milimetrin e fundit katror që do kalojë për investitorët strategjikë. As këto nuk janë të reja. As ankimimet e opozitës nuk ishin të reja. Dihej që do të shtoheshin votues pro dhe do pengoheshin votuesit kundër. Pjesëmarrja e administratës, presioni, policia e përfshirë, biznesi dhe ndoshta edhe kriminelët, janë rregullisht pjesë e procesit. KQZ dhe gjithë institucionet e pavarura që mbyllin sytë, janë gjithashtu një skemë e mërzitshme që nuk ia vlen as të përmenden.

E vetmja e re është që opozita nuk e shfrytëzoi Himarën për të bërë një betejë, nuk e përdori si shkëndijën e rebelimit ndaj një qeverie që asgjësoi Institucionin e votës. Duke qenë nën prozhektorët e shqiptarëve dhe të huajve, Himara mund të shndërrohej në muzeun e gjallë të masakrës ndaj zgjedhjeve, në betejën e ashpër midis qytetarëve që nuk pranojnë vjedhjen sy më sy dhe pushtetarëve që gllabërojnë pa u fshehur. Himara mund të shërbente për fillimin e një procesi të gjatë që mund të çonte në zgjedhje të lira në 2025. Nese opozita do të bënte betejë.

Në debatin për bojkotin e zgjedhjeve, e vetmja arsye për pjesëmarrje ishte një humbje që të demaskonte Ramën dhe të nxiste ndryshime të mëdha për zgjedhjet e përgjithshme. Kështu si ndodhi, pjesëmarrja në zgjedhje i shërbeu vetëm fasadës demokratike të një politikani që prej 15 vjetësh ka asgjësuar zgjedhjet në partinë e tij dhe prej 10 vjetësh po thellon procesin e asgjësimit total të tyre.

Lexo edhe:

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

Kush ia mbylli gojën opozitës për “Zvërnecin”?

Humbja e Lukovës, nuk ka asnjë vlerë përveçse tregon se si Partia Demokratike, u dorëzua dhe votuesit e saj, të përqëndruar kryesisht atje, mbetën jetimë, ndoshta u dorëzuan te PS. Jo se rezultati i Lukovës, po të ishte si ai i 14 majit 2023 do të shmangte humbjen e paravendosur, por të paktën do të jepte një shenjë që PD, pas katastrofës së 2023, ka ndryshuar diçka.

Në të gjithë Bashkinë e Himarës, duken qartë shenjat e dobësisë së Partisë Demokratike, ndërsa PBDNJ ka qëndruar të paktën te votat e zgjedhjeve të fundit. Jo rastësisht Rama dhe Klosi deklaroheshin 2 ditë përpara zgjedhjeve se Tavo arriti të bashkonte të majtën dhe të djathtën. Kjo deklaratë që nuk shqetësoi askënd, u shfaq në zgjedhje si argumenti më i besueshëm për të justifikuar një proces të shkatërruar që përpara 4 korrikut, kur u dekretua paligjshmërisht.

Kështu, në vend që të bëhej fusha e betejës për 2025, në vend që të shndërrohet në tokën e rezistencës ndaj grabitjes, procesi zgjedhor i Himarës, vetëm sa tregoi se partia më e madhe e opozitës nuk ka as projekt as fuqi dhe as frymëzim për të luftuar regjimin. Kjo ishte humbja e papritur e Himarës.

Etiketa: dobësiE papriturahimarehumbjelukovePartia Demokratikevotuesitzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kush ia mbylli gojën opozitës për “Zvërnecin”?

13:52 : 31/05/2026
RAJONI

Kosovë/ Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e krizës qeveritare

12:10 : 31/05/2026
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:59 : 31/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Vetëm në një gjë nuk kam gabuar kurrë, te besimi ndaj demokratëve

13:16 : 30/05/2026
AKTUALITET

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

12:52 : 30/05/2026
Para

U largua nga Dinamo, Stivian Janku prezantohet te klubi i ri

TË GJITHA

U mor i pandehur, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom