• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Trump 2”, projekt me 4 kolona për SHBA edhe më vitale

09:36 : 02/08/2024
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Piro Ahmetaj 

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS): “do të shndërrohet në Departamentin e Jetës“. Në vitin 2022, në çështjen Dobbs kundër Organizatës së Shëndetit të Grave, Gjykata e Lartë vendosi që Kushtetuta nuk i jep të drejtën abortit, duke j’ua lënë shteteve të krijojnë legjislacionin. Mbi këtë bazë, Projekti inkurajon presidentin e ardhshëm “të miratojë mbrojtje më të fuqishme për lindjet e reja”, megjithëse as nuk promovon ndalimin absolut të abortit, por parandalimin e shtatzënisë në adoleshencë.

Projekti këshillon se në rast fitore presidenti republican, Trump-2 të shkojë më tej sesa thjesht të anullojë urdhrat ekzekutivë të Presidentit Biden për ndryshimet klimaterike. Ai propozon braktisjen e strategjive, përfshirë shfuqizimin e ligjeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) dhe Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), të cilat i konsideron: “nxitësit kryesorë të industrisë së alarmit të ndryshimeve klimatike.”

Projekti Trump-2 akuzon rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Twitter dhe TikTok, se rrezikojnë shëndetin mendor dhe lidhjet sociale të të rinjve amerikanë duke krijuar një formë varësie: “Politika federale nuk mund të lejojë vazhdimin e tyre”, të cilat jane po ashtu “si makineri/armë dezinformimi si dhe spiunazhi kundër sigurisë si dhe interesave kombëtare amerikane”.

Kollona nr 4: Të gjitha vendimet që lidhen me politikën e jashtme duhet t’u japin përparësi Nr.1 interesave kombëtare “America First”, e thënë  më qartë: “Amerika një superfuqi e pakonkurueshme si dhe interesat e amerikanëve të pacënueshme”. Transformimi i Pentagonit dhe institucioneve kryesore të sigurisë për të reduktuar burokracinë dhe rritur fuqinë/aftësitë ushtarake të Sh.BA në mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave Amerikane. Programet e modernizimit të forcës/fuqisë hapësinore, kibernetike, inteligjencës artificiale do j’u alokohen triliona €, duke e bërë kështu USA shumë shekuj përpara të gjithë të tjerëve.

Lexo edhe:

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

Ristrukturimi thelbësor dhe uljen e shpenzimeve administrative/burokratike të UN. Ndërsa përtej gjysëm konteksteve: “një SHBA e pakonkurueshme, një NATO dhe BE më e fortë, një botë edhe më e sigurt, mbeten qasja e fortë e projektit Trump-1/2”. Por është pranuar, që falë edhe kërcënimit të Tij të shumëpërfolur: “vendet që nuk respektojnë këto kuota (2%) nuk do të mbrohen nga NATO”, nga më pak se 5 sot 23 vende anëtare (2017) kanë rritur shpenzimet ushtarake në 2% të GDP (2024), dhe po ashtu BE mbi 500 milard € shpenzimet për mbrojtjen. Nga ana tjetër, ka përsëritur publikisht se: “nëse do isha President (pra jo Biden), Putini që e njeh mirë vendosmërinë time, nuk do kishte ndërmarrë këtë marrëzi në 02/2022”, ndërsa garanton se: “Trump-2 do ta mbyllë për 24 orë luftën e ndaj Ukrainës…”!

Kështu “zgjidhje të forta ka” edhe për ndalimin e përshallëzimit të konfliktit në lindjen e mesme, përballjen e Izraelit me Shtetet dhe Organizatat Terroriste (Hamasin, Hezbullah) ndërsa sa për paqen në Ballkan, do të “imponohet” nga zbatimi i marrëveshjes së nënëshkruar në dhomën ovale, midis Serbisë dhe Kosovës në kohën e administratës Trump-1 (shtator 2020).

Kiron Skinner, e cila ka shkrua kapitullin e Departamentit të Shtetit e konsideron Kinën një kërcënim serioz per USA dhe është kritik ndaj çdo marrëveshje pajtuese me të. Projekti shpreh gjithashtu shqetësim për vjedhjen kineze të pronësisë intelektuale dhe akuzon “Big-Tech” se veprojnë në emër të PKK për të minuar SHBA-në. Do inkurajohet evitimi i investimeve kineze në SHBA dhe kompanitë që kërkojnë të investojnë në sektorë të ndjeshëm në Kinë do të përballen me kufizime deri te revokimi lejes.

Në përmbledhje, përtej zhurmës elektorale rreth Platformës konservatore/Trump/2:“nese ka apo s’ka lidhje me Trump me këtë fondacion”, mund të themi me siguri: “ky projekt si dhe kjo analizë janë bazuar në supozimin që Trump fiton zgjedhjet e 5 Nëndorit 2024” !

Në shtesë, për të mbetur i ndershëm me lexuesin dhe mijëra ndjekësit (përfshi respektin ndaj kritikëve), mund të konfirmoj se edhe si autori kësaj analize, megjithë përpjekjen e sforcuar për ta parë si i paanshem këtë Platformë (Trump-2) (kujtoj se kam patur privilegjin të jem pjesëmarrës në ceremoninë e presidentit Trump-1, Janar 2017), nuk mund të mohoj konsideratën e lartë për qasjen e fortë konservatore, kurajon shtetare, vendosmërinë shembullore të Presidentit Trump-1 si dhe shpresën se Trump-2 do t’ja dalë jo vetëm për USA, në përballjen me shtetin e kapur nga establishmenti i nënëdheshëm (pa-votuar), interestat e philanthopistëve, korrupsioni, demokracia burokratike, etj.

Përtej analizës në tërësi, po paraqes edhe “tre mesazhe strategjike” që mund të nxjerrim nga Projekti-Trump/2, në raport me Rajonin, Kosovën, interesat kombëtare si dhe ardhmërinë Euroatlantike të RSh:

Së pari,  duke përsëritur mirënjohjen për mbështetjen vendimtare që ShBA i ka dhënë kombit për: “njohjen e pavarësisë 112 vjet më parë; çlirimin e Kosovës para 25 vitesh; anëtarësimin e RSh në NATO në 2009, etj”, po ashtu do të mbetet e skalitura në memorjen e historis sonë kombëtare edhe “Marrevëshja Trump – 2020” nënshkruar nga dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi) në dhomën ovale, pra nën përkujdesjen personale të Presidentit Trump-1: “pakete me investime strategjike, autostrada e paqes Beograd-Prishtinë; Port rajonal në ujërat e thella të adriatikut si dhe “qershia mbi torte”, njohja nga Izraeli e Kosovës, etj”. Thënë këto, mbetem besimplotë që kjo marrëveshje deri te njohja e Kosovës edhe nga Serbia, do të “imponohet edhe nga Trump-2”, përkundër riciklimit të oshilacioneve të Millosheviçit dhe të tjerë mëndjendryshkur jo vetëm në Beograd.

Së dyti, përveç regjimit të E.Hoxhes, që për 45 vjet paturpësisht e trajtonte USA si: “xhelat botëror dhe armikun e Shqiptarëve”, shpresoj se si në 33 vitet që lamë, edhe gjatë Trump-2 ose znj.Harris, do të dështojnë me turp bollshevikët e moderuar në Tiranë, që nga fuqia e mbipushtetit, fotot me Presidentët, vizitat e personaliteteve, stërvitjet e USA/NATO-s, mbështetjen/projektet ekonomike, luftën për vulën e opozitës zyrtare, etj, t’jua shesin shqiptarëve si mbështetje partiake nga ShBA. E kunderta është e vertetë, të gjithë presidëntet e USA (përfshi Trump) në 112 vjet: “kanë qenë dhe mbeten vetëm me Shqiptarët, si dhe me interesat gjeopolitike të USA në rajon dhe mesdhe”.

Së treti, konsideruar kontekstin e projektit Trump-2, besoj edhe më fort se edhe Shqipëria ka domosdosmëri jetike që pas 80 vjetesh, ti ri-kthehet modelit të së djathtës se Mit’hat Bej Frasherit, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, Liria, Vota, Prona, Tregu, dinjiteti, Interesat Kombëtare, balancat demokratike e pushteteve si dhe besimi në vlerat Euroatlantike”. 

Për më tej, përtej patronazhistëve të pushtetit dhe kamikazëve të vulës/listës së opozitës, mbetet misioni i përbashkët i shqiptarëve me arsye fisnike që, Shqipëria, të bëhet si USA dhe gjithë Europa, edhe për inat të politikanëve zullumqarë, shtetarëve kusarë, philanthopistët globale si dhe sekserëve të gjithëpusht-eteve që veçanërisht 33 vitet e fundit kanë pushtuar të djathtën dhe sundojnë me “kollare demokratike” kombin tonë të bekuar.

Etiketa: PIRO AHMETAJprogramiSHBAshtyllaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

09:40 : 27/06/2025
AKTUALITET

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

09:16 : 27/06/2025
BOTA

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025
BOTA

Shefi i IAEA: Centrifugat në centralin bërthamor në Fordow nuk janë më funksionale

17:46 : 26/06/2025
BOTA

Operacioni “Çekani i Mesnatës”, gjenerali amerikan zbulon detaje nga sulmi i SHBA-së në Iran

16:49 : 26/06/2025
BOTA

Trump mohon që Irani ka lëvizur uranium para sulmit: Asgjë nuk u nxor nga objekti

15:40 : 26/06/2025
Para

Arrestohet në Dubai "mbreti i narkotikëve" Dorian Petoku

TË GJITHA

Dy të moshuar përdhunojnë 38-vjeçaren në Tiranë, e shfrytëzonin dhe për prostitucion

14:38 : 27/06/2025

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025

Albpetrol derdh naftën në Vjosë, rrezikohet lumi i fundit i egër në Evropë

14:17 : 27/06/2025

Dashuri me shikim të parë dhe ndarje, korriku i paparashikueshëm për shenjat!

14:06 : 27/06/2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin! Plagoset një grua

13:57 : 27/06/2025

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025

Humb jetën nga mbidoza e heroinës 33-vjeçari në Elbasan

13:44 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com