• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U zhvatën italianëve 3 mln euro/ Dërgohen për gjykim Jusel Mici dhe Mendim Domi! Sekuestrohen pasuritë

15:13 : 27/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Juel Micin dhe Mendim Domin, të akuzuar se përmes Call Center kanë mashtruar evropianët duke u zhvatur shuma të mëdha parash.

Më paratë e përftuara nga mashtrimet, Mici dhe Domi kanë blerë pasuri, kryesisht truall dhe apartamente, të cila nuk i justifikonin. Sipas SPAK dëmi i shkaktuar nga mashtrimi arrin në 3 mln euro, por ka dhe shumë raste të pakallëzuara.

Ndaj Jusel Mici janë ngritur akuzat për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me Mendim Domin.

Ndërsa për Mendim Domin janë akuzuat për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Jusel Mici.

Sipas SPAK, dy të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi janë respektivisht organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të krijuar për të kryer veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave.

Lexo edhe:

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

  • Sekuestrimi i pasurive

Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;

Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;

Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,

Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.

  • Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.166 të vitit 2021 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Jusel Mici, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal;

Mendim Domi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Jusel Mici, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesës për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, e cila po hetonte në kuadër të procedimit penal kundër të hetuarve TONARELLI Stefano Matteo, PERICO Gianmario, MICI Jusel, etj, për veprat penale të “Mashtrimit në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga Kodi Penal Italian, neni 416, nenet 110, 640 Paragrafi 2 nr. 2 bis – mashtrim i rëndë në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara dhe nga legjislacioni penal shqiptar, nenet 143/b, 28/4, 333/a të Kodit Penal Shqiptar. Nën koordinimin e Eurojust, mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Pizës, Itali, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore dhe hetimet u ndoqën nga 2 prokuroritë respektive.

Në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi janë respektivisht organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të krijuar për të kryer veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave. Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit. Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja (Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali), duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin qëndra thirrje (call center), në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin viktima (klientë) të shumta, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Hetimi ka provuar plotësisht se të pandehurit kanë vepruar në shumë raste, për të cilat janë paraqitur kallzimet penale nga të dëmtuarit në Itali. Gjithashtu nga kontrollet dhe provat e sekuestruara, ka dyshime se numri i të dëmtuarve është shumë herë më i madh se i personave të dëmtuar që kanë kallzuar.

Dëmi ekonomik i shkaktuar, që është provuar nga hetimi, duke iu referuar në mënyrë ekskluzive të ardhurave nga mashtrimet e kallzuara, si dhe ato të arritura nëpërmjet përdorimit të kompanive fiktive, arrin në vlerën 3 000 000 Euro (ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallzuar mashtrimet ndaj tyre).

Të pandehurit me përvetësimin e shumave monetare, kanë kryer një numër të madh veprimesh të transferimit në llogari të kompanive të shumta të hapura në Shqipëri, me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të parave. Gjithashtu, me këto para të fituara në mënyrë të paligjshme nga mashtrime, kanë kryer transaksione të shumta, duke blerë pasuri të paluajtshme

Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;

Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;

Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,

Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.166/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale”, njofton SPAK.

Etiketa: call centermashtrimmilionaponasekuestrimvjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026
AKTUALITET

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

11:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve, 12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”, arrestohen drejtori dhe zëvendësi/ EMRAT

09:33 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

18:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

Me makinë të vjedhur grabisnin banesat, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, shoku arratiset

16:07 : 28/05/2026
RAJONI

 “Turistët e krimit”/ “Skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve

19:31 : 27/05/2026
Para

Kush do ta zëvendësojë Lindita Nikollën? Del emri i parë i propozuar nga socialistët

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom