• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH zbuloi abuzimet me tenderat e Urgjencës, APP përjashton një vit “Biometrik” dhe “Ro-al”

18:45 : 26/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Dy kompani të njohura janë përjashtuar për 12 muaj nga pjesëmarrja nga tendera publikë, pasi rezulton se kanë abuzuar me kontratat e furnizimit të Urgjencës së Re të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Në 25 Korrik, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur penalizimin e kompanisë farmaceutike e të pajisjeve mjekësore “Biometrik Albania”, si edhe të shoqërisë së mobiljeve “Ro-al”.

Në dy procedura administrative të ndryshme, APP ka konstatuar se dy kompanitë kanë abuzuar me përmbushjen e kontratave të nënshkruara me QSUT.

Lexo edhe:

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

Raporti i KLSH: Klevis Jahaj i fali 2.2 milionë euro Gjikurisë

Shkeljet e “Biometrik”

Kompania farmaceutike “Biometrik” është një prej operatorëve ekonomikë që fiton më shpesh tendera publikë në sektorin e Shëndetësisë.

Vetëm për periudhën 2019-2024, “Biometrik Albania” llogaritet se ka arkëtuar rreth 30 milionë euro nga kontratat publike, sipas të dhënave të publikuara në portalin e specializuar për transaksionet e Thesarit, “spending.data”.

APP njofton se ka nisur hetim administrative ndaj “Biometrik”, pas shkeljeve të konstatuara nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në zbatimin e kontratës me objekt “Furnizim-vendosje të aparaturave mjekësore për spitalin e ri të ndërtuar A2 në QSUT, loti 10”.

Kontratat është nënshkruar në Korrik 2022, për një vlerë financiare prej 38 milionë lekë të reja.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët për shkeljet e konstatuara nga KLSH në zbatimin e kësaj kontrate.

Në një materisl të publikuar në mars të vitit 2024, “Boldnews.al” shkruante se, në Korrik të vitit 2022, Albana Fico, në cilësinë e titullares së QSUT-së, nënshkroi kontratën me kompaninë “Biometric Albania”, në vijim të tenderit “Furnizim vendosje të aparaturave mjekësore për spitalin e ri të ndërtuar (A2), loti 10”.

Objekti i tenderit ishte blerja e shtretërve për pacientët për Urgjencën e Re në QSUT.

Në 30 nëntor 2022, QSUT, në zbatim të kontratës, ka marrë në dorëzim 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12.480.000 lekë dhe 84 krevat spitalor ICU me 3 motor për vlerën 10.584.000 lekë, me vlerë totale 23.064.000 lekë.

Por, vetëm tre muaj më pas, në një vizitë inspektuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, audituesit zbuluan të dhëna skandaloze.

“Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe 28.03.2023 u konstatua se 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12,480,000 lekë me TVSH, nuk janë të rinj, por të përdorur…”.

Pasi janë shqyrtuar gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjencia e Prokurimit Publik ka arritur në konkluzionin se shoqëria “Biometrik Albania” ndodhej në kushtet e “mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale”.

Për këto arsye, APP, me vendimin nr. 74, dt. 25 Korrik 2024, vendosi të përjashtojë operatorin ekonomik “Biometrik Albania” nga pjesëmarrja në procedura të Prokurimit Publik për një periudhë 12-mujore.

Shkeljet e “Ro-al”

Shoqëria e mobiljeve “Ro-al” është gjithashtu e njohur në tregun e kontratave me institucionet publike.

Portali “spending.data” përllogarit se, vetëm për periudhën 2019-2024, shoqëria “Ro-al” ka përfituar kontratat publike me vlerë mbi 7 milionë euro.

Shoqëria “Ro-al” rezulton të jetë fituese në procedurën me objekt “Mobilimi i spitalit të ri të ndërtuar në QSUT”.

APP ka nisur hetimin administrativ mbi këtë procedurë, por pa dhënë shumë detaje për kohën dhe fondin limit të këtij tenderi.

Megjithatë, “Boldnews.al” konstatoi se bëhet fjalë për një procedurë të zhvilluar në vitin 2022, me find limit 25.5 milionë lekë të reja ose rreth 250 mijë euro.

Edhe kjo procedurë është audituar nga KLSH, i cili, në një raportuar të publikuar në mars 2024, konstatoi problematika të mprehta.

“Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe datë 28.03.2023, KLSH thotë se  “u konstatua se në 1312 copë për 6 artikuj në vlerën 25,605,000 lekë, nuk janë zbatuar specifikimet teknike, si dhe mobiljet janë të pa shoqëruara me certifikatën e origjinës, raportet e testeve, certifikatat e cilësisë, certifikatat e garancisë për mallrat”, thuhej në raportin e KLSH-së.

Agjencia e Prokurimit Publik, pasi ka marrë në dorëzim konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka zhvilluar hetim më të thelluar administrativ, duke arritur në konkluzionin se kompania “Ro-al” nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale.

Në përfundim, APP, me vendimin nr. 73, dt. 25 Korrik 2024, vendosi “të përjashtojë operatorin ekonomik Ro-al nga e drejta për të fituar kontratat publike pë një periudhë 12-mujore”.

LEXO EDHE:

Raporti i KLSH/ Miliarda lekë abuzime në tenderat e QSUT, trashëgimia që la Albana Fico

Etiketa: abuzimetappbiometrikklshkompanitepërjashtonRo-altenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

Raporti i KLSH: Klevis Jahaj i fali 2.2 milionë euro Gjikurisë

15:20 : 28/07/2025
AKTUALITET

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

17:38 : 21/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

KLSH: Bashkia e Sarandës i ka shkaktuar mln lekë dëm buxhetit të shtetit nga tenderët problematikë

12:44 : 08/07/2025
AKTUALITET

Spahiu: Kreu i KLSH u sulmua pasi zbuloi akulloret me oksid etileni! Qeveria Rama i doli në krah AKU

08:25 : 08/07/2025
Para

Biden-Harris-Trump, takime të veçanta me kryeministrin izraelit

TË GJITHA

“Lufta” për mbijetesë në Gaza, shembet ballkoni gjatë përpjekjeve për të marrë ushqim (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com