• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I kujt është apartamenti në Vlorë? SPAK i gjeti Beqajt fotot me të njëjtin aredim, “mungon” një makinë

21:53 : 24/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga kontrolli që oficerët e BKH-së me urdhër të SPAK ushtruan në një apartament buzë lungomares në Vlorë, ku pretendohet se është në përdorim nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Apartamenti ndodhej në katin e 7-të të një pallati, teksa i është vendosur në derë shiriti “vendngjarje mos kalo”. Dera e apartamentit është hapur me shpërthim, pasi avokati i Beqajt nuk ka shkuar me pretendimin se ai apartament nuk është i ish-ministrit.

Gjithsesi, burime bëjnë me dije se nga kontrollet e mëparshme në banesat e Beqajt, në sendet e tij i janë gjetur disa foto me të njëjtin aredim që ka apartamenti në Vlorë aktualisht.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle edhe në garazhet e pallatit të apartamentit në Vlorë në kërkim të një makine, por nuk kanë gjetur gjë.

Ndërkohë mësohet se dhe nga kontrolli i ushtruar në apartament nuk është gjetur asgjë e paligjshme, përveç disa shisheve me verë.

Lexo edhe:

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

Kontrolli që nisi rreth orës 15:30 dhe përfundoi në mbrëmje është cilësuar si i paligjshëm nga avokati mbrojtës i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj.  Sipas tij SPAK ka ushtruar kontroll në një banesë jo në pronësi të Beqajt, por në të cilën ish-ministri ka jetuar duke lidhur një kontratë qiraje që ka përfunduar në vitin 2020.

“Sot më datë 24.07.2024, rreth orës 14:00, unë si avokat i z. Ilir Beqaj jam kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët më kërkuan të isha prezent në kontrollin që do ti bëhej (sipas tyre) shtëpisë në pronësi të z. Ilir Beqaj në Vlorë, duke më kërkuar gjithashtu që tu sillja nga Tirana dhe çelësin e kësaj shtëpie pasi në rast të kundërt do të shpërthenin derën. Pasi e sqarova oficerin përkatës të SPAK që z. Ilir Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë ai kërkoi ndjesë se ishte shprehur gabim dhe sqaroi që bëhet fjalë për një banesë që z. Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020. Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.” – deklaron avokati i Ilir Beqajt.

Ish-ministri i Ramës ndodhet në burg, pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC.

Beqaj u arrestua në fillim të muajit korrik me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se përmes njerëzve të besuar ka ndërtuar një skemë për të përfituar shuma të mëdha parash duke lëshuar fatura fiktive për shërbime të pakryera, të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për fshehje pasurie, pasi dyshohet se është pronari “faktik” i restorantit “Gzona” tek Kalaja e Tiranës, si dhe i një automjeti që e ka në emër të bashkëpunëtorit të tij, po ashtu në burg, Ermal Kurtulaj.

Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” edhe në lidhje me koncesionin abuziv të sterilizimit, gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Etiketa: apartamentiilir beqajspakvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

08:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Veliaj u la në burg, avokatët ndërkombëtarë: Po shkelen të drejtat procedurale

17:24 : 09/07/2025
AKTUALITET

I vuri zjarrin banesës së hallës pas një sherri, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

15:51 : 09/07/2025
AKTUALITET

A mund ta mbrosh Veliajn duke i shërbyer Edi Ramës

15:24 : 09/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

14:29 : 09/07/2025
Para

Skënderbeu zhgënjen në miqësore, mposhtet nga Vora

TË GJITHA

Tensione në Theth! Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

12:02 : 10/07/2025

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit

11:57 : 10/07/2025

Toka, biznes, kalçeto dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë një trafikanti droge në Gjirokastër

11:56 : 10/07/2025

Proda paralajmëron deri në 3 vjet burgim për shoferët që parkojnë dysh mjetet në rrugë

11:42 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Tabaku: Përgjegjisia bie mbi qeverinë që nuk kontrolloi territorin

11:36 : 10/07/2025

Rama merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, pritet me puthje e përqafime nga Meloni

11:32 : 10/07/2025

Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit

11:30 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com