• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë po falimenton zonën”, PD: Sot protestojmë kundër traut të ri

10:50 : 24/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Elda Hoti, në një deklaratë nga selia blu, denoncoi bllokimin e hyrje-daljeve në Thumanë për shkak të ndërtimit të autostradës së re. Ajo tha se ky është një vendim korruptiv.

Deputetja tha se një gjë e tillë jo vetëm pengon lirinë e lëvizjes, por po falimenton një zonë të tërë. Mungesa e hyrje-daljeve në disa fshatra, si Thumana etj., apo edhe në qytetin e Fushë Krujës, dhe degdisja e banorëve ne disa rruge tretësore, përbën problem jo vetëm për ta por për të gjithë zonën e Veriut.

Më tej ajo zbulon se sot, në ora 18.00, do të mblidhen në hyrje të aksit Thumanë-Kashar për të protestuar për traun e ri që ndan shqiptarët nga shqiptarët, që ndan të pasurit nga të varfrit, që ndan hajdutët nga punëtorët.

“Ftoj qytetarët e Krujës, Fushë Krujës, Kurbinit, Mirditës, Lezhës dhe Shkodrës, t’i bashkohen protestës,”- tha deputetja.

Lexo edhe:

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë, nga autostrada për në rrugën e vjetër të Fushë-Krujës, është i papranueshëm dhe një vendim i hapur korruptiv.

Ky vendim që ka bekimin dhe lejen e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, po falimenton më shumë se 1000 biznese që ndodhen ne aksin Thumane-Fushë Kruje. Jo vetëm kaq, por po pengon lirinë e lëvizjes, një nga kolonat kryesore për të cilën studentët, punëtorët dhe intelektualët u ngritën para 32 vitesh.

Ky vendim arbitrar qëndron edhe sot, edhe pse banorët e zonës kanë protestuar dhe e kanë kundërshtuar projektin. Ata janë sot të izoluar me keq se në komunizëm, atyre u duhet të shkojnë në shtëpi apo punë duke i rënë rreth e qark, dhe duke paguar tarifën e babëzisë qeveritare.

Korrupsioni nuk ka sy dhe veshë, por vetëm stomak. Orekli i madh i qeverisë për propaganda, për të thënë se ka shkurtuar kohën e udhëtimit, u zgjat rrugën për në shtëpi banorëve të zonës së Krujës dhe u shkurton jetën bizneseve të tyre të vogla dhe të mesme.

Për Edi Ramën, vetëm bosët e mëdhenj duhet të lulëzojnë; të vegjlit dhe të mesmit “hëngshin kokat e tyre”.

Mungesa e hyrje-daljeve në disa fshatra, si Thumana etj., apo edhe në qytetin e Fushë Krujës, dhe degdisja e banorëve ne disa rruge tretësore, përbën problem jo vetëm për ta por për të gjithë zonën e Veriut.

Zgjidhja e vetme është të paguajnë gjobën e qeverisë.

Kjo është edhe arsyeja e kësaj degdisjeje dhe këtij abuzimi.

Shqiptarët e Kosovës rëndohen edhe më shumë, sepse për të arritur në Tiranë, Durrës apo në Jug, duhet t’i nënshtrohen 2 pagesave të ekzagjeruara dhe korruptive.

Për të kundërshtuar këtë padrejtësi, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone dhe të gjithë udhëtarëve të këtij aksi, qendror për transportin në Shqipëri, si deputete e Partisë Demokratike kam depozituar dje në Kuvend një kërkesë për Interpelancë me Ministren Belinda Balluku.

Ne fajësojmë qeverinë për këtë akt të mirëfilltë klientelist dhe korruptiv.

Ne nuk mendojmë se populli shqiptar ka sot qeverinë që meriton.

Ne jemi partia qeveria e së cilës ndërtoi rrugë, por nuk u kërkoi tri herë taksë shqiptarëve.

Sicc e kemi dëshmuar kaq here, ne do të rezistojmë edhe për këtë padrejtësi në kurriz të banorëve të rrethit të Krujës dhe të gjithë shqiptarëve.

Sot, në ora 18.00, do të mblidhemi në hyrje të aksit Thumanë-Kashar për të protestuar për traun e ri që ndan shqiptarët nga shqiptarët, që ndan të pasurit nga të varfrit, që ndan hajdutët nga punëtorët.

Ftoj qytetarët e Krujës, Fushë Krujës, Kurbinit, Mirditës, Lezhës dhe Shkodrës, t’i bashkohen protestës.

Mos u anko në Facebook për padrejtësitë, por eja ngrije zërin te vendi i padrejtësisë!

O sot, o kurrë!

Etiketa: belinda ballukuFushe KrujePDthumanetrau i ri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026
Para

"Onkologjiku"/ I shoqëruar nga avokati, mjeku Edmond Gashi paraqitet në GJKKO

TË GJITHA

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom