Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu ka raportuar këtë të martë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat raportin vjetor të institucionit që ai drejton përe vitin 2023.
Shehu e ka vendosur fokusin tek skandali Onkologjik, ku mjekët çonin të sëmurët me kancer drejt klinikave private dhe shpesh i operonin dhe pa qenë e nevojshme, për të fituar financiarisht. Po ashtu ka edhe mungesë ilaçesh të sëmundjeve jetike, teksa janë shtuar pacientët me kancer.
Sipas vlerësimeve të kreut të KLSH-së, situata në Onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Ai tha se duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.
“Në vazhdimësi do donimin të kishim një mundësi për të bashkëpunuar. Nuk kërkohet vetëm mbështetje për punën por për arritjen e objektivave, dhe për zgjidhjen e problematikave që ne i kemi hasur në punën tonë. Siç përmendim situatën në Shëndetësi, siç është ai i Onkologjikut, është një niveli maksimal i lartë i riskut që kërkohet përgjegjësi e stafit të KLSH por edhe e institucionit që e monitoron spitalin. Kërkohet vëmendje shumë e madhe për zbatimin e rekomandimeve që ne kemi dhënë për shëndetësisë, do kërkojmë një analizë. Ne vlerësojmë se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.” – tha kreu i KLSH-së.
Shehu deklaroi se nuk ka patur reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku sipas tij, në Shqipëri janë tregëtuar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. Më konkretisht janë konsuimuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, teksa produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropoj, Lezhë.
“Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt.” – tha Arben Shehu.
Në replika me deputetët socialist, kreu i KLSH-së tha se këtë rast të vitit 2021 e solli në vëmendje, pasi rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të ketë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku. Arben Shehu kërkoi mbështetjen e institucioneve të tjera dhe bashkëpunimin e tyre, për të mos i penguar në auditime.
“Ne i jemi referuar konstatimeve në subjek, është AKU, kemi audituar dhe është konstatuar në akte me orë konkrete. Këtu kemi të bëjmë më shumë me mosvperim dhe kemi bërë apel për veprim të menjëhershëm. Për situatën duhet të keni një alert të madh, është një ekstrem. Sepse është jetike dhe nuk është sensitive. Dhe nuk do të ndalojmë së kryeri auditime, siç është rasti i Onkologjikut, ku ju jeni njohur vetëm me një pjesë të vogël të probleme. Ka raste konkrete me shtetas që nuk jetojnë më.
Presim nga ju që jo të jeni të kujdesshëm, por të na mbështesni, sepse janë tema që na prek të gjithëve si kanceri. Duhet të ketë një analizë ndërinstitucionale rritjen në këtë nivel të të sëmurëve me sëmundje tumoriale, unë raportova rastin tek Onkologjiku, për vitin 2023, por duhet të nisemi nga konstatimi se nga ku mund të ketë ardhur kjo. Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi.
Do të donim të kishim vëmendjen tuaj në rritjen e bashkëveprimit dhe zbatimit të rekomandimeve, jo vetëm për statistikë, por për rritjen e masave. Auditimi nuk varet vetëm nga puna e KLSH-së por edhe nga bashkëpunimi me institucionet, duke na vënë akses dhe mos ketë vonesa për kërkesate e kërkuara.” – tha kreu i KLSH-së, Arben Shehu.