• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për Xhaçkën rrezikon të përfundojë në “kalendat greke” të Kuvendit

17:31 : 15/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Afatet e parashikuara për përfundimin e punimeve parlamentare për këtë sesion dhe afati i zbardhjes së këtij vendimi nga vetë gjykata po krijojnë mundësinë që mazhoranca të fitojë akoma kohë për zbatimin e këtij vendimi.

Për të mbrojtur deputeten Xhaçka, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria, mazhoranca socialiste votoi dy herë kundër dërgimit të këtij mocioni në gjykatë dhe vendimet e saj u gjetën në të dyja rastet në shkelje të Kushtetutës.

Në vendimmarrjen e datës 10 korrik kjo gjykatë konstatoi se Kuvendi kishte shkelur Kushtetutën duke mos zbatuar një vendim të janarit 2023 të kësaj gjykate, vendimet e së cilës janë të detyrueshme.

“Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, thuhet në vendim, por mesa duket terminologjia e përdorur nga Gjykata Kushtetuese nuk do të ndikojë në hapat procedurialë të Kuvendit.

“Vendimi për znj.Xhaçka nuk ka ardhur akoma i zbardhur. Ndërkohë duhet të botohet që të marrë formë të prerë si vendim, që më pas Kuvendi te bëj proceset e veta”, iu përgjigj BIRN-it të hënën kabineti i kryetares së Kuvendit i pyetur se kur do të zbatohej vendimi i Kushtetueses.

Lexo edhe:

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

Duke pasur parasysh afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 30 ditë dhe Kuvendi ka caktuar në kalendar si seancë të fundit datën 25 korrik, duket se edhe një herë çështja “Xhaçka” do të kalojë në kalendat greke, pasi u zvarrit për më shumë se 2 vite me procedurë në Kuvend.

Gjatë votimit në prill ku rrëzua vendimi i parë i Kushtetueses, socialistët pretenduan se gjykata nuk mund të detyronte deputetët si të votonin sepse ata ishin të pavarur në vendimmarrjen e tyre.

Por sipas vendimit të fundit të Kushtetueses ata janë të detyruar të zbatojnë vendimin e saj pasi ky vendim ka forcën e ligjit dhe “asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë”.

Që nga qershori i vitit 2022 mazhoranca ka përdorur afate dhe procedura parlamentare për të zvarritur në kohë shqyrtimin e saj në organet parlamentare dhe me vendim politik ka mbrojtur deputeten e saj.

Gjatë seancën plenare për mocionin ndaj saj vetë Xhaçka foli për sulm politik nga opozita dhe sulmoi mediat e gazetarët si; “inkuizitorë”, “gjobaxhinj” dhe “snajperistë”.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, duke shmangur praktikën e mëparshme parlamentare, kur Kuvendi ka vendosur që të dërgojë për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve në rastet kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që i ndalon ata të përfitojnë nga të mirat publike./ BIRN

Etiketa: KushtetuesekushtetuesjaKuvendimandatixhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025
AKTUALITET

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025
AKTUALITET

Kuvendi rinis punimet, seanca plenare më 29 maj

14:44 : 22/05/2025
RAJONI

Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:29 : 21/05/2025
AKTUALITET

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

21:46 : 20/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të ri, sa prej tyre janë nga lista e hapur

16:20 : 20/05/2025
Para

E kryer/ Alvaro Morata transferohet te Milan, detajet e kontratës

TË GJITHA

Mbylli sezonin si protagonist në mbrëmjen e titullit, Sherri: Jetova ëndrrën e fëmijërisë time

17:03 : 24/05/2025

U largua në janar nga Partizani, sulmuesi gjen golin e parë me skuadrën e re (Video)

16:47 : 24/05/2025

Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopështi në Gramsh

16:38 : 24/05/2025

Fitoi titullin me Napolin, Partizani krenohet me Amir Rrahmanin: Je njëri prej nesh!

16:30 : 24/05/2025

Universitetet në Hong Kong hapin dyert për studentët e huaj të Harvardit

16:21 : 24/05/2025

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe gjithë ekosistemin

16:21 : 24/05/2025

Daku shënon golin e tretë radhazi në kampionat, shihni realizimin e sulmuesit (Video)

16:09 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com