• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Delta e Vjosës drejt betonizimit/ Eksperti i mjedisit: Zhduken hapësira natyrore që nuk rikthehen dot më

20:23 : 13/07/2024
në AKTUALITET

Eksperti i mjedisit dhe përfaqësuesi i organizatës që kujdeset për mbrojtjen e natyrës, PPNEA, Zydjon Vorpsi, thotë se Vjosa u shpall park kombëtar dhe zonë e mbrojtur, por se shpallja ishte vetëm për rrjedhën e lumit dhe pjesa tjetër rrezikon.

Ndërsa një vit më pas ekspertët e mjedisit janë në alarm për kërcënimin që i kanoset deltës së Vjosës, Vorpsi deklaroi për MCN se për të mbrojtur një territor, nuk mjafton vetëm rrjedha, pasi ajo që u la jashtë parkut kombëtar është pjesa më e rëndësishme, delta e tij, e cila është e njohur për biodiversitein që në rastin konkret është Vjosë-Narta, zonë që ka qenë e mbrojtur.

“Brenda këtij territori filloi ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Ndërtimi në zonat e mbrojtura, se ligji i ri i miratuar së fundmi, e lejon këtë. Zonat e fundit që kishim të mbrojtura nga betoni, u hapën për zhvillim. U miratua një ligj i ri zhvillimor për zonat e mbrojtura, pikërisht ato që duhet të kishin një zhvillim më në përputhje me natyrën. Një studim i fundit për deltat e lumenjve në Mesdhe, rezulton se Shqipëria është vendi i fundit me tre delta të shëndetshme, një prej tyre është delta e Vjosë-Nartës.

Flasim për një ekosistem shumë të pasur, që në kushte e një shteti ligjor, nuk duhet të kishim nevojë që shkencëtarët të vinin dhe të mblidhnin më shumë të dhëna. Ka vlera të larta natyrore dhe i shërben njeriut me ato që ofron. Grupi organizator do ta publikojë studimin në momentin që ky raport përfundon, por në çdo vizitë apo hap që hidhet në Vjosë, pjesa e dunave ranore që janë unike në Shqipëri dhe bëjnë mbrojtjen e parë që toka ka nga vërshimi, për të zbutur përmbytjet. Gjetjet do evidentohen dhe do pasqyrohen nga grupi i shkencëtarëve që e vizituan dhe ata dolën në përfundim dhe thirrja që po bëjnë është se nuk duhet të ndodhë urbanizimi i deltës së Vjosës.

Nga qasja e këtyre viteve, atmosfera ndaj zonave natyrore, është për të ardhur keq, por dihej se qeveria nuk do të merrte një hap, i hapi rrugën të vetmes gjë që ndalohej, betonizimi i këtyre zonave të mbrojtura. Kthimi nga Butrint në Ksamil. Ne i kemi parë planet, janë resorte turistike masive që e zhbëjnë krejt zonën natyrore, qoftë Divjaka, Narta apo Butrinti. Në momentin që ke një ligj i cili shpreh se ndalohet ndërtimi në këto zona, në momentin që ndalohet ndërtimi, ti ke hequr ligjin e zonave të mbrojtura.” – tha ai.

Lexo edhe:

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

I pyetur se sa e shqetësuar është qeveria shqiptare për këto zhvillime dhe e besoni se ajo do të rishqyrtojë prioritetet që lidhen me trashëgiminë natyrore, Vorpsi thotë se duhet t’i rishikojë dhe patjetër të ndryshojë rrjedhën që ka nisur.

“Pavarësisht se mendohet si hapje e hapësirave për turizëm dhe zhvillim, është një katastrofë që i ndodhë vendit tonë. Do të zhduken hapësira shumë të rëndësishme natyrore që nuk do rikthehen dot më. Nuk mendoj se do ketë një reflektim, pasi autoritetet e kanë shprehur qartë se synimi i tyre është turizmi i luksit, apo turizmi elitar.” – tha eksperti i mjedisit.

Etiketa: betonizimitDelta e VjosësqeveriaZydjon Vorpsi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
SPORT

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

10:55 : 05/06/2025
Para

Gjendet një person i vdekur në mes të rrugës në Tiranë, çfarë dyshohet

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com