GJKKO sekuestroi sot shoqërinë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k., me ortakë të vërtetë dhe pronarë ‘de facto’ të ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët ndodhen në burg.
I ftuar në në ‘Syri Tv’ anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti u shpreh se këto sekuestrime duhet të ishin bërë në të njëjtën ditë e orë kur janë ndërmarrë arrestimet e tyre në fundin e nëntorit të datës 30/ të vitin 2023 dhe jo 8 muaj më vonë.
“Është fakt i njohur dhe nga informacionet që kanë dalë në media, ish-drejtorët e bashkisë në bashkëpunim me njëri-tjetri kishin lidhur një strukturë të organizuar kriminale dhe nuk besoj se duheshin 8 muaj për t’i sekuestruar’- u shpreh Teliti.
Deklarata e plotë e Telitit:
Ne jemi sot në muajin Korrik, arrestimet kanë ndodhur që në vitin 2023 dhe u dashkan 7-8 muaj për të sekuestruar pronat e atyre që dihet tashmë është fakt i njohur dhe nga informacionet që kanë dalë në media, ish-drejtorët e bashkisë në bashkëpunim me njëri-tjetri kishin lidhur një strukturë të organizuar dhe nuk besoj se duheshin 8 muaj për ti arrestuar.
Pra nuk duhej aq kohë për të nxjerrë urdhrin e sekuestrimit të çdo lloji prone e krijuar si pasojë e këtij aktiviteti kriminal.
Pra nuk po flas vetëm për pronat e trashëguara nga prindërit e tyre, nuk po flasim për prona të krijuara në të shkuarën e tyre por ama nga aktiviteti i tyre kur ishin në pozicione drejtuese në Bashkinë e Tiranës si drejtorë të cilët kanë pasur delegime përkatëse dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë iniciativën për të fituar me dhjetëra tendera mbi 30 milionë euro mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë.
Këto sekuestrime duhet të ishin bërë në të njëjtën ditë e orë kur janë ndërmarrë arrestimet e tyre në fundin e nëntorit në datën 30/ të vitin 2023.