• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi kërkesë Kushtetuese: Kërkoni opinionin e Venecias për mandatin e Xhaçkës

17:56 : 08/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi i është drejtuar me një shkresë këtë të hënë Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon rihapjen e çështjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, duke i kërkuar që të merret opinioni i Komisionit të Venecias.

Partia Demokratike kishte dorëzuar padi në Kushtetuese, ku i kërkonte që t’i hiqej mandati ish-ministres Xhaçka për konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por, duke qenë se padia ishte firmosur vetëm nga 1/5-ta e deputetëve, Kushtetuesja iu drejtua Kuvendit, ku socialistët pas një zvarritje të gjatë, më 11 Prill 72 socialistë ngritën kartonin e kuq në Kuvend, duke e bllokuar hetimin e Olta Xhaçkës.

Më 24 Prill, Gazment Bardhi në emër të PD-së ridepozitoi një padi tjetër në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës, por këtë herë të firmosur nga 44 deputetë të opozitës. Gjykatë Kushtetuese, e cila ka zhvilluar për së dyti seancat me palët dhe pritet të dalë me vendim.

Ndërkohë tashmë, në një dokument prej 6 faqesh dhe që mban datën e sotme, 8 Korrik, Kuvendi i Shqipërisë shkruan se është parë e nevojshme mendimi këshillimor nga Komisioni i Venecias, pasi është krijuar një pasiguri juridike.

Lexo edhe:

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e fundit, avokatja e Kuvendit thekson se deputeti nuk mund të detyrohet në votim, por i nënshtrohet vetëm bindjes dhe ndërgjegjes së tij. Ndaj dhe Kuvendi kërkon që të rihapet çështja dhe Komisioni i Venecias të pyetet nëse mund të detyrohet një deputet që të votojë në një mënyrë të caktuar, para se Gjykata Kushtetuese të shprehet për së dyti për mandatin e Olta Xhaçkës.

Investimi strategjik

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës.

Për çështjen në fjalë, SPAK ka sekuestruar të gjithë sipërfaqen e tokës që i ishte falur ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Gjithashtu, në burg për këtë çështje ndodhet dhe ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të shoqërisë private të zotëruar nga Artan Gaçi.

Po ashtu, edhe vetë Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij deputete Olta Xhaçka kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje që vijon të jetë në hetim.

 

Etiketa: kerkesekomisioni i veneciasKuvendiolta xhacka

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

09:39 : 30/09/2025
AKTUALITET

A do e bojkotojë opozita Kuvendin? Noka: Ta harrojnë! E provuam një herë dhe na u kthye në bumerang

22:14 : 24/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton anëtarët e Komisioneve Parlamentare, Erlad Kapri voton kundër

11:45 : 24/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon përsëritjen e seancës së kaluar, Tabaku: Po shkelet rregullorja e Kuvendit

10:22 : 24/09/2025
AKTUALITET

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite miratimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare

08:28 : 24/09/2025
Para

A kishte gabim teknik te Spanjë-Gjermani? UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm

TË GJITHA

Raporti i ri i KLSH-së dhe skandali i përsëritur në onkologjik

14:55 : 03/10/2025

Arrestohet efektivi i policisë në Tiranë, u kap me një sasi të konsiderueshme droge

14:50 : 03/10/2025

Kushtetuesja e RS-së: Referendumi për Dodikun nuk cenon interesin vital të boshnjakëve

14:39 : 03/10/2025

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

14:19 : 03/10/2025

Vrasja në Babrru/ Momenti kur autori largohet nga vendgjarja duke folur në telefon, fsheh dorën me gjak

14:18 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com