• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Si Altin Dumanit i prapësuan 19 mandate arresti për Veliaj dhe bandën e tij

20:55 : 07/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar 11 Korrikun, si një datë të rëndësishme dhe të jashtëzakonshme në historinë e lëvizjes demokratike të PD-së dhe opozitës shqiptare, pasi sipas tij, do të tregojnë se janë shumica dhe se janë të vendosur në një betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, Berisha sulmoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e konsideruar si vegël në duart e kryeministrit Edi Rama. Sipas liderit demokrat, Dumani e ka shndërruar skrapin e partisë, në mburojën më kriminale, më të shëmtuar të megaaferave dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeveritarëve, teksa sulmon çdo ditë opozitën si dhe mbyll dosjet elektorale.

Ndër të tjera, Berisha tha dhe se Altim Duman u praps nga Edi Rama për 19 mandatet e arrestit për Erion Veliajn dhe bandën e tij, duke i nxjerrë kartonin e kuq, pas publikimit të lajmit në media.

Sali Berisha: Në historinë e lëvizjes demokratike të PD-së dhe opozitës shqiptare, 11 korriku shënon një datë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Me 11 korrik shqiptarët e zemëruar, shqiptarët e revoltuar dalin në shesh për dinjitetin e tyre. Dalin në shesh për atdhetarinë e tyre. Dalin në shesh për tu përballur me regjimin më armiqësor që kanë pasur ndonjëherë përballë. Dalin në shesh për tu përballë me armikun më të rrezikshëm, më të pashpirtë të kombit shqiptar, që po boshatis, po zbras Shqipërinë nga shqiptarët, si asnjë pushtues në histori. Dalin në shesh si shpresa e fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët, si shpresa e fundit për një komb që po pakësohet çdo ditë e më shumë. Dalin në shesh për një komb që po vidhet, si asnjë komb tjetër në Europë dhe botë. Dalin në shesh kundër një diktature të bazuar në aleancën e krimit, me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve, e cila ka konfiskuar votën e tyre, ka konfiskuar lirinë e tyre. Dalin në shesh përballë një njeriu, Edi Ramës, i cili me firmat e tij fap, fap, fap, e paf, paf, paf, ju vodhi shqiptarëve jo qindramilionë, por të kemi parasysh dhe portin e Durrësit, miliarda e miliarda euro. Ndërtoi në Shqipëri një sistem në të cilin, zyrtarë dhe qeveritarë në të gjitha nivelet, ndajnë paratë publike të vjedhura me familjarët e tyre. Ndajnë pasuritë publike njëri me tjetrin, kurse shqiptarëve u lënë rrugët e botës. Ndaj dhe 11 korriku është dita në të cilën ne shqiptarët ngrihemi dhe ju tregojmë kombit dhe botës se jemi shumica e tij. Se jemi shpresa e tij. Se jemi të vendosur në një betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës. Ndaj dhe me 11 korrik në sheshet dhe rrugët e Tiranës, do të jetë çdo shqiptar që i thotë votës së lirë, votë e lirë, që i thotë lirisë, liri, pa të cilën nuk ka dinjitet njerëzor. Pa të cilën nuk ka dinjitet kombëtar, shpresë dhe të ardhme për qytetarin dhe vendin. Në 11 korrik çdo shqiptar që i dhemb shpirti dhe zemra për zbrazjen e Shqipërisë, boshatisjen e këtij vendi sikur të ishte vend i mallkuar, ngrihet, përballet dhëmb për dhëmb me armiqtë e egër të saj.

Me 11 korrik çdo shqiptar që beson se nuk ka liri dhe dinjitet pa drejtësi të pavarur, se nuk ka liri dhe dinjitet me narkodrejtësi, me dumanër dhe zamanër, ngrihet për të përmbysur regjimin dhe rikthyer në Shqipëri, kushtetutën, ligjin dhe të drejtat e shqiptarëve. Çdo ditë Zamani, ky mercenar me grupin e tij të strukturuar kriminal, tallet me cinizëm me shqiptarët. Çdo ditë duke mbyllur dosjet elektorale, duke sulmuar opozitën, dëshmon se nuk është gjë tjetër veç se një mercenar i regjimit që meriton largimin e menjëhershëm, dhe ndëshkimin ligjor më të fuqishëm, për krimet që ka kryer. Altin Zamani kjo vegël e verbër në duart e Edi Ramës ka shndërruar skrapin e partisë, në mburojën më kriminale, më të shëmtuar të megaaferave dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeveritarëve.

Lexo edhe:

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

Këto ditë jeni dëshmitar se si u prapësuan nga Altin Dumani dhe Edi Rama 19 mandate arresti për Erion Veliajn dhe bandën e tij. Pasi lajmi u publikua në të gjitha mediat e qeverisë, nga mjeroja, Bolino e me radhë, u zhduk. Nuk ndodhi asgjë, sepse Dumanit i nxorrën kartonin e kuq. O hajdut i thanë, po kë mund të arrestosh ti pa lejen tonë. Shpresa e fundit jeni ju. Pa drejtësi nuk ka liri. Pa drejtësi një kombi i vritet besimi dhe e ardhmja. Ndaj dhe me 11 korrik mbarë kombi në këmbë, si kurrë me parë për drejtësi sociale, për dinjitet, për shpresë dhe të ardhme. Prej kohësh opozita ka depozituar në skrapin e partisë jo se ajo nuk e di, që dosjet e saj që të gjitha mbyllen, por në respekt të kushtetutës së saj, që përcakton se shteti ligjor është dhe mbetet themeli i shoqërisë së lirë, me dhjetëra e dhjetëra dosje. Ku janë ato? Që të gjitha janë të stamposura me një gërmë ‘A’, dosje nga armiku. Dhe unë i them armikut Edi Rama se në qiell e në tokë po të shkosh atyre dosjeve nuk u shpëton dot ti, ministrat tu, Altin Zamani yt dhe të gjithë ata mercenarë, avoketër të krimit që ke bashkuar një e nga një, në skrapin e partisë.

Etiketa: ALTIN DUMANIarrestiErion VeliajSali Berishaspak

Lajme të lidhura

Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

13:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Afera “5D”/ Dëshmitari: Si Alfred Qato më mori nga furra e bukës dhe më bëri “pronar” të “Vas konstruksion”

13:01 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur

10:48 : 03/07/2025
Para

Sondazhet/ Surprizë nga zgjedhjet në Francë, rrëzohet Le Pen, ja si renditet Macron

TË GJITHA

Gjykata e Lartë “vulos” dënimin, vetëm 12 vite burgim për vrasësin e Klodian Rashës

17:12 : 03/07/2025

Korriku përvëlues! Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën

17:08 : 03/07/2025

Mjekët i kishin ndaluar fluturimin, Diogo Jota po shkonte drejt portit për t’u kthyer në Angli me traget

17:03 : 03/07/2025

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025

Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë

16:46 : 03/07/2025

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

16:39 : 03/07/2025

Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin

16:39 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com