Enkeled Alibeaj ka denoncuar emërimin nga Rama të Drejtorit të OSHEE në Kurbin, i cili është kreu i grupit kriminal që trafikonte makina.
Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Alibeaj, në një deklaratë për mediat bën të ditur se Lekë Tuna, drejtor i OSHEE, u arrestua për trafikim makinash më 5 prill, fakt i cili është mbajtur i fshehtë.
“Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin”,¬ tha Alibeaj, i cili ka zbuluar edhe arrestimin e këtij personi, por që është mbajtur i fshehtë.
“Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorrike. Por lajmi po mbahet i fshehtë, dhe megjithëse nën arrest për këtë vepër të rëndë penale, Tuna vazhdon të jetë zyrtarisht kreu i OSHEE për Kurbinin”, tha Alibeaj.
“Në gjithë Kurbinin, mes qindra të rinjve e të rejave, burrave e grave me integritet e të arsimuar, Edi Rama i vuri gishtin pikërisht këtij vjedhësi dhe trafikanti makinash, kreut të një grupi të strukturuar kriminal, me lidhje dhe me mafian rajonale, për ti besuar drejtimin e OSHEE. Prandaj dhe pikërisht për këta trafikantë me të cilët ndanpushtetin, me të cilët sundon qytetet dhe i ka sjellë deri në parlament, Edi Rama nuk e donte dekriminalizimin dhe bëri çdo përpjekje për ta ndalur atë”, theksoi ai në një deklaratë për mediat.