• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj në arrati apo qeli dhe kokat e njëri-tjetrit

16:24 : 03/07/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Njoftimi i akuzave nga Prokuroria e Posaçme, për drejtorët Redi Molla, Taulant Tusha e Maringlen Qato, ishte thuajse një amnisti dhe një tollovi juridike befasuese për profesionistët dhe të vërtetën.

Mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera, ishin akuzat turistike dalë ditën e djeshme dhe hetimi vazhdon, nën pretekstin e parashkrimit. Duke lënë hapur kontekstin se meseleja hetimore mbase lyp edhe vite.

Neni 143 është më kthjellët se tirbullira e prokurorëve pasi thekson se:

143: Përvetësimi i pasurisë private ose publike, nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme, ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Kur vepra ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet

Lexo edhe:

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

Eshtë provuar dhe është deklaruar nga akuza se janë përvetësuar para publike. Është provuar se është ngritur kompani në emër të të tjerëve dhe u vërtetua se zyrtarët e akuzuar ishin pronarët realë të kompanisë. Këtu ulëret mashtrimi dhe mungon akuza zyrtarisht Eshtë provuar se nëpërmjet kësaj kompanie janë kaluar para publike për tu investuar në hotelin ka janë pronar të akuzuarit. Lehtësisht duket edhe nga miopët juridikë se kemi pastrim të produkteve të veprës penale.

E megjithatë fjalia hetimi vazhdon është aty për vetëmbrojtje nga Prokuroria. Gjykata e Apelit ka kërkuar të hetohet për grup të strukturuar kriminal. Ka kërkuar edhe hetim për Kryebashkiakun Erion Veliaj, përgjegjësinë e tij penale në këtë histori korruptive.

Konstatimi është për cilësi të munguar hetimore. Rikthehet rasti “Beqja”. Ku dosja dhe provat nuk rakordojnë me kërkesat e Prokurorëve. Kjo e ka kthyer sjelljen e SPAK në qokë politike e diplomatike duke e ligjshkelur Kodin me të gjithë këmbët. Arbër Veliaj mund të bashkangjitet hetimeve për inceneratorët sepse shumë transferta parash miliona euroshe, ende nuk po bindin prokurorët megjithë javashllëkun e tyre.

VELIAJ biznesmen mbase ka humbur nga radarët e SPAK. Drejtues e pronarë mediesh nëpër urdhlrarredte presin Irenën Gjoka-Shpata-Maneku, të firmosë dhe janë larguar jashtë vendit. Korridore informative brenda e jashtë Prokurorisë se kanë ndarë haberin e arrestimit të Erion Veliajt. Holandë, Qipro, Zvicër, Stamboll, fluturimet e bashkiakut nuk dihet nëse janë histori ofshor, apo adresa të mundshme garancie, për një arrati në rast të afërt qelie. Duket se kryebashkiaku me stafin e drejtorëve tej hekurave, nuk e mban dot të njëjtin fat.

Rama deri tani i ka dhuruar ish-pasardhësit, post nën lakminë edhe të Ballukut, Gjiknurit, Xhafës, etj. Është koha të vetëlargohet dhe nuk ia ka hequr lakun e arrestit, sepse ka edhe hallet e Ols vëllait e të tijat me shumë e shumë kusure penale. Pasaporta e lajmëruar për bllokim por me zgjatje kohore për ca udhëtime, mund të jetë biletë kompromisi për ndarje rrugësh mes Ramës e Veliajt. Koha është duke u numëruar ndryshe.

Të keq-mësuar me humorin e Ramës, prokurorët ndoshta presin kongresin socialist të 20 korrikut nëse Veliaj çgradohet politikisht, si Arben Ahmetaj dhe më pas nisin aksionin “kolegët” Por dëmi i madh sa vjen e thellohet në financat publike bashkiake, nga mosveprimi i agjentëve të posaçëm. Prokurorët një ditë do të luftojnë njëri-tjetrin, sepse u përdorën në kohë e nga njerëz të gabuar, nga ata që u bënë urdhërues të tyre, pikërisht ata pusht-e-tatarë, që duhet prej kohësh të ishin të pandehur prej tyre…Gjurmët nuk zhduken kollaj. Rama e di, ndaj e ka thënë. Le të hanë, le të HAMË, kokat e njëri-tjetrit…Sofra është shtruar..

Etiketa: Basir ÇollakuMaringlen Qatoprokuroria e posacmeRedi MollashkeljespakTaulant TushatenderaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

11:17 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

11:03 : 03/10/2025
AKTUALITET

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

10:41 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

10:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës

09:58 : 03/10/2025
Para

Festoi me simbole ultra-nacionaliste, ministrja gjermane kërkon dënimin e Demiral

TË GJITHA

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025

Dëbora bllokon banorët në Bjeshkët e Javorrit, ekipet e shpëtimit ngecin në Qafën e Markofçes

11:23 : 04/10/2025

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com