• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëflijimi i Pal Trashajt/ PD: U helmua nga “drejtësia e re”, turp për Altin Dumanin

13:35 : 03/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vetëflijimin e Pal Trashajt, i cili konsumoi fotoksinë para godinës së SPAK, pasi ishte viktimë e mashtrimit me mikrokreditë dhe Prokuroria e Posaçme dhe kreu i saj, Altin Dumani i refuzonin takimet dhe kallëzimin.

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu tha se Pal Trashaj u vetëhelmua, pasi u helmua nga shpërfillja, përbuzja dhe arrogance e shtetit shqiptar dhe e të ashtuquajturës “drejtësi e re”.

Sipas tij, 63-vjeçari bëhet dëshmori i parë i arrogancës së SPAK, pasi për muaj me radhë ai është shpërfillur, dhe SPAK-u i Altin Dumanit as e ka dëgjuar, as i ka pranuar padinë dhe as e ka përcjellë në Prokurori.

Balliu tha më tej se ky është turpi i radhës i SPAK-ut të Altin Dumanit, i cili pranon padi nga atentatori politik me porosi dhe lë pas dere qytetarin me halle Pal Trashaj.

“Paditë politike janë porosi e Rilindjes kurse nëpërkëmbjet e Pal Trashajt vetëm padrejtësia e radhës në serinë e sulmeve që i bëhen opozitës, që nga kryetari i saj dhe deri te protestuesi më i thjeshtë.” – tha ndër të tjera Balliu.

Lexo edhe:

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

Ish-deputeti demokrat deklaroi se Altin Dumani po bëhet si  Dumani tjetër vrasës me pagesë, teksa në emër të PD-së i kërkoi Prokurorisë të hapë me urgjencë çështjen për vrasjen e Pal Trashajt dhe përgjegjësit të vihen në bankën e akuzës.

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU:

Pal Trashaj, një qytetar shqiptar, bir, baba, e vëlla, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar  pasi u helmua nga shpërfillja, përbuzja dhe arrogance e shtetit shqiptar dhe e të ashtuquajturës “drejtësi e re”.

I nëpërkëmbur prej katër vitesh në sistemin e drejtësisë për abuzime të bankave dhe përmbaruesve, ai i është drejtuar SPAK me shpresën se do të gjente zgjidhje te institucioni i cili sipas sondazheve të porositura gëzon besimin e shqiptarëve.

Për muaj me radhë ai është shpërfillur, dhe SPAKU i Dumanit as e ka dëgjuar, as i ka pranuar padinë dhe as e ka përcjellë në Prokurori.

I përballur me humbjen e pronës dhe i sfilitur nga pamundësia për të gjetur të drejtën, Pal Trashaj 63 vjeç, është vetëhelmuar në dyert e Prokurorisë së Posaçme. Ai bëhet kështu dëshmori i parë i arrogancës së SPAK.

Ky është turpi i radhës i SPAK-Dumanit i cili pranon padi nga atentatori politik me porosi dhe lë pas dere qytetarin me halle Pal Trashaj.

Paditë politike janë porosi e Rilindjes kurse nëpërkëmbjet e Pal Trashajt vetëm padrejtësia e radhës në serinë e sulmeve që i bëhen opozitës, që nga kryetari i saj dhe deri te protestuesi më i thjeshtë.

Pal Trashaj ka qenë kryetar i PD së Lezhës në periudhën 2007 dhe 2009 dhe ne i përcjellim, familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Partia Demokratike nuk do ta pushojë luftën kur Rilindjes dhe Spakut e veglave të saj, që i shohin qytetarët shqiptarë si të majtë apo të djathtë, të kuq apo blu.

Turp për Altin Dumanin që si Dumani tjetër po bëhet vrasës me pagesë.

Me urgjencë i kërkojmë Prokurorisë të hapë çështje për vrasjen e Pal Trashajt dhe përgjegjësit të vihen në bankën e akuzës.

Etiketa: ALTIN DUMANIKlevis BalliuPal TrashajPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Screenshot
AKTUALITET

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

16:52 : 03/06/2025
AKTUALITET

SPAK: Si funksiononte banda shqiptare që trafikonte drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës

16:46 : 03/06/2025
Para

Shkodër - Kultivonin kanabis në mes të pyllit, 1 në pranga, 2 në kërkim/ PAMJE

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com