• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zv.drejtorave të policisë, Apeli amniston ‘zarin’ e trafikantit Geron Xhafaj

17:21 : 01/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi sot me 7 vite burg Arbër Paplekaj, i cili në 21 prill të vitit 2021 vrau në Elbasan Pjerin Xhuvanin. Gjykata ndryshoi akuzën nga  ‘vrasje në rrethana cilësuese’ në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Edhe pse vrasja ndodhi në sytë e 6 oficerëve dhe dy zëvendësdrejtorëve të policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dhe këta të funduit nuk morën asnjë masë për parandalimin e krimit, Gjykata e Apelit vendosi që të pushojë çështjen ndaj tyre dhe t’i shpallë të pafajshëm.

Vendimi i sotëm, zbuti disa nga vendimet e gjykatës së Elbasanit, e cila kishte dënuar me 22 vite burg Paplekajn dhe  dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

Si u amnistua ‘zari’ i trafikantit të kokainës Geron Xhafaj?

Duket se ky vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit është më shumë politik, sesa gjyqësor, pasi dihet lidhjet e Albert Nushit me trafikantin e drogës Geron (Agron) Xhafaj.

Lexo edhe:

FOTO/ Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

Albert Nushi u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit në 21 qershor 2022, për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “deklarim të rremë”, pas përplasjes me armë gjatë fushatës elektorale të vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Më qartë, Nushi, i cili në atë kohë ishte numri dy i Policisë së Elbasanit, akuzohej  për “manipulim provash”.

Albert Nushi manipuloi provat në çështjen “Geron Xhafaj”

Ai është një prej personave përgjegjës për manipulimin e provave në çështjen “Geron Xhafaj”, për të cilin u ngritën dyshime se vijonte trafikun e narkotikëve, ndërkohë që ishte i dënuar në Itali dhe vijonte lëvizjen lirshëm në Shqipëri.

Një audio-regjistrim i bërë publik në pranverën e vitit 2018 tregonte se Agron (Geron) Xhafaj, bisedonte me një person tjetër për trafik narkotikësh nga Vlora drejt Italisë.

Ky regjistrim ishte një goditje e fortë për vëllain e trafikantit, Fatmir Xhafaj, i cili mbante pozicionin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë “Rama 2”.

Ndaj, duhej bërë gjithçka që regjistrimi dhe të gjithë provat e tjera të manipuloheshin dhe trafikanti Agron (Geron) Xhafaj të dilte i pastër.

Këtë “detyrë partiake” e mori përsipër Albert Nushi, i cili, në pozicionin e drejtorit të Policisë së Fierit në atë kohë, manipuloi në mënyrë të trashë dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti, për të rrëzuar bisedën e regjistruar ndërmjet Agron (Geron) Xhafaj dhe një personi tjetër, Albert Veliu.

Të dhënat e dosjes hetimore të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila ndoqi rastin “Geron”, e tregojnë drejtuesin e lartë policor, Albert Nushi, në rolin e një “zari” përballë kriminelit Fredi Alizoti.

Por duket se me vendimin e sotëm, Gjykata e Apelit ka vendosur që të falë ‘zarin’ e trafikantit të drogës Agron (Geron) Xhafaj, pasi edhe pse Albert Nushi ishte prezent në krimin e rëndë dhe së bashku me 6 efektivët e tjerë të policisë dhe zv.drejtorin tjetër Nikollaq Palla, nuk bënë asgjë për të shmangur konfliktin e armatosur.

Lexo edhe:

Albert Nushi/ “Zari” i Geron Xhafaj arrestohet për manipulim provash

Etiketa: alber nushielbasangeron xhafajgjykata e apelitvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

19:01 : 03/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

17:47 : 03/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e atentatit

12:13 : 02/06/2025
AKTUALITET

Autori e priti për 1 orë/ Çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë nga vrasja e Pjetër Kaza në Lezhë

10:42 : 02/06/2025
AKTUALITET

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

21:04 : 01/06/2025
Para

Vendos Gjykata e Lartë, Donald Trump merr imunitet të pjesshëm nga akuzat penale

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com