• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO dënon me burg ish-përgjigjegjësin e IKMT-së Sarandë, Julian Prenin

16:25 : 26/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimet për ish-përgjegjësin e IKMT-së së Sarandës Julian Preni, punonjësin e IKMT-së, Arjel Balani dhe shtetasin Foti Doda.

Julian Preni është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, duke u dënuar me dy vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1.4 vite burgim. Gjithashtu, atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 5 vjetësh

I njëjti dënim është dhënë edhe për Arjel Balanin. Ky u fundit është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe është dënuar me dy vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1.4 vite burgim.

Gjithashtu, edhe atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 5 vjetësh.

Ndërsa, Foti Doda është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Për kryerjen e dy veprave të mësipërme, ai ka marrë një dënim të vetëm prej 1 viti burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar i është ulur në 8 muaj burgim. Gjithsesi, atij i është pezulluar ekzekutimi i vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Foti Doda në provë për një periudhë kohe prej 16 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani, teksa kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ngjarja:

Sofia Doda dhe Foti Doda, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.

Arjel Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar me të pandehurin Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12 mijë eurosh, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit.

Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, iu ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6 mijë euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6 mijë euro.

Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, subjekti “Foti Doda”, është proceduar me masë administrative “prishje e objektit”.

Në muajin mars të vitit 2020, i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, dhe pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro.

Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.  Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

Julian Preni, rezulton se prej Janarit 2016, është transferuar si Inspektor i Inspektimit në Terren, detyrë të cilën e ka kryer deri më 1 korrik 2019, kur rezulton se është komanduar edhe në detyrën e Përgjegjësit të IKMT, Sektori Sarandë. Këtë detyrë, ai e ka kryer deri më datë 21.5.2020. Sipas Prokurorisë, pavarësisht nga koha e kryerjes së ndërtimeve të cilat ka në proces legalizimi i pandehuri Julian Preni, ato ndërtime, si pa leje, duhet të ishin prishur nga i pandehuri, duke qënë se ka qënë në detyrë për inspektimin e territorit, e aq më tepër si Përgjegjës i komanduar i IKMT, Dega Sarandë.

Por “Boldnews.al” ka zbuluar se inspektori Julian Preni posedon të ardhura të majme pasi zotëron në pronësi një hotel në Kavajë.

Megjithëse inspektori duhet të ishte në luftë me ndërtimet pa leje që ‘lulëzojnë’ si kërpudhat në të gjithë zonën bregdetare Julian Preni mbyllte sytë përballë ‘korrupsionit’ të pretenduar sipas organit të akuzës.

Paradoksale është fakti që vetë Julian Preni ka në pronësi edhe një ndërtim pa leje në Sarandë. Duke iu referuar dokumentit më poshtë, Festim Bashllari, pronar tokash në Ksamil, e ka paditur për “pushim cënimi” pikërisht atë që ishte inspektor i IKMT në këtë zonë.

Etiketa: Arjel BalaniBurgdenimiFoti DodaGJKKOikmtJulian Prenindertime pa lejesarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
Para

EURO 2024/ Medon Berisha i thyen rekordin Mario Mitajt te Shqipëria

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com