• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kursi i euros e nis javën në rënie, arrin rekord të ri historik në 100.26 lekë

15:40 : 24/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 100.26 lekë, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit, ndërkohë që rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera e 100.27 lekëve, më datë 11 qershor.

Gjatë fundjavës, megjithatë, kursi i këmbimit ka rënë në nivele edhe më të ulëta. Disa pika të këmbimit valutor, duke përfshirë subjektin më të madh, Iliria ’98, e kanë tregtuar euron me 99.6 lekë në blerje dhe 100.4 lekë në shitje. Në mesatare, ky kurs do të rezultonte në nivelin e 100 lekëve, duke regjistruar një rekord të ri faktik të kursit të këmbimit.

Megjithatë, duke qenë se Banka e Shqipërisë nuk e llogarit dhe publikon kursin e këmbimit gjatë fundjavës (kur banka qendrore dhe subjektet kryesore raportuese, bankat tregtare, janë pushim), zyrtarisht kursi më i ulët mesatar është i regjistruar ditën e sotme, prej 100.26 lekësh.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këtë verë, ashtu siç parashikohej, kursi i euros po përballet me presione reja rënëse, për shkak të flukseve të larta valutore hyrëse të sezonit turistik. Kursi mesatar i këmbimit nuk ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve vetëm falë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që gjatë muajve maj dhe qershor ka kryer disa herë blerje të drejtpërdrejta të euros në tregun valutor.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ka tërhequr një pjesë të valutës nga tregu, duke frenuar rënien e mëtejshme të monedhës europiane, por paralelisht ka dhënë edhe një efekt piskologjik, duke përcjellë mesazhin se banka qendrore nuk dëshiron të lejojë rënien e kursit poshtë kufirit të 100 lekëve.

Në kushtet e inflacionit të ulët, poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë mund ta justifikojë këtë ndërhyrje në funksion të objektivit të saj kryesor, të stabilitetit të çmimeve. Një forcim i mëtejshëm i lekut do të ulte edhe më shumë çmimin e produkteve të importuara dhe do të forconte më tej trysninë dizinflacioniste në ekonomi.

Forcimi i lekut ka ndikuar ndjeshëm në uljen e inflacionit në ekonominë shqiptare, ndërsa ka ndihmuar ruajtjen e aftësisë paguese të huamarrësve me të ardhura në lekë dhe kredi në valutë. Por, nga ana tjetër, rënia e kursit në këto nivele ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve në ekonomi, veçanërisht fasonerinë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente në tremujorin e parë të vitit arriti vlerën e 371 milionë eurove, në rritje me 190% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në zhvlerësimin e lekut gjatë tremujorit të parë të vitit, kur kursi i këmbimit ngeli në nivele relativisht të qëndrueshme. Ndërkohë, tremujori i dytë është shoqëruar me një tjetër cikël rënës, i nxitur nga shtimi i flukseve valutore hyrëse në ekonomi./Montor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
BOTA

KE-ja i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron

13:54 : 04/06/2025
Lajmet e Dites

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:59 : 04/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 Qershor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

10:46 : 01/06/2025
Para

Dridhen supersticiozët, 24 qershori, datë e mallkuar për Italinë

TË GJITHA

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com