Nga Boldnews.al
Ministria e Financave numëron 224 kontrata koncesionare aktive deri në fund të vitit 2023, me një faturë miliarda euro që buxheti i shtetit u dorëzon kompanive private.
Numri më i madh i tyre ka si Autoritet Kontraktues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 208 kontrata koncesionare/PPP.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është Autoritet Kontraktues në 4 kontrata koncesionare në fushën e shëndetësisë, ndërsa 12 të tjera janë shpërndarë në Ministritë e Bujqësisë, Turizmit, të asaj të Brendshme, si edhe në tre bashki (Tiranë, Kamës dhe Vorë).
“Boldnews.al” ka hartuar një “top listë” të kontratave koncesionare përsa i përket vlerës më të lartë të investimit. Në këtë listë, ka disa kontrata koncesionare, për të cilat pagesat nga Buxheti i Shtetit e tejkalon disa herë vlerën fillestare të investimit, për shkak të formulës së përzgjedhur “pay per use” (pagesë tarife shërbimi).
Ndër kontratat tipike që e tejkalojnë shumëfish vlerën e investimit janë koncesionari i landfillit të Sharrës dhe shërbimi i Sterlizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Për ta konkretizuar me një shembull tipik. Koncesioni i Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale ka vlerë investimi 1.5 miliardë lekë. Ndërkohë që, vetëm për vitin 2023, kompania koncesionare “Sani Service” është paguar nga buxheti i shtetit 1.75 miliardë lekë, pra më shumë se vetë vlera e investimit.
Më poshtë është pasaporta e 30 kontratave koncesionare me kosto investimi më të lartë:.
- Kontrata Koncesionare/PPP “Për projektimin financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Devoll Hydropower” sh.a
Vlera e Investimit: 590 milionë Euro
Data e fillimit të kontratës: 17 Mars 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontrata e koncesionit/partneritetit publik privat “Për dhënien me Koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Vlora International Airport” sh.p.k
Vlera e Investimit: 104.3 milionë Euro
Data e fillimit të kontratës: 2021
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vite
- Kontrata Koncesionare/PPP “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Gjoka 87 sh.p.k”
Vlera e Investimit: 26.5 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 11 Korrik 2018
Kohëzgjatja e kontratës: 13 vjet
- Kontrata Koncesionare/PPP “Për projektimin, financimin, ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Hidrocentralit Ashta”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Energji Ashta” sh.p.k
Vlera e Investimit: 19,5 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 22 Tetor 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontrata e koncesionit/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Milot Balldren”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: Bardh Konstruksion sh.p.k
Vlera e Investimit: 17.7 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 27.03.2019
Kohëzgjatja e kontratës: 13 vjet
- Kontrata Koncesionare/PPP “Për Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitim i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimin e Energjisё Elektrike”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Autoritet i Përfshirë: Bashkia e Tiranës dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore Qarku Tiranë
Subjekti privat: “Integrated Energy BV SPV”
Vlera e Investimit: 17,1 miliardë Lekë
Data e fillimit të kontratës: 31 Gusht 2017
Kohëzgjatja e kontratës: 30 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtim, operim, transferim e Hidrocentraleve Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fanit, Fangu”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Ayen As Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 16.3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 02 Maj 2011
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
– Kontratë Koncesioni/PPP “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Subjekti privat: SICPA Security Solutions Albania sh.p.k
Vlera e Investimit: 10 milionë Euro
Data e fillimit të kontratës: 24 Shkurt 2011
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet
(Me Urdhrin nr. 28 datë 27.02.2024 të Ministrit të Financave “Për ngritjen e grupit të punës për menaxhimin e periudhës dalëse së kontratës së koncesionit të funksionimit të sistemit të pullave fiskale dhe marrjen e masave për transferimin e këtij shërbimi te shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” sh.a” kanë vijuar veprimet procedurale për përmbylljen e kontratës koncesionare).
- Kontrata Koncesionare/PPP “Ndërtimi, vënia në punë, operimi dhe mirëmbajtja e Aeroportit ‘Nënë Tereza”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Subjekti privat: “Tirana International Airport” sh.p.k
Vlera e Investimit: 9.1 miliardë Lekë
Data e fillimit të kontratës: 23 Prill 2005
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vite
- Kontrata e koncesionit/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i Jahteve- By Pass Orikum Dukat (Ura e Shën Elizës)”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Rruga Orikum-Llogara” sh.p.k
Vlera e Investimit: 5.81 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 18.07.2019
Kohëzgjatja e kontratës: 13 vjet
- Kontrata Koncesionare/PPP “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Albania Highway Concession Company”
Vlera e Investimit: 5.3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 09 Mars 2017
Kohëzgjatja e kontratës: 30 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi, operimi dhe transferimi i hidrocentralit Lumi Zalli i Okshtunit”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “DITEKO” sh.p.k
Vlera e Investimit: 4.4 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 03 Qershor 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontrata Koncesionare/PPP “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Subjekti privat: “Integrated Technology Waste Treatment Fier” Sh.p.k
Vlera e Investimit: 3.72 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 30 Nёntor 2016
Kohëzgjatja e kontratës: 6 vjet
- Kontrata Koncesionare/PPP “Pёr Ndërtimin dhe Administrimin e Impiantit tё Pёrpunimit tё Mbetjeve Urbane të Qarkut tё Elbasanit”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (zbatues Bashkia Elbasan).
Subjekti privat: “AlbTek Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 16 dhjetor 2014
Kohëzgjatja e kontratës: 7 vjet
- Kontrata Koncesionare/PPP “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në RSH”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Subjekti privat: “S2 Albania” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.83 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: Nënshkruar 10 prilli 2013, fillimi i operimeve më datë 07.09.2015, kontrata e rinegociuar më 28 Prill 2015, kontrata e rinegociuar në 2021
Kohëzgjatja e kontratës: 15 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë – Loti 1”
Autoriteti Kontraktues: Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Subjekti privat: “Z.M.A” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.8 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 17 Shtator 2018
Kohëzgjatja e kontratës: 7 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Për Rehabilitimin, Operimin dhe Transferimin e Infrastrukturës Hekurudhore Fier-Ballsh, Fier Vlorë”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “ALBRAIL” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.4 miliard Lek
Data e fillimit të kontratës:11 Prill 2017
Kohëzgjatja e kontratës: 25 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë – Loti 4”
Autoriteti Kontraktues: Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Subjekti privat: “Shoqëria Tirana 4” sh.p.k
Vlera e Investimit: 2.08 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 08 Shtator 2020
Kohëzgjatja e kontratës: 7 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi i hidrocentralit, operim dhe transferim i hidrocentralit Lengarica 1 dhe 2”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Lengarica & Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.9 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 17 Prill 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontratë koncesioni/PPP “Për dhënien me koncesion të sipërfaqes deri në 1000 ha, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë për kultivimin e ullirit”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Subjekti privat: “Agrotal-1” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.9 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 07 Janar 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 99 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e hidrocentralit Vlushë”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “HEC Vlushë” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1,7 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 19 Maj 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontratë koncesioni/PPP “Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentraleve Prellë 1 dhe Prellë 2”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Prell Energy” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.51 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës:4 Gusht 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të përsonalizuar të instrumenteve kirurgjikal, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Subjekti privat: “Sani Service” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.5 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 10 Dhjetor 2015
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Për dhënien me koncesion të aktivitetit të prodhimit të kripës në Nartë, Vlorë”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Subjekti privat: “Alb-Sale Vlora” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.4 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 15 Qershor 2009
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontrata Koncesionare/PPP “Për dhënien me konçesion/PPP të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit, dhe seleksionimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Kamëz”
Autoriteti Kontraktues: Bashkia Kamëz
Subjekti privat: “Eco Cleaning” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.35 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 12 Maj 2018
Kohëzgjatja e kontratës: 12 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Subjekti privat: “Labopharma” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1,31 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 10 Prill 2019
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet
- Kontratë koncesioni/PPP “Ndërtim, shfrytëzim dhe transferim të Hidrocentraleve Lura 1, 2 dhe 3”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Erdat Lura sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.3 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 09 Maj 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Ndërtimi, operimi dhe transferimi i hidrocentralit Sllabinjë”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Power Elektrik Slabinjë” sh.p.k
Vlera e Investimit : 1.29 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 11 Prill 2008
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Për ofrimin e shërbimit të hemodializës”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Subjekti privat: “Dia Vita” sh.p.k
Vlera e Investimit: 1.17 miliardë Lek
Data e fillimit të kontratës: 10 Shkurt 2016
Kohëzgjatja e kontratës: 10 vjet
- Kontratë Koncensioni /PPP “Për rehabilitimin, operimin, transferimin e aeroportit të Kukësit”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Subjekti privat: “Kukës International Airport” sh.p.k
Vlera e Investimit: 987,9 milionë Lek
Data e fillimit të kontratës: 20 Mars 2019
Kohëzgjatja e kontratës: 35 vjet
- Kontratë Koncesioni/PPP “Kontratën e Koncesionit, për ndërtimin e hidrocentralit “Sasaj”
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Subjekti privat: “Engro – Sas” sh.p.k
Vlera e Investimit: 9. 4 milionë Dollarë (940 milionë lekë)
Data e fillimit të kontratës: 18 Shtator 2004
Kohëzgjatja e kontratës: 30 vjet