• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debate në gjyqin e Apelit, avokatja e Belerit kërkon përjashtimin e gjyqtares: Je e njëanshme!

11:25 : 14/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ka nisur me debate seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, kanë ankimuar dënimin e marrë nga GJKKO për krime zgjedhore.

Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara. Avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka, me pretendimin se nuk është caktuar me short, por manualisht.

Gjitashtu, avokatja pretendon dhe se Daniela Shirka është e njëanshme, duke kërkuar përjashtimin e saj nga çështja e Belerit. Të njëjtin qëndrim si avokatja e Belerit, e ka mbajtur edhe avokati i Pandeli Kokoveshit, i cili po ashtu kërkoi përjashtimin.

Ndërkohë, gjyqtarja Daniela Shirka ka mohuar pretendimet e avokates duke thënë se caktimi i trupës gjykuese është bërë me short elektronik.

Pjesë nga debatet:

Lexo edhe:

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

Avokatët e Erion Veliajt: U shkel parimi i sekretit hetimor! SPAK po e shndërron në gjyq publik

Gjyzari-Shirkës: Ju nuk jeni caktuar me short, por jeni caktuar manualisht. Nuk jeni caktuar me short për gjykimin e kësaj çështje.

Gjyzari-Shirkës: Në asnjë rast nuk jeni caktuar me short, në 3 raste të gjykuara për Belerin. Nuk plotësoni kushtet për të qenë gjyqtare e caktuar me ligj për këtë çështje.

Shirka-Gjyzarit: Ju relatuat shkaqet që nuk jeni dakord me këtë trup gjykues.

Gjyzari-Shirkës: Është e pavërtetë që ju jeni caktuar me short.

Gjyzari: Çështja e themelit nuk gjykohet nga gjyqtarët që gjykojnë çështje të veçanta.

Gjyzari: Ju jeni e njeanshme dhe ne do paraqesim kërkesë për përjashtimin tuaj.

Gjyzari: Gjykata caktohet me short.

Shirka: Ju keni të drejtën tuaj të parashtroni të gjitha kërkesat për përjashtimin e trupit gjykues. Në vazhdim, ju kërkoni të paraqisni kërkesën tuaj me shkrim.

Gjyzari: Po, do e paraqesim me shkrim.

Shirka: Vetë i pandehuri është dakord?

Beleri: Po

Avokati i Kokaveshit: Mbajmë të njëjtin qëndrim, kërkojmë dhe ne përjashtimin tuaj.

Adnan Xholi, prokuror i SPAK: Kjo lloj kërkese nuk e pezullon vazhdimin e procesit gjyqësor. Të vazhdojë seanca.

Daniela Shirka: Gjykata vlerëson se nuk ndodhet në kushtet për të ndërprerë seancën gjyqësore. Gjykata relaton në vijim, deklaron të hapur diskutimin.

Gjyzari: Mua nuk më lejohet ta paraqrs më vonë, përndryshe pranoj pasojat e aktit.

E pranishme në sallën e seancës gjyqësore është edhe ambasadorja greke në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Veç si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, është dënuar me dy vite burgim nga GJKKO, ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg që i janë konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjatë çdo seance, Fredi Beleri e ka konsideruar arrestimin dhe dënimin e tij si politik, teksa ka akuzuar Prokurorinë se ka sajuar faktet dhe provat kundër tij.

Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, pasi më herët një banor i Himarës, Arsen Rama i ishte ofruar Policisë të rregjistronte bisedat dhe veprimet me të, për blerje të votave në favor të tij. Sipas Prokurorisë, Ramës i janë dhënë shuma monetare prej 5 mijë lekësh për 8 persona, emrat e të cilëve ishin në një listë që ai ia kishte dorëzuar Belerit. Vetë Rama do të përfitonte një shpërblim prej 300 eurosh. Paratë për personat që do duhej të votonin në emër të zotit Beleri janë dhënë nga bashkëpunëtori i këtij të fundit, Pandeli Kokaveshi.

Burgosja e Belerit u parapri nga sulme të forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe më vonë SPAK dhe GJKKO që e mbajtën në burg kandidatin e opozitës, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë. Fredi Beleri u bë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Etiketa: apelavokateDaniela ShkiradenimiFredi Beleriklodiana gjyzariperjashtimiseanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

Avokatët e Erion Veliajt: U shkel parimi i sekretit hetimor! SPAK po e shndërron në gjyq publik

12:17 : 29/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

11:40 : 25/07/2025
AKTUALITET

I dënuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën

15:53 : 22/07/2025
AKTUALITET

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

08:32 : 21/07/2025
Para

VIDEO/ Nis me tensione protesta e 12-të e opozitës kundër Veliajt, hiqet gardhi metalik

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari

13:56 : 05/08/2025

Zjarr në Gryksh të Peqinit, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre

13:56 : 05/08/2025

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

13:40 : 05/08/2025

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

13:24 : 05/08/2025

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

13:08 : 05/08/2025

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Vlorë

13:03 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com