• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi dorëzon në Kuvend pr.ligjin për forcimin e rolit të deputetit

11:19 : 03/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, ka deklaruar se kërkesat e deputetëve për informacion refuzohen dhe shtoi se kjo ul besueshmërinë e publikut ndaj istitucioneve. Sipas saj refuzimi është një sjellje antiligjore që pengon rolin kontrollues të Kuvendit.

Kryemadhi bëri me dije se ka depozituar në Kuvend Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Statusin e Deputetit”, që synon forcimin e rolit të deputetit dhe parlamentit në kontrollin e veprimtarisë së organeve publike.

“Kam depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Statusin e Deputetit”, që synon forcimin e rolit të deputetit dhe parlamentit në kontrollin e veprimtarisë së organeve publike.

Si deputete, vlerësoj se transparenca dhe e drejta e informimit janë thelbësore për ruajtjen e interesit publik dhe luftën kundër abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, fenomene që janë shqetësuese në administratën qëndrore dhe vendore.

Lexo edhe:

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Gjithashtu, organet e zbatimit të ligjit duhet të mbështeten me informacion të saktë për të hetuar dhe ndëshkuar keqmenaxhimin dhe veprimtarinë e paligjshme në administratë.

Deputetët e Kuvendit duhet të kenë një rol aktiv në këtë aspekt dhe ky projektligj do të jetë një shtysë për çdo deputet që të kryejë veprimtari edhe të pavarur në denoncimin aktiv dhe institucional të paligjshmërisë.

Jam nisur për këtë propozim ligjor edhe nga shqetësimet e shprehura nga shumë qytetarë, të cilët, edhe pse kanë nisur kërkesa dhe letra për t’u informuar nga organet publike, nuk kanë pasur akses në kohë apo të plotë në informacion.

Ky propozim për një rol më efektiv të Deputetit të Kuvendit është mbi të gjitha një shërbim për qytetarin, në mënyrë që deputetët të kenë të gjitha mundësitë për t’u interesuar për zgjedhësit, për të ndjekur problemet e tyre, për t’i mbrojtur qytetarët nga abuzivizmi i institucioneve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për ta.

Pavarësisht agendave të formacioneve politike, çdo deputet ka përgjegjësinë të përfaqësojë zgjedhësit dhe të sigurojë transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve publikë, në çdo rast kur kjo transparencë dhe llogaridhënie nuk realizohet.

Besoj në vitet e fundit kemi parë gjithnjë e më shumë zyrtarë publikë që pas fshehjes së informacionit dhe bunkerizimit brenda mureve te godinave qeveritare, synojnë të mbrohen nga përgjegjësia ligjore dhe publike për aktet korruptive dhe klienteliste të kryera.

Ndaj, Deputetët duhet të kenë akses të plotë në informacion për të mbrojtur interesin e shtetasve dhe Republikës tonë parlamentare.

Në të gjithë karrierën time politike, kauzat e tilla si llogaridhënia, transparenca dhe shërbimi ndaj qytetarëve kanë qenë shoqëruese.

Unë besoj fort se forcimi i statusit të deputetit dhe jetës parlamentare në tërësi, është fuqizim i qytetarit dhe garanci për  mbrojtjen e interesave të qytetarit të zakonshëm, të biznesit të zakonshëm, të Shqipërisë që i përket të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm atyre të lidhur me pushtetin.

Unë vet si deputete gjatë ushtrimit të kësaj të drejte të garantuar nga Satusi i Deputetit, kam hasur në refuzimin e organeve publike, si Bashkia Tiranë, e cila ka refuzuar çdo kërkesë zyrtare timen si deputete për të më dhënë informacion për inceneratorin e Tiranës.

Të tilla sjellje antiligjore e pengojnë rolin kontrollues të Kuvendit dhe faktimin në kohë të shkeljeve ligjore. Bllokimi i informacionit ul besimin e publikut tek veprimtaria parlamentare dhe prodhon pasoja serioze për interesin publik dhe financat publike.

Në shumë raste, mosdhënia e informacionit vjen nga drejtuesit e institucioneve, të cilët synim të vetëm kanë fshehjen e paligjshmërisë së tyre.

Projektligji  i propozuar sot, parashikon që në rast se drejtuesi i institucionit nuk jep informacion në mënyrë të përsëritur, procedura do të përfshijë pasoja administrative dhe penale ndaj drejtuesit të institucionit, si dhe do ngarkojë me veprime konkrete Kryetarin e Kuvendit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryeministrin, për të siguruar që kjo çështje të mos mbetet në vullnetin e lirë të strukturave.

Në projektligjin e paraqitur, janë qartësuar përgjegjësitë dhe pasojat për drejtuesit e institucioneve që shkelin ligjin. Kjo garanton një proces të rregullt ligjor për procedimin disiplinor të drejtuesit që ka shkelur ligjin.

Miratimi i kësaj nisme do të sjellë një administratë që respekton ligjin dhe që përgjigjet për çdo shkelje, duke forcuar rolin kontrollues të deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Besoj që projektligji do të gjejë mbështetje nga të gjithë deputetët e Kuvendit, pasi, në fund të ditës, nisma synon vetëm fuqizimin e secilit koleg deputet për të kryer sa më efektivisht punën në shërbim të qytetarëve që synojnë të përfaqësojnë.”- tha Kryemadhi.

Etiketa: kuvendMonika Kryemadhipl

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:19 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

08:36 : 05/06/2025
BOTA

VIDEO/ Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Kuvendit

19:31 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura

16:05 : 04/06/2025
Para

Kush e rrëmbeu Artur Carën? Publikohet shkresa: Të jep xhaxhi 1 mijë lekë, hajde më ndihmo

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com