• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Nacionalizmi i Ramës në funksion të projekteve të Vuçiç

19:42 : 18/05/2024
në BOLD BLOG

Nga Agim Nesho

Sa herë që ngrihen tonet nacionaliste në Ballkanin Perëndimor, i përfituari i madh është vetëm Vuçiç dhe nacionalistët e tij në Beograd. Ai po përpiqet me kohë të ‘mbrojë hapësirat serbe’ në Ballkan dhe të fitojë dicka për Serbinë, pas ‘padrejtësive’ që Perëndimi i ka bërë Serbisë në dekadat e fundit.

Tonet patriotike dhe retorika e ashpër e Ramës në Athinë, për nacionalistët serbë është ajo që ata duan. Një Ballkan që zien nga nacionalizmi është një Ballkan që do zgjidhje. Prandaj ata provokojnë në Bosnjë-Hercegovinë me Dodik të Republikës Srspka, provokojnë në Veriun e Kosovës dhe në mënyrë të vazhdueshme provokojnë në Malin e Zi për të rritur influencat e tyre. Duke rritur tonet nacionaliste në Greqi, Rama ju ngre topin për projektet e tyre gjeopolitike në rajon: – Së pari, patriotizmi i tij me Greqinë krijon një ftohje në marrëdhëniet midis vendeve dhe vonesë në njohjen e mundshme që Greqia mund ti bëjë Republikës së Kosovës. Njohja e Kosovës nga një shtet i rëndësishëm si Greqia do të thoshte që dhe katër shtetet e tjera Qipro, Rumani, Spanjë dhe Sllovaki do ta kishin më të lehtë të ndryshonin qëndrim. Sipas qarqeve diplomatike flitet se sa herë që Greqia ka dashur të avancojë pozicionin e saj ndaj Kosovës ka ndeshur në indiferencën dhe heshtjen e regjimit të Rilindjes.

Së dyti :- Projektet e Serbisë në Ballkan njohin vetëm regjimin e Tiranës si partner, një partner vasal që mund ti mundësojë Serbisë rritjen e dominimit serb në Ballkan dhe rikthimin e Serbisë së Madhe, me një kompromis që do të vinte nga mosnjohja e Kosovës ose ndarja e saj. Me rritjen e tensioneve me Greqinë, Rama hedh poshtë projektin e paqes dhe stabilitetit të përkrahur nga Kryeministri Kurti, i cili për të balancuar nacionalizmin serb punon për forcimin dhe funksionimin e një boshti tjetër të politikës së jashtme me vende demokratike si Greqia, Kroacia, Bullgaria për të ekuilibruar tendencat revizioniste të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Mbështetja për Ramën u duk qartë në deklaratën e nacionalistit pro-rus A. Vulin, i cili e quajti retorikën e Ramës përpjekje për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ky ishte dhe shërbimi i fundit i regjimit të Vuçiç për të forcuar dhe mbajtur Ramën si një lojtar të domosdoshëm për projektet e tyre, në kohën kur korrupsioni galopant dhe skandalet e shumta kanë shkatërruar në Shqipëri regjimin e Ramës.

Lexo edhe:

Liberal-Demokracia Europiane në gjunjë para Autokratëve ballkanikë

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

Në kushtet e një situate kritike gjeopolitike në Europë, e krijuar nga veprimet revizioniste dhe destabilizuese të Rusisë për të rritur influencat e saj në Europë, Perëndimi vazhdon të zbatojë politikën e tij të paqtimit (appeasement) për Serbinë për ta mbajtur atë afër BE-së. Perëndimi mbyll sytë kur sulmi terrorist në Banjska, i sponsorizuar nga shteti serb mbetet i pandëshkuar, madje e ‘qetëson’ Vuçiç me konjak në Francë; hesht kur Serbia mbetet i vetmi vend në Europë që nuk vendos sanksione ndaj Rusisë; bën sikur nuk kupton kur rrëmbehen në territorin sovran të Kosovës pjesëtarë të policisë shtetërore; hesht kur qeveria e re e Serbisë mbushet me miq të Putinit dhe Rusisë; kritikon qeverinë e Kosovës kur ajo kërkon të vendosë sistemin europian të euro-s por nuk thotë asgjë kur nënkryeministri i Serbisë bën thirrje për tu bashkuar me Global South, e cila ka si qëllim për të thyer rendin liberal botëror dhe të godasë dollarin si monedhë ndërkombëtare. Në të gjithë këto raste është gjetur Kosova si shteti që duhet të pranojë pa kushte pretendimet e nacionalistit Vuçiç. Kosova ndjehet e dobët se në krah të Serbisë dhe Vuçiç qëndron për interesa të pushtetit Rama.

Në situatën tepër delikate që po kalon Europa dhe prirjet për ta kthyer Ballkanin Perëndimor një fushë betejë të Perëndimit me Rusinë shoviniste, mbetet vetëm një veprim për tu bërë nga shqiptarët: Ndryshimi i regjimit autokratik të Tiranës, i cili disbalancon dhe relativizon çdo përpjekje, qëndrim apo veprim që vjen nga Kosova. Çështja e rivendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe ndryshimi i elitës qeverisëse duhet bërë edhe për një arsye madhore:  – Interesat e kombit Shqiptar.

Largimi i Ramës nga pushteti prish projektin për të ashtuquajturin stabilitet ballkanik dhe dobëson politikat nacionaliste të Vuçiç për rajonin e Ballkanit.

Etiketa: Agim NeshoAleksanadër VuçiçRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Liberal-Demokracia Europiane në gjunjë para Autokratëve ballkanikë

15:56 : 19/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Nesho: Më 4 korrik të rrethohet Kryeministria! Vetëm populli e rrëzon Ramën

21:52 : 02/07/2026
Para

Ambasadori i BE-së: Nuk jam në Shqipëri për të bërë rolin e “pajtuesit”

TË GJITHA

Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës

11:26 : 26/07/2026

Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

11:18 : 26/07/2026

E rëndë në Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)

11:03 : 26/07/2026

Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete

10:54 : 26/07/2026

Moska s’i ndal bombardimet, shpërthime dhe zjarre nga sulmi me raketa ruse në Kiev!

10:51 : 26/07/2026

Leje dhe tokë falas nga Edi Rama/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të Agim Zeqos në Korçë

10:39 : 26/07/2026

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş