• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa akuza Kumbaros për trenin e korrupsionit në Syrin e Kaltër, ministrja “kyç” gojën

20:55 : 16/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit një tjetër abuzim të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Bëhet fjalë për linjën e trenit të vendosur së fundmi brenda parkut të Syrit të Kaltër për transportin e turistëve. Zhupa i bëri ministres Kumbaro një sërë pyetjesh për të cilat nuk mori asnjë përgjigje.

Deputetja demokrate e pyeti Kumbaron se çfarë e lidh nënkryetarin e Bashkisë Sarandë, Elton Dauti, me këtë investim privat dhe a qëndron bashkëshortja e tij, Stela Qesari, aksionere e fshehtë e kompanisë që e ka fituar. Gjithashtu, Kumbaro u pyet dhe nëse a është bërë garë e hapur dhe me kritere dhe se si u zgjodh kompania.

Por ministrja refuzoi të përgjigjej dhe nuk e ngriti kokën teksa deputetja demokrate ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj saj, duke e konsideruar këtë investim dhe si “treni i korruspionit”.

Kujtojmë që shërbimi privat me tren në Syrin e Kaltër ka nisur vetëm këtë sezon. Kompania që e ofron është “Saranda Taxi” pas së cilës ka dyshime që fshihet nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Elton Dauti.

Lexo edhe:

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

Nuk dihet ende se si është organizuar procedura publike për licencimin e këtij shërbimi dhe përzgjedhjen e kompanisë ofruese.

Të ardhurat nga ky shërbim janë të shumta pasi çdo ditë në Syrin e Kaltër gjatë sezonit sidomos shkojnë mijëra turistë, të cilët i paguajnë kompanisë private rreth 5 euro për transport.

Deputetja Ina Zhupa paralajmëroi se ditët në vazhdim do të publikojë fakte dhe prova për këtë “tren korrupsioni” në Syrin e Kaltër.

Ina Zhupa: Do desha të përfitoja nga prezenca e zonjës Kumbaro, se pata fatin që erdhi, për t’i kërkuar një shpjegim nëse ka për publikun. Vjet kur kemi bërë interpelancën bashkë, një nga momentet ka qenë pikërisht Syri i Kaltër, ku ju me të drejtë dhe unë me të drejtë ramë dakord që kishit bërë një investim për të rregulluar rrugën e Syrit të Kaltër.

Sivjet keni vendosur një tren në Syrin e Kaltër. A mund t’u thoni shqiptarëve kur është hapur gara e këtij treni? Kush e ka fituar këtë tren? A është gruaja e nënkryetarit të bashkisë aksionere në këtë tren? A keni bërë një garë të hapur dhe me kritere? Si u përzgjodh kompania dhe të kuptojmë se çfarë përfitojmë ne nga treni klientelist që ju keni vendosur edhe në Syrin e Kaltër. Sqarojauni shqiptarëve, a po punoni për turizmin apo po punoni për të mbushur xhepat e zyrtarëve tuaj që nesër t’i keni gati për vota në Qarkun e Gjirokastrës, Vlorës apo kudo nëse do të vërë ende gjëkundi kryeministri Edi Rama.

Kjo është një pyetje e drejtpërdrejtë, uroj që të ktheni përgjigje, ndaj po flet edhe në celular që të marrësh vesh më shumë për trenin e Syrit të Kaltër që për mua është një tren korrupsioni, të cilët me fakte dhe me prova do t’i publikojmë në vazhdim. Por, unë pres përgjigjen tuaj sot se si e keni përzgjedhur dhe kujt i takon ai tren në zonën turistike dhe a do të jetë ky modeli që do të shfrytëzoni të gjitha zonat turistike për të bërë qoka tek klientët, tek pushtetarët, tek ata që iu bëjnë vota ju.

Etiketa: Bashkisë SarandëElton Dautiina zhupakompaniamirela kumbaronënkryetariSaranda TaxiStela Qesarisyri i kaltertreni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
Para

Vjedhjet me lote/ Berisha: Këtë shembull po e ndjek dhe Dumani me tenderin e dixhitalizimit

TË GJITHA

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

15:56 : 10/10/2025

GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë dërgohet në arrest shtëpie

15:45 : 10/10/2025

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

15:35 : 10/10/2025

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com