Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Burime bëjnë me dije se ajo është paraqitur me fletë-thirrje nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficerët e BKH-së si person që ka dijeni në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.
Prokurori Dritan Prençi ka në dorë çështjen e inceneratorit të Tiranës, ku hetimet po shkojnë drejt fundit. Balluku është paraqitur rreth orës 16:00 në SPAK dhe po jep sqarime në lidhje me atë çfarë ka dalë nga hetimet.
Fletë-thirrja për Belinda Ballukun në lidhje me aferën e inceneratorëve vjen pak kohë pas dëshmisë së dhënë në SPAK dhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Belinda Balluku është një ndër ministret më të akuzuara për korrupsion të qeverisë Rama, teksa disa muaj më parë në pranga me urdhër të SPAK përfundoi dhe krahu i saj i djathë, ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.
Faturë “fiktive” 2 mln euro për Zoton? Çfarë e rrezikon Ballukun në “aferën e Plehrave” (Dokumentat)