• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

QUINT dhe BE kritikojnë Kosovën për refuzimin e vizitës të patriarkut serb

14:10 : 14/05/2024
në RAJONI

Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar Kosovën për refuzimin e kërkesës për vizitë të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe të disa priftërinjve të tjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 13 maj arsyetoi vendimin për refuzimin e kërkesës për qëndrim në Kosovë të patriarkut serb. MPJD tha se vizita të tilla nuk do të lejohen derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi më 14 maj se është Kosova që ka shkelur Marrëveshjen për vizita zyrtare, të arritur në dialogun për normalizimin e raporteve, pasi sipas tij, vizita e Porfirijes ishte paralajmëruar te autoritetet e Kosovës, ashtu siç kërkohet me marrëveshje.

“Duke ia refuzuar hyrjen atij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizita zyrtare, por në mënyrë të ashpër e ka injoruar edhe rëndësinë që ka Kisha Ortodokse Serbe për një pjesë të qytetarëve të Kosovës dhe kjo shkon kundër parimeve themelore të një shoqërie shumetnike, tolerante dhe demokratike”, tha Stano.

Lexo edhe:

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

Ndërkaq, përmes një deklarate të përbashkët, ambasadat e shteteve të QUINT-it – Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shteteve e Bashkuara – dhe Zyra e BE-së në Kosovë shprehën shqetësim për refuzimin e vizitës së Porfirijes.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me nenet e Planit të Ahtisaarit, ku përcaktohen qartë të drejtat, privilegjet dhe imuniteti për klerin e Kishës Ortodokse Serbe dhe po ashtu nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës që dalin nga dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja”, u tha në reagim.

QUINT tha se pret që Qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut, si në kornizën e saj ligjore, por po ashtue dhe përmes veprimeve të saj.

“Ne vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje palëve që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente”, tha QUINT-i .

Një ditë më herët, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, që njëherësh është kryenegociator i Serbisë në dialogun me Kosovën, tha se Porfirije ishte nisur të hënën drejt Kosovës për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.

Ai tha se Zyra Ndërlidhëse e Beogradit, në përputhje me marrëveshjet dhe procedurat valide, e ka dërguar njoftimin për planet e vizitës në Pejë.

Gjatë një konference për media në Bruksel më 14 maj, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se në rundin e ri të dialogut, që mbahet më 15 maj, ndonëse ka një agjendë specifike, parasheh që të ngrihet edhe çështja e refuzimit të kërkesës për vizitë në Kosovë të kreut të Kishës Ortodokse serbe.

Ndryshe, në fillim të majit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ia kishte refuzuar kërkesën për vizitë edhe Petar Petkoviqit, duke mos dhënë arsye për një vendim të tillë.

Edhe më herët, Kosova ka refuzuar kërkesat e parashtruara nga Petkoviq për të zhvilluar vizita, duke thënë se refuzimi ishte për shkak të “deklaratave provokuese”.

Ndërkaq, në janar të këtij viti, Serbia ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai kishte planifikuar që të vizitonte komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë të banuara me shqiptarë.

Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./REL

Etiketa: BEkosoveQUINTserb

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

12:29 : 13/08/2025
BOTA

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

10:59 : 13/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
Para

VOA: Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE

TË GJITHA

Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës

17:22 : 14/08/2025
????????????????????????????????????

I gjetën një thikë në valixhe, arrestohet 39-vjeçari shqiptari në Siçili

17:20 : 14/08/2025

“Plani fundos njohjen e Palestinës”/ Izraeli do ndërtojë mbi 3 mijë banesa në Bregun Perëndimor

17:18 : 14/08/2025

Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

17:06 : 14/08/2025

Shqipëria U17 nuk u ndahet humbjeve, Italia shënon 6 gola në miqësoren e dytë

17:04 : 14/08/2025

Marvin Çuni: Te Sampdoria me ambicie të mëdha, Italia është shtëpia ime

16:55 : 14/08/2025

EMRI/ Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion

16:55 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com