• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Athinë/ Ky është Roan Brahimi, armiku i Vis Martinajt. Ja e shkuara e tij

09:02 : 10/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, RAJONI

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 32-vjeçari Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, një emër i njohur i botës së krimit në Qarkun e Lezhës, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz në rrugën “Messolongiou” të Athinës në Greqi.

Ai ndodhej në automjet së bashku me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo, 37-vjeçe, të cilët ndaluan automjetin për të marrë djalin e tyre, i cili po luante në një park.

Roan Brahimi

Sipas mediave greke, autorët ishin të maskuar dhe me një motor, teksa dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e viktimës. Ata po prisnin momentin që ai të ndalonte dhe iu afruan me motor duke hapur zjarr me breshëri. Roan Brahimi alias Sidorel Prendi mbeti i vdekur në vend, teksa e plagosur lehtë mbeti edhe bashkëshortja e tij.

Roan Brahimi dhe partnerja e tij raportohet se jetonin pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë dëshmitar okular ka qenë edhe fëmija i çiftit që po luante aty pranë.

“Vajza ime e vogël po luante me fëmijën e tij, dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse kishte ndodhur diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, tregoi një dëshmitare.

Lexo edhe:

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Erdhën për të marrë fëmijën e tyre që po luante”, tha një dëshmitar okular, duke shtuar se çifti ishte vetëm në makinë.

Ndërsa një tjetër: “Ishin si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”.

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, të ekzekutuar brenda automjetit të tij.

Skenat e panikut që pasuan vrasjen mizore përshkruhen nga një biznesmen, dyqani i të cilit ndodhet pak metra larg vendit të ekzekutimit. Sipas tij, fillimisht ka dëgjuar tre të shtëna dhe sapo ka dalë nga dyqani i tij për të parë se çfarë ka ndodhur ka parë një grua në gjendje shoku duke bërtitur “e hëngrëm”.

“Kam dëgjuar tre të shtëna. Në atë moment dëgjova në radio se lojtarët e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten ‘a filluan fishekzjarret tani?’ Unë dal në hyrje të dyqanit tim dhe shoh një grua që hap derën e makinës dhe bërtet ‘po e vranë, po e vranë’, diçka e tillë. Nuk e vura re nëse kishte gjak. Pas makinës, dhjetë metra më tutje ndodheshin dy fëmijë të mitur të cilët i larguan. Nuk e di nëse ishin fëmijët e viktimës. Mirëpo, e mora vesh që ishte në shesh”, shpjegon biznesmeni, ndërsa përmend se kur xhelatët po vrisnin 32-vjeçarin, në shesh kishte dhjetëra fëmijë.”, tha ai.

Mediat raportojnë se Roan Brahimi nuk jetonte në Greqi, por në Emiratet e Bashkuara Arabe, vend ku strehoen edhe shumë persozhe të tjerë të krimit, për t”iu shpëtuar prangave të Policisë dhe plumbave të rivalëve.

Ai kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Greqi, për të vizituar bashkëshorten Katerina Beqo dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi atentati. Ata kishion festuar Pashkën ortodokse së bashku.

Burime për mediat greke bëjnë me dije se ai kishte dhe një banesë tjetër në Athinë. Në Greqi, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi rezulton me skedë të pastër penalë ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.

Nisur nga këto detaje, lihen dyshimet se autorët kanë patur informacion të saktë për të se kur është futur në Greqi, ku dikush duket se e ka spinuar 32-vjeçarin.

Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes grupeve rivale në Shqipëri, teksa Roan Brahimi alias Sidorel Prendi njihej si një rival i grupit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

E shkuara e errët e Roan Brahimi alias Sidorel Prendi

Ai dyshohet si i përfshirë në dy atentatet që tronditën vendin në verën e vitit 2022. Më konkretisht atë të 17 korrikut 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, bashkë me dy shokët e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Po ashtu, dyshohet si i përfshirë edhe në atentatin e regjistruar ndaj krahut të djathtë të Ervis Martinajt, Ylli Brahimi alias Ylli Brahja, i cili mbeti i plagosur dhe u ekzekutua Klisman Preçi.

Për të dyja ngjarjet, ai ka qenë në kërkim, ku Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tij në fshatin Pllanë të Lezhës, por nuk u gjet në banesë si në atentatin e parë, po ashtu edhe në të dytin.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili u shoqërua në komisariat për të dhënë deklarimet e tij.  Gjovalin Prendi tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti, teksa mohoi që djali i tij të kisjhte probleme me Ylli Brahimin (Brahjan).

“Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorela Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai.

Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale.

Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie.” – ka deklaruar në atë kohë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit.

Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan.

Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.  Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.

Ndërkohë, në vitin 2021, Roan Brahimi u shpall në kërkim nga Policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Mbrëmjen e 13 nëntorit të atij viti, ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Gjithashtu, në dhjetor të vitit 2020, lokali në pronësi të Gjovalin Prendit, babai i Roan Brahimit alias Sidore Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa në vitin 2014, Roan Brahimit ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Etiketa: atentatiathineBrilant Martinajervis martinajKaterina BeqoRoan BrahimiSidorel PrendivrasjaYlli Brahimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

11:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

17:13 : 19/06/2025
RAJONI

Tmerr mbi qiellin e Athinës, kabina e avionit me 150 pasagjerë mbushet me tym pak pas nisjes

15:39 : 19/06/2025
AKTUALITET

Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq, si u dhunua brutalisht Sidorel Prendi nga Vis Martinaj dhe grupi i tij

22:23 : 18/06/2025
AKTUALITET

Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja e vrasjes së Et’hem Hënës në Korçë

21:17 : 16/06/2025
Para

Nustricionisti: Kujdes me qumështin e pasterizuar! Ja dëmet që i shkakton trupit tonë

TË GJITHA

Tenderat fiktivë në UBT, SPAK çon për gjykim 28 pedagogë dhe biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

11:14 : 28/06/2025

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

11:00 : 28/06/2025

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

10:50 : 28/06/2025

Po kujdesej për parcelën me kanabis, kapet në flagrancë 45-vjeçari në Lezhë

10:48 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com